– Kam parë veten sikur vrapoja nëpër male dhe kalova një lumë i cili kishte ujë të pastër. Sa kalova ujin, m’u duk sikur po më ndiqte një person dhe vrapova. Shkova në një fshat dhe aty erdhi një kalë i zi. Ai më tërhoqi dhe për pak kohë unë ndenja në ajër. Pastaj hipa në të dhe për një kohë të gjatë udhëtova me të. Çfarë do të thotë?
– Një ëndërr e tillë parashikon një periudhë me fat. Pavarësisht se ju mendoni se nuk keni fat, në fakt mendoni gabim sepse fati është me ju në çdo drejtim. Keni parë mal e ujë të pastër, të cilat parashikojnë një atmosferë të qetë dhe të pastër para jush. Kali po ashtu përfaqëson forcën, ambicien, fisnikërinë dhe të gjitha këto do t’ju ndjekin edhe në realitet.