Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

“Bidaai” Vasundra ia merr Kushin Ragnit

 

Koshalia përpiqet ta bindë Prakashin që të shkojë në shtëpinë Raxhvanxh dhe ta ndihmojë Alekun të kuptojë se tashmë ka krijuar një familje dhe se duhet ta pranojë atë. Sakshi përpiqet ta provokojë Alekun kundër Anmolit dhe Ragnit, por ndërsa Sakshi flet keq për Ragnin, Aleku i bërtet dhe i kërkon të ikë. Sakshi nuk e lejon Kushin të shkojë në dhomën e Alekut. Kushi dhe Aleku ndiejnë mall për njëri-tjetrin, por Aleku vazhdon të mos i flasë, duke i mbajtur inat për faktin që ajo e gënjeu. Nga ana tjetër, Aleku bëhet xheloz ndërsa sheh Anmolin, duke luajtur i lumtur me Kushin dhe me Tamanën. Ragni e siguron Kushin se Aleku do ta falë shumë shpejt. Malti nis të dyshojë se është shtatzënë dhe shkon në spital për të bërë analizat, por atje do të përballet me Sakshin…

 

Advertisement

Sakshi e sëmur qëllimisht Kushin

Ragni e Guni përgatisin mëngjesin dhe gjatë kësaj kohe, Sakshi mëson se Kushi është alergjike, ndaj nuk humbet kohë dhe hedh pikërisht përbërësin alergjik në ushqimin e saj. Kushi fillon të hajë, por i nisin problemet me frymëmarrjen. Të gjithë shqetësohen nga kjo situatë dhe Sakshi nis të justifikohet, për të dalë e pafajshme. Ajo shkon t’i çojë ushqimin Alekut, por ai i bërtet sërish. Sakshi provokon Alekun kundër Kushit dhe e këshillon atë të mos i flasë më së bijës. Ragni, Kushi, Tamana dhe Anmoli bëjnë shaka me njëri-tjetrin, ndërkohë që Sakshi përpiqet të gjejë një mënyrë se si të shkojë për ta takuar Tarunin në burg. Kushi shkon në dhomën e Alekut, por ai nis t’i bërtasë, duke e mërzitur shumë vajzën. Ragni mundohet ta ngushëllojë. Prakashi e këshillon Alekun ta dojë Kushin, po aq shumë sa ka dashur Sadnën…

Prakashi bisedon me Ragnin e shqetësuar për të gjitha ngjarjet e fundit dhe e siguron atë se do të ketë gjithmonë mbështetjen e tij. Sakshi e bind Vasundrën që të shkojë ajo t’i marrë vajzat nga shkolla, ndërkohë që në të vërtetë, shkon të takojë Tarunin në burg. Taruni lumturohet kur sheh se Sakshi nuk e ka kuptuar qëllimin e tij të vërtetë dhe përballë saj, hiqet sikur është shumë i trishtuar. Ragni kalon nga shkolla e vajzave dhe shikon se ato janë të vetmet që kanë mbetur para portës sepse Sakshi nuk ka ardhur t’i marrë. Kështu, ajo i merr vajzat dhe shkon në shtëpi e zemëruar me papërgjegjshmërinë e Sakshit. Kjo e fundit, kur shkon në shkollë, nuk i gjen vajzat, por në vend që të tregojë të vërtetën, e nxit Vasundrën kundër Ragnit, duke i thënë asaj se Ragni i ka marrë vajzat, që të mos i merrte ajo. Ragni i tregon Vasundrës të vërtetën për Sakshin, por Vasundra nuk i beson dhe e urdhëron atë t’i qëndrojë larg Kushit. Ajo  i thotë Sakshit se tashmë, Kushi është vetëm përgjegjësia e saj. Sakshi lumturohet që edhe një herë tjetër doli e fituar.

 

Aleku vazhdon të jetë në një gjendje shumë të rëndë emocionale ndërsa mendon për të bijën. Kjo e fundit është tashmë e detyruar të flejë në një dhomë me Sakshin, e cila e frikëson, duke i folur në lidhje me shpirtrat. Ragni këndon një ninullë për Tamanën, e përlotur, ndërsa mendon…

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Erion Veliaj: E vërteta e rritjes së taksës së karrikeve!

Next Post

“Duaje jetën” Feliksin e braktis edhe Pilari

Advertisement