Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Dervishi: Kush po e dëmton Partizanin…

Për momentin, ai është njeriu më i rëndësishëm te Partizani, pas presidentit Demi. Drejtori i “demave”, Dritan Dervishi, ka marrë përsipër ndryshimet rrënjësore te të kuqtë; nga merkatoja, te profesionalizimi në stol! Me një përvojë të madhe edhe në Itali, por jo vetëm, pasi ka bërë edhe rolin e skautit (zbuluesit të talenteve) pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, Dritani po përballet me një sfidë të re, që nuk është e lehtë, për të, pasi tanimë është përfshirë në mekanizmat “alla shqiptarçe”. Partizani i tij jep performanca të mira, por ka ngecur në rezultate, më i fundit nga të cilët ishte eliminimi nga Laçi në Kupën e Republikës. Ndeshja e ardhshme me Kukësin do të jetë vendimtare edhe për fatin e tij dhe të trajnerit italian Andrea Agostineli. Në një rrëfim për gazetën “Intervista”, drejtori tregon për erën e re që kërkon të fusë në klub dhe për barrierat që kërkojnë ta devijojnë…

 

Eraldo Harlicaj: – Përshëndetje Dervishi. Ndiheni i zhgënjyer për eliminimin nga Kupa?

Advertisement

Dritan Dervishi: – Përshëndetje. Sigurisht që jemi të zhgënjyer, pasi nuk e meritonim. Më vjen keq, pasi djemtë bënë një ndeshje shumë të mirë dhe dhanë maksimumin. E përjetoi keq trajneri dhe të gjithë tifozët. Ne bëmë maksimumin, por na penguan…

– Për çfarë e keni fjalën?

– Ne si klub dhe unë personalisht nuk merrem me arbitra, pasi e kam parim, por na u mohua një gol shumë i dyshimtë dhe një penallti në zonë, nuk u dha. Nuk mund të vazhdohet kështu! Në ndeshjen me Flamurtarin na u mohua një gol, kurse tani një gol dhe një penallti… kaq është futbolli! Këto po ndodhin në çdo takim dhe unë nuk e kuptoj. Shpresoj të mos jenë tendencioze.

– A jeni shprehur kundër gjyqtarëve apo ankuar në FSHF?

– Ne si klub kemi parimin që të ecim vetëm me këmbët tona. Ne mendojmë për punën dhe kundërshtarin e radhës, nuk mendojmë se do të kemi dy kundërshtarë në fushë: Ekipin mik dhe arbitrin!

– Por, sa po ju penalizojnë këto vendime?

– Shumë po na penalizojnë, pasi tani do të ishim në gjysmëfinalen e Kupës së Republikës dhe do të kishim 2 pikë më shumë në tabelën e klasifikimit. Megjithatë, të shohim përpara.

– Ju keni marë përsipër merkaton e Partizanit. Jeni i kënaqur nga afrimet?

– Jam shumë i kënaqur. Në merkato kemi arritur të gjitha objektivat tona. Kemi afruar lojtarë të rinj me perspektivë, siç janë Dajsinani, Fili, Atanda, Ramadani etj. Kemi afruar lojtarë niveli si Torasa, Haberkorn, Felipe. Janë afruar lojtarë të rëndësishëm për Superligën dhe jemi brenda politikave të klubit.

– Cilat janë politikat e Partizanit?

– Presidenti Demi kërkon që përveçse të mendojmë për fitimin e kampionatit, të ndërtojmë edhe një projekt afatgjatë. Prandaj janë afruar lojtarë të perspektivës.

– A e rrisin presionin në ekip rezultatet e munguara?

– Të jemi të sinqertë, e rrisin, pasi ne jemi Partizani dhe kemi detyrim të fitojmë në çdo takim dhe të luftojmë në çdo kompeticion.

– A ndiheni i rrezikuar edhe për pozicionin tuaj?

– Presidenti Demi na e jep mundësinë që të punojmë të qetë, si mua e trajnerit, ashtu edhe lojtarëve. Kjo është një gjë e mirë për skuadrën. Jemi me fat në këtë aspekt, por gjithsesi takimin me Kukësin duhet ta fitojmë me çdo kusht. Duhet të kthehemi te fitorja për tifozët tanë.

 

– Distanca me Skënderbeun ka shkuar në 4 pikë. Mendoni se do të arrini objektivin tuaj madhor, fitimin e titullit?

– Kampionati ka surpriza e këto nuk janë shumë pikë, pasi kemi 2 ndeshje direkte me korçarët dhe në dy ndeshje janë në lojë 6 pikë. Ka shumë takime deri në fund dhe gjithçka është e mundur.

– Në fund, Partizani del me titull?

– Shpresojmë, por nuk di ta them me siguri. Ne do të mundohemi deri në fund për diçka të tillë. Kampionati shqiptar është i vështirë dhe ka konkurrencë. Skënderbeu është një ekip me mjaft përvojë dhe ka elemente cilësore. Por, ne jemi për të thënë fjalën tonë në këtë sezon!

– Një parashikim me Kukësin?

– Nuk më pëlqen të bëj parashikime, por besoj se do të fitojmë!

 

Dervishi dhe Shqipëria

– Si e shihni kampionatin tonë, pasi keni jetuar dhe punuar gjatë në Itali?

– Mendoj se është rritur shumë në cilësi këto vitet e fundit. Duhet të punojmë më shumë për ta çuar akoma më përpara.

– Krahasuar me Italinë?

– Në Itali luajnë miliona dhe miliarda për futbollin. Nuk pretendohet që të konkurrojmë me to. Ka shumë faktorë që ndikojnë, nga terrenet te kultura e futbollit.

– Është folur shumë për deklaratën e Agostinelit: “Në Shqipëri ka pak profesionalizëm”. Jeni dakord me këtë deklaratë?

– Ne i kemi vendosur gjobë Agostinelit pikërisht për këtë punë. Mendoj se ka bërë gabim që e ka shprehur. Ne po punojmë që të ngremë nivelin të gjithë bashkë, por nga ana tjetër duhet të jemi me këmbë në tokë, pasi nuk mund të pretendojmë që të jemi në të njëjtin nivel si në Serinë A të Italisë.

– Sa jeni përshtatur?

– Nuk e kam pasur të vështirë, pasi këtu jam në vendin tim.

– Lojtarët më të mirë në Superligë?

– Futbollistët e Partizanit.

– Trajneri?

– Agostineli.

– Tifozët?

– E Partizanit.

– Sa objektiv ishit?

– (Qesh) 100 për qind.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Sëmundjet që përhapen me anë të mushkonjave

Next Post

Einxhel: Tani s’më çudit më asgjë!

Advertisement