Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Tri hije

– Hyra në kopshtin ku punoj për të mbyllur dritat dhe në pragun e një dhome pashë një palë çizme të zeza grash, numër i vogël. Hodha sytë në dhomën tjetër dhe pashë 3 hije të veshura me të zeza, siç vishen priftërinjtë, sikur mbytnin njëri-tjetrin. Fytyrat nuk ua pashë, por në kokë kishin nga një kapele si ato të shtrigave. Më panë dhe tha njëri: “Ja, erdhi edhe kjo”. Theksoj se ishin shumë të gjatë. Unë mundohesha të ikja, por nuk ecja dot. Kam bërtitur aq shumë sa më dëgjuan deri në katin e tretë. U zgjova e tmerruar dhe me ka zënë frika të shkoj në punë.

– E nderuar zonjë, së pari, qetësohuni. Nuk keni pse të frikësoheni për të shkuar në punë. Ëndrra janë ato të shkreta dhe jo të gjitha dalin të vërteta apo kanë kuptim negativ. Ëndrra juaj tregon që jeni tip shumë i ndjeshëm dhe besoni gjithçka që ju thonë, ndaj më pas vuani. Vështirësia që kishit, që nuk ecnit dot, ka lidhje me projektet tuaja në jetë, të cilat nuk ju shkojnë edhe aq mirë kohët e fundit. Keni disa pengesa këtë periudhë në çdo lloj drejtimi, por kjo s’ka lidhje fare me ndonjë shtrigë, siç keni parë ju në ëndërr. Thjesht, ëndrra tregon brishtësinë e natyrën tuaj frikacake dhe në të njëjtën kohë, vështirësitë që keni në këtë periudhë në çdo drejtim. Çdo gjë është kalimtare sepse ëndrrat nuk kanë parashikim të përjetshëm, janë të momentit dhe parashikojnë një periudhë kohore të shkurtër. Të rralla janë ëndrrat që parashikojnë plane afatgjata. Ky nuk është rasti juaj.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

E bllokuar në ashensor

Next Post

Më kafshoi qeni

Advertisement