- Cili është vendi me më shumë mikrobe në shtëpinë tuaj?
- Ndenjësja e tualetit
- Sfungjeri i enëve
- Tasi ku ha qeni
- E vetmja mënyrë për t’u sëmurur nga gripi është të biesh në kontakt me viruset që pluskojnë në ajër:
- E vërtetë
- Gënjeshtër
- Me çfarë shpejtësie lëvizin mikrobet kur ne teshtijmë:
- 16 km/orë
- 80 km/orë
- 160 km/orë
- Telefoni celular ka më shumë mikrobe sesa ndenjësja e tualetit:
- E vërtetë
- Gënjeshtër
- Kur puthni dikë në buzë, sa mikrobe shkëmbeni?
- 8 milionë
- 80 milionë
- 800 milionë
- Breshka që mbani në shtëpi mund t’ju ngjisë ndonjë sëmundje:
- E vërtetë
- Gënjeshtër
- Klori shërben për të zhdukur mikrobet që ndodhen në pishinë:
- E vërtetë
- Gënjeshtër
- Nëse nuk keni shami, vendi më i mirë për të teshtirë apo për t’u kollitur është:
- Dora
- Kyçi i dorës
- Parakrahu
- Mikrobet janë qenie të gjalla:
- E vërtetë
- Gënjeshtër
- Nuk ka problem të hash një ushqim që ka rënë përtokë, mjafton ta marrësh shpejt:
- E vërtetë
- Gënjeshtër
- Lajeni mirë lavapjatën të paktën një herë në javë:
- E vërtetë
- Gënjeshtër
- Sapunët antibakterialë janë armët më të mira kundër mikrobeve:
- E vërtetë
- Gënjeshtër
- Sa kohë është e nevojshme që duart të lahen siç duhet?
- 10 sekonda
- 20 sekonda
- 30 sekonda
Përgjigjet
- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Larja e enëve dhe fshirja e banakëve të kuzhinës supozohet që t’i pastrojë ato, apo jo? Kjo është e vërtetë, me kusht që të mos e përdorni sfungjerin e kuzhinës për një kohë shumë të gjatë, derisa të vjetërohet dhe të bëhet i pistë. Në këtë mënyrë, ju më shumë do të bëni pis, sesa do të pastroni. Nëse nuk lahen si duhet, sfungjerët grumbullojnë mikrobe. Vëreni sfungjerin e lagur 2 minuta në mikrovalë çdo ditë dhe zëvendësojeni çdo 2 javë. Nëse mundeni, përdorni për pastrimin e kuzhinës peshqirë dhe lecka që mund t’i lani më pas në lavatriçe, ose me zbardhues.
- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Kur dikush teshtin, ky është vetëm fillimi i problemeve. Përveç baktereve që ndodhen në ajër, ju mund të sëmureni edhe duke prekur një objekt në të cilin bien bakteriet, si dorezë dere, apo buton ashensori dhe më pas të prekni sytë, hundën apo gojën.
- Përgjigjja e saktë është c-ja.
Nëse ne do të udhëtonim aq shpejt me makinë, do të na vinin gjobë! Meqë teshtima është e ligjshme, mënyra më e mirë e mbrojtjes është të qëndrojmë të paktën 2 metra larg një të sëmuri. Kështu do të pakësojmë shanset për t’u infektuar nga mikrobet e tij.
- Përgjigjja e saktë është a-ja.
Surprizë! Ajo gjëja që e merrni kudo me vete dhe e çoni shpesh afër gojës, ka 10 herë më shumë mikrobe sesa ndenjësja e tualetit. Arsyeja? Ne nuk e pastrojmë celularin aq shpesh sa pastrojmë tualetin! Megjithatë, mos u shqetësoni, mikrobet që ndodhen në celular janë tuajat, kështu që nuk do të sëmureni prej tyre nëse nuk ia jepni dikujt tjetër ta përdorë.
- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Mjaftojnë 10 sekonda puthje me gojën mbyllur që të shkëmbeni 80 milionë mikrobe me partnerin. Por kjo nuk do të thotë se do të sëmureni. Nëse putheni me dikë disa herë në ditë, do të do të keni të njëjtat mikrobe me të.
- Përgjigjja e saktë është a-ja.
Breshkat, bretkosat, gjarpërinjtë ose iguanat mund të jenë të prekura nga salmonela, një mikrob që shkakton infeksion stomaku. Nëse keni një kafshë të tillë në shtëpi, lajini duart pasi ta prekni. Është mirë të zgjidhni një kafshë tjetër nëse keni fëmijë të vegjël. Fëmijët i fusin gishtat e tyre në gojë pa i larë dhe kanë më shumë mundësi të sëmuren.
- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Shumica e baktereve ngordhin brenda një ore, nëse në pishinë janë përdorur kimikatet e duhura. Megjithatë, ka disa që mund të jetojnë për ditë të tëra dhe, nëse ju gëlltisni pak nga uji i pishinës, mund të sëmureni. Bëni edhe ju pjesën tuaj të punës për ta mbajtur pishinën të pastër: Mos urinoni në të, mos u djersini dhe lahuni para se të futeni. Gjithashtu, evitoni pishinën nëse vuani nga diarreja.
- Përgjigjja e saktë është c-ja.
Ju mund të përdorni edhe krahun nëse parakrahun e keni të zbuluar. Megjithatë, mënyra më e mirë është të përdorni një shami në hundë dhe gojë. Më pas hidheni në plehra dhe lajini duart mirë.
- Përgjigjja e saktë është a-ja.
Ato janë mikroskopike dhe nuk shihen me sy, por janë qenie të gjalla. Ato mund të futen në bimë, kafshë dhe njerëz dhe t’ju sëmurin. Ka katër lloje kryesore mikroorganizmash: Baktere, viruse, myk dhe një lloj që quhet protozoarë dhe që u pëlqen uji.
- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Mbase e keni dëgjuar rregullin e 5 sekondave, që thotë se mund ta hash një ushqim të rënë përtokë nëse e merr brenda 5 sekondave. Megjithatë, kohët e fundit ky rregull është hedhur poshtë, pasi është zbuluar se mikrobet mund të ngjiten në ushqim sapo ky prek tokën. Nuk dihet nëse ato do t’ju sëmurin apo jo, por pse të rrezikoni? Nëse dyshoni, më mirë hidheni në plehra.
- Përgjigjja e saktë është a-ja.
Në lavapjatë grumbullohen shumë papastërti që grumbullojnë mikrobe. Lajeni atë një ose dy herë në javë me një solucion që ngrodh mikrobet. Sigurohuni të lani mirë anët dhe fundin e tij. Gjithashtu mund të hidhni pak solucion zbardhues (një lugë gjelle) të tretur në ujë, në tubin e shkarkimit të lavapjatës, një herë në muaj, për ta pastruar. Mos harroni kullesat e enëve.
- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Është vërtetuar se këta lloj sapunësh nuk pastrojnë më mirë sa sapunët e zakonshëm. Megjithatë, zgjidhni më mirë ata të lëngshëm, pasi ka mikrobe që rriten edhe në një copë sapuni.
- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Një shpëlarje e shpejtë nuk i ngordh gjithë mikrobet. Përdorni ujë të ngrohtë e sapun dhe fërkojini duart mirë me njëra-tjetrën. Nëse doni një mënyrë të lehtë për të mbajtur mend sa kohë nevojitet, mjafton të këndoni dy herë rresht “Happy birthday”, ndërkohë që jeni duke i larë.