E dinim që nuk do të vononte shumë një klip i ri nga Eduard Sokoli. Jo më kot kengetari sharmant, zgjedh kohen dhe pikerisht stinen e pranveres per te sjelle nje klip te ri. Ai njihet si kengetari I tabanit muzikor shqiptar me kenge si “Jam shqiptari kuq e zi”, “Albulena” apo “Sofra tropojane” nuk heziton te sjelle edhe kenge si “Plas moj zemer” qe ka marre vleresim dhe mbeshtetje nga publiku, qe ne momentet e para te prezantimit. Eduardi, siç duket edhe në klipin e ri,te realizuar me aq mjeshteri nga “Max Production” nuk ka harruar te sjelle ngjyra, e cili historikisht ka vërtetur performancen e tij plot jete, para kamerave. Një detaj tjetër, është se kënga i përket zhanrit folk modern dhe ka si subjekt një dashuri te bukur, ku djali do me çdo kusht te fitoje zemren e vajzes. Me siguri kjo e fundit duhet të jetë një zgjedhje e tekstshkrueses se talentuar Rozana Radi dhe nje pershtatje e dy emrave te medhenj ne muziken shqiptare, Gramoz Kozeli dhe De Vox me vete kengetarin. Suksese, Eduard Sokoli!
Advertisement