Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kam çrregullime me jashtëqitjen

– Jam një vajzë 35 vjeçe dhe kam një shqetësim prej dy vjetësh tashmë. Unë kam shumë çrregullime me jashtëqitjen. Më shqetëson shumë fakti që kam gazra dhe kur dal jashtë, dal hollë, jo trashë. Fryhem shumë në bark, dua të shkoj në banjo dhe kam në seri gazra gjer në 3 minuta. Këtë gjë s’e kam patur kurrë më përpara. Ndonjëherë, nga gazrat e tepërta dal edhe gjak. Theksoj që jam duhapirëse, pi gjer në 10 cigare në ditë. Mund të më ndihmoni me ndonjë këshillë? Ju mirëpres.

Dr. Valdete Malaj, gastro-hepatologe: – E dashur 35 vjeçare, të gjitha shenjat që më përshkruani në letrën tuaj, më bëjnë të mendoj se kemi të bëjmë me një kolopati. Kolopatia mund të ketë shkaqe të ndryshme prandaj duhen bërë disa analiza e ekzaminime për të caktuar shkakun. Analizat që duhet të bëni janë: Feçe parazit, Feçe candita, Feçe gjak ocult dhe kolonoskopi. Në varësi të këtyre ekzaminimeve, përcaktohet diganoza dhe mjekimi. Megjithatë, duhet patur kujdes mbi mënyren e të ushqyerit dhe higjienës. Pra, siç e shikoni, duhet patjetër të bëni këto analiza që të shikojmë se çfarë jua shkakton dhe të vendosim mjekimin e duhur.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Nuk po i heq dot iriqët

Next Post

I kullon veshi

Advertisement