Përbërësit:

300 gramë gjalpë në temperaturë dhome

250 gr sheqer pluhur

½ lugë çaji arrëmyshk e grirë

Erëza, 2 gramë mastiha, 7 gramë mahlep (Nëse nuk i keni, nuk ka problem)

1 lugë supe sheqer

2 lugë supe miell

lëkura e grirë e 2 portokalleve

2 vanilje të vogla

 

4 vezë (200 gr) në temperaturë dhome

75 ml qumësht me yndyrë

400 gramë miell

1 lugë supe pluhur pjekës

 

Përgatitja:

Në fillim rrahim mirë gjalpin dhe sheqerin derisa të krijohet një masë e fryrë, e bardhë. Mirë është të rrihet me mikser afro 10 minuta. Veç grijmë mastihën dhe mahlepin (që janë me kokrra) me një lugë sheqer dhe dy miell, derisa të bëhen pluhur dhe i shtojmë te përzierja e gjalpit me sheqerin, bashkë me lëkurën e grirë të portokalleve dhe vaniljet. Pastaj shtojmë vezët një nga një dhe qumështin. Në fund hedhim miellin e përzier me pluhurin pjekës dhe e përziejmë me kujdes me dorë (jo me mikser) që të mos shfryhet masa. E hedhim në një formë të lyer më parë me gjalpë dhe miell, që të mos ngjitet dhe vëmë edhe lekun brenda. E pjekim në 170 gradë. Kur e nxjerrim, i hedhim përsipër sheqer pluhur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here