Zotin Erion Veliaj e gjeta në Kodrat e Liqenit Artificial i fshehur pas një pemë. Po fliste në telefon. Ju afrova:
– Zoti Veliaj, përshendëtje! Ç’po bëni këtu?
– Shhhh Kaso se po flas në telefon.
– Me kë?
– Një minutë Kaso sa të mbaroj dhe llafosemi.
– Mirë zoti Veliaj po pres.
– Ja mbarova: Ku e lamë Kaso?
– Te telefonata pra. Me cilin po flisni?
– Sapo fola me zotin Toni Bler.
– Ç’ju tha? Do na marrë prapë doganat për mbikqyrje?
Jo, jo këtë rradhë do i japim ndonjë gjë tjetër, se nuk na katranosi gjë me doganat. Ishte bërë pikë e vrer derëziu Toni
– Përse na ishte mërzitur Toni? Mos ishte mërzitur që ata anglezët e që mbikqyrnin doganat nuk realizuan planin?
– Jo mo Kaso, jo! Ku e ke mendjen ti, ku e ka mendjen Toni dhe unë. Lere lere se e ka gjetur belaja…
– Ç’i ka ndodhur pra?
– I kanë dalë llafe që ka shkuar me gruan e shokut.
– Aman për këtë është mërzitur ai…. Mërzitet burri i botës se shkoi me gruan e shokut.
– Po, pra, këtë i thashë edhe unë. Ne si parti madje këtë e kemi si kriter për të ecur përpara.
(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)