Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Akoma me ty…

Sa vështirë është të shohësh se si lulëzon natyra, si lindin dashuri të reja, përderisa dashuria jonë është fikur, as lotet e derdhura e as fjalet e sinqerta plot ndjenja nuk sollen realizimin e dashurisë sone. Ne ty derdha peshen e dashurise, peshën e varferisë së fatit e cila na ndau dhe shtoi mallin e syve qe te kerkojnë cdoherë të perlotur, por ti je e strehuar ne zemren time nga e cila nuk do te dalesh kurre. Dashurija per ty shtrihet ne pafundesi. Ti ike, toka per ty u zhduk, mirëpo edhe lumturia ime mbeti vetem hija e dashurise. C’te bej tani kur jam mesuar ne praninë tende, qe perhere me behet sikur te mos jetoj fare Engjulli ime. Te prita si lulet qe presin diellin pranveror, te prita dhe po pres me rrjedhjen e kohes mbytese, ende notoj ne detin e dhimbjeve, por nuk e dij pse nuk fundosem dot. Armen më të forte qe e kisha dikur “DASHURIN” e kam ende dhe do ta ruaj gjithmonë, por te lutem mos e kerko kthimin tim. Engjull nuk kam fuqi qe ta hap rrugen e veshtire deri te pushkatimi im, ngase jam i malisur nga malli, pikellimi, vetmia, e vuajtjet qe do te varrosin triumfin e dashurise tone qe tash eshte vetem fantazi, endërr e re e kendshme po pa e shijuar. Megjithate tek nje kenge vaji e gjen veten gjithmonë. Maja.

Dua të jem engjëlli yt, nuk e di ç`më shtyu të të shkruaj në këtë natë të gjatë. Nuk jam poete, por më beso se këto fjalë nuk dalin nga koka ime, por nga zemra. Dalin nga thellësia e zemrës, aty ku je vendosur edhe ti. Po të shkruaj se më mungon sonte ashtu sikur i mungojnë detit valët, si qiellit yjet, si syrit loti… Më beso se të dua shumë. Më beso se ti dhe vetem ti sundon në zemrën time. Ti je ai për të cilën kam pritur gjatë, pa ty jam gjysmë. Do të jap gjithçka dhe do të heq dorë nga gjithëçka për ty, nga vetja ime dhe nga gjithçka që zotëroj. Do të jetoj vetem për ty. Do të pres, pa marrë parasysh sa… Gjithmonë do të tregohem e duruar ndaj teje. Kurrë nuk do të detyroj për ndonjë gjë, as edhe me fjalë. Dua të te udhezoj ty, të të mbrojë dhe të ruaj nga çdo e keqe. Dua të ndajë me ty mendimet e mia, zemrën, trupin dhe gjithçka që kam. Jam e gatshme të të degjoj gjithëçka që ke për të thënë. Nuk dua që të ndermarr as edhe të vdes pa bekimin tënd.

Veshtire qenka te marresh lapsin dhe te shkruash por ja qe nuk mund te rri. Te prita te vish me buzeqeshje por ti me erdhe me fjalen qe asnjehere nuk kisha dashur ta degjoja, jam mire ketu. Dhembja per ty dita dites po me shtohet sëbashku me lotet e mi. Më ka marrë malli per cdo gje: per zerin tend, buzeqeshjen tende, syt e tu… Largimi yt i hershem shkaktoi plage te medha ne zemren time, nuk ka ilac qe do te mi sherojë keto plage edhe pse disa thone koha sheron cdo plage un nuk besoj. Plaga do me sherohet atehere kur te vij dhe une ne parajse. Sa me teper kalon koha aq me teper ndjej mungesen tënde. Me shpirt te venitur, me zemer te thyer dhe kthesë te pakthyer, me lot ne sy derisa te jetoj nuk do te harroj. Kush e di sa dite pa diell, pa lule, pa gezim do te kalojne, kurse ne zemren time vetem lot, vuajtje dhe mall per fjalet dhe buzeqeshjen tende te embel. Dhembja nuk ka fund kurse lotet nuk kanë fuqi te shprehin pikellimin per ty. Gjithmonë do te mbetesh ne zemren time edhe pse ike vetem duke me shtreguar doren. Me shpirt te venitur, zemer te thyer, me shpresë te pa shpres, si dje, si sot, si neser une e perlotur te pres te kthehesh, po jo do vi une ma shpejt te ty te ma kthesh besimin ne dashuri, te ma kthesh  lumturin dhe gjith ate qe pata kur ishim sëbashku. Mungesa yte ne cdo vend po ndihet. Ditet pa ty vetem une e di sesi i kaloj. Malli dhembja per ty kurre nuk do te shuhen. Do te dua edhe me shum sesa te kam dashur, edhe me shum sesa e dua veten,. Une do te jem ne shpirt vetem e ytja e ti vendos vetë per lumturinë qe mund ta kemi së bashku. Atje ne parajse, me prit i dashur se kam edhe pak pune ta perkrah imazhin tend dhe perseri do jemi së bashku dhe te lumtur. L.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Bomba Rovena befason toples e pa të mbathura

Next Post

Djemte kerkojne vajza...

Advertisement