Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ja, kur jeni gati të martoheni!

Nuk ekziston një mënyrë e sigurt që të kuptoni se jeni gati të martoheni. Disave u duhen vite që të marrin një vendim, ndërsa disa të tjerë ndihen të sigurt pas disa muajsh lidhjeje. Megjithatë, nëse vrojtoni me kujdes lidhjen tuaj, do të vini re disa shenja të vogla që ju tregojnë nëse jeni gati të bëni hapin e madh. Shihni këtu disa prej këtyre shenjave dhe vërtetoni nëse ato vlejnë edhe për lidhjen tuaj…

 

  1. E mendoni të ardhmen me të

E keni të pamundur ta imagjinoni veten tuaj pa partnerin/en. Kur mendoni për të ardhmen, partneri/ja është pjesë e padiskutueshme e saj dhe kjo ju mbush me gëzim.

Advertisement

  1. Bëni plane afatgjata

Nuk e keni problem të bëni plane afatgjata me partnerin/en, si për shembull, të merrni një kredi për shtëpinë dhe nuk keni dyshime, por jeni të sigurt se mund t’i përballoni bashkë vështirësitë e jetës. Atëherë, mbase perspektiva e një martese gjendet më afër sesa mendoni.

  1. Besim i plotë

Keni kapërcyer frikërat e ankthet e fillimit dhe nuk keni më dyshime se cili është drejtimi që ka marrë lidhja juaj. Gjithashtu, nuk e pyesni veten nëse do të mund të gjenit dikë më të mirë. Nëse keni arritur në pikën kur i besoni plotësisht njëri-tjetrit, mbase jeni të gatshëm për hapin tjetër.

  1. Kompromis

Keni kohë që nuk besoni se martesa do të zgjidhë gjithë problemet që dalin në lidhjen tuaj. Përkundrazi, e keni kuptuar se që të dy duhet të përpiqeni të zgjidhni problemet që ju dalin dhe të gjeni një zgjidhje që do t’ju kënaqë. Kjo është një shenjë tjetër.

  1. Nuk ju bezdisin defektet

Fakti që keni shumë vjet bashkë, nuk përbën arsye për t’u martuar. Nëse nuk ju bezdisin më defektet e vogla, ëndrrat dhe zgjedhjet e partnerit tuaj, atëherë ka mundësi të jeni të gatshëm të përparoni drejt një stadi tjetër të lidhjes.

  1. Ndiheni mirë së bashku

Kur edhe aktivitetet e thjeshta si, të bëni pazar së bashku, të gatuani, apo të ndiqni serialin tuaj të preferuar në televizor, ju mbushin me kënaqësi, duhet të mendoni se ka ardhur momenti ta zyrtarizoni lidhjen tuaj.

  1. Bëni plane për të ardhmen

Ju pëlqen ideja e një dasme romantike, por e keni kuptuar tashmë se festa nuk zgjat gjithë jetën dhe ky mendim nuk ju bezdis. Me fjalë të tjera, jeni gati për t’u martuar dhe jo thjesht për të bërë ceremoninë e dasmës.

  1. Ndjeni siguri për ndjenjat e partnerit/es.

Jeni të sigurt për ndjenjat e partnerit/es suaj. Nuk ndjeni nevojën për të shfaqur vazhdimisht ndjenjat tuaja, as për të pritur nga partneri t’ua shfaqë ato pa pushim.

  1. Keni mbushur 25 vjeç

Jeni të paktën 25 vjeç. Shumë vetë mendojnë se, pasi keni mbushur të 25-tat, jeni mjaft të pjekur për të marrë vendimin që të martoheni.

  1. Doni të plotësoni nevojat e tjetrit/ës

E dini që jeni të gatshëm të bini në kompromis e të gjeni zgjidhje të pranueshme nga të dy. Nëse respektimi i dëshirës së partnerit tuaj ju vjen natyrshëm, kjo është një shenjë tjetër.

  1. Bën që të shfaqni tiparet tuaja më të mira

Nëse partneri, me sjelljen e tij, bën që ju të shfaqni tiparet tuaja më të mira, atëherë me siguri, ai është i duhuri për të kaluar jetën me të.

  1. Flisni për çështje financiare

Nëse mund të flisni hapur për çështje financiare dhe të tregoni të metat dhe dhuntitë tuaja, kjo është një provë që tregon se lidhja juaj ka bërë përpara.

  1. Nuk ju frikëson monogamia

Pranoni faktin se nuk bezdiseni nëse zgjoheni çdo mëngjes me të njëjtin person për pjesën e mbetur të jetës suaj. Në këtë rast, ideja e monogamisë nuk ju tremb më.

  1. Mendimi juaj i parë

Partneri është njeriu i parë që ju vjen në mendje kur mësoni ndonjë të re të rëndësishme, pavarësisht nëse është e mirë apo e keqe.

  1. Flisni për fëmijë

Më parë, ideja për të bërë fëmijë ju trembte, por tanimë, kjo temë bën pjesë shpesh në bisedat tuaja. Mbase keni marrë në shtëpi edhe ndonjë kafshë, për të parë si është ta rrisni së bashku. Kjo është një shenjë shumë e fuqishme.

  1. Tregoni interes për dasmën

Nëse keni filluar të shihni unazat e të tjerëve dhe t’i admironi, nëse ndaloni para dyqaneve me fustane nuseje, apo shfletoni revista dasme, atëherë me siguri keni arritur në pikën ku e mendoni seriozisht martesën.

  1. Në të mirë dhe në të keqe

Një çift i vërtetë qëndron bashkë edhe në situata të vështira. Nëse e keni parë partnerin në momentet e tij më të këqija, atëherë kur ishte i brishtë e i pafuqishëm dhe e kundërta, atëherë është krijuar një lidhje shumë e fortë mes jush dhe jeni gati të bëni hapin e madh.

  1. Mezi prisni

Nëse e keni kapërcyar stadin kur ndjenit kureshti për ish-in tuaj dhe nuk keni asnjë dëshirë të mendoni gjërat që kanë ndodhur në të kaluarën, kjo do të thotë se jeni të lumtur në lidhjen tuaj të re dhe mezi prisni të bëni një hap përpara.

  1. Numri i parë

Nëse telefoni i partnerit gjendet i pari në listën e telefonave të urgjencës, është pothuajse e vërtetë se i besoni atij aq sa të bëhet bashkëshorti juaj.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

NËSE JU PUSHTETARË NË PRISHTINË DHE NË TIRANË E HARRONI KOSOVËN LINDORE VV-ja NUK E  HARRON KURRË! Nga Fadil Shyti

Next Post

Gili: Mes nesh s’ka më xhelozi!

Advertisement