Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

“Duaje jetën” Feliksin e braktis edhe Pilari

 

 Feliksi befasohet kur kupton se i ati është gati për të zbuluar të vërtetën në lidhje me të kaluarën e tij, ndaj përpiqet ta shmangë këtë çështje. Ai nis të flasë keq për Brunon, duke e akuzuar se e ka marrë Palomën nga apartamenti i saj i bukur, për ta çuar të jetojë në varfëri.

Pilari e mbështet të birin dhe nuk pranon të dëgjojë akuzat e ish-burrit të saj, por Sezari është i vendosur për ta zbuluar të vërtetën. Ai tregon se Feliksi e rrëmbeu Paulinën e porsalindur dhe e flaku atë në një kazan plehrash…

Advertisement

 

Feliksi pranon se e ka rrëmbyer ai Paulinën

Në fillim, Paloma nuk arrin dot ta besojë se i vëllai është i aftë të bëjë një mizori të tillë. Feliksi hiqet i habitur dhe i zemëruar duke thënë se nuk e kupton se për çfarë është duke folur i ati, por shumë shpejt nis të dalë në shesh e vërteta, se si Brunoja e ka gjetur rastësisht beben, ndërkohë që po shkonte në shtëpi për të përgatitur funeralin e së shoqes dhe të birit. Feliksi vazhdon të këmbëngulë se e gjitha kjo është një gënjeshëtr, ndaj Brunoja sjell si dëshmitare Marsian. Kjo e fundit, tashmë e frikësuar kur gjendet përballë Pilarit e Sezarit që në të kaluarën e kanë futur në burg, mohon ta ketë parë Feliksin natën kur lindi Paulina.

Nga ana tjetër, pastori, që dikur ka qenë pronar i barit e pohon se ka qenë Feliksi ai që ka ardhur atë natë dhe ka pyetur për Palomën. Versionet e pastorit dhe të Marsias nuk përputhen dhe Feliksi vazhdon të shpresojë se do t’i shpërtojë së vërtetës, por Sezari ka një provë të fortë në dorë. Ai tregon copën me të cilën ka qenë mbështjellë Paulina dhe thotë se sipas analizave të bëra nga policia, shenjat e gishatve të gjetura në të, janë të Feliksit.

Feliski e humb durimin dhe rrëfen para të gjithëve se ai vërtet e vodhi fëmijën sepse ajo do të përbënte një rrezik për trashëgiminë, se ai gjithmonë e ka urryer Palomën për arsye se ajo ishte e preferuara e të atit.

Paloma, e tërbuar nga fjalët e tij të fundit, sulet ta qëllojë, duke i thënë se për fajin e tij ka humbur vitet e fëmijërisë së së bijës dhe një pjesë të shpirtit të saj…

 

Pilari përzë Feliksin nga shtëpia

Pilari i kërkon Feliksit që të mbledhë bordin drejtues të spitalit dhe të japë dorëheqjen si president. Atij nuk i mbetet zgjidhje tjetër veçse të pranojë, duke qenë se ka qenë pikërisht e ëma që ia ka dhënë atë post.

Atilio i tregon Feliksit rezultatet e auditimit të periudhës së presidencës së Sezarit, që tregojnë se shumë para kanë kaluar në llogarinë e Alinës, por tashmë Feliksi nuk mund të bëjë asgjë për këtë.

Në mbledhjen e bordit, Feliksi jep dorëheqjen dhe Pilari propozon që si president të rikthehet Sezari. Sikur të mos mjaftonte kjo, Pilari e përzë Feliksin nga shtëpia dhe i kërkon të mos kthehet kurrë më. Feliksi dëshpërohet, tani… (Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

“Bidaai” Vasundra ia merr Kushin Ragnit

Next Post

Djemte kerkojne vajza...

Advertisement