Hoverboard-et janë çmenduria e fundit teknologjike që ka përfshirë globin. Objektet me dy rrota, ngjyra-ngjyra, që rrëshqasin në rrugë, ua kanë fituar zemrën shumë njerëzve, sidomos tani, në prag të festave. Ato zënë vendin e nderit, bashkë me dronet, kamerat Go-Pro Action dhe programeve për shifrim. Deri tani janë shitur me mijëra prej tyre, me një çmim që shkon nga 700-2000 euro, sepse, meqë VIP-at i kanë blerë, atëherë edhe të tjerët dëshirojnë t’i kenë. Shumica e tyre shiten nëpërmjet internetit dhe fakti që gjithnjë e më shumë njerëz nxjerrin në rrjet foto ndërsa kanë hipur në këtë pajisje, kombinuar me numrin relativisht të vogël të prodhuesve, ka bërë që njerëzit t’i dëshirojnë edhe më shumë.
Popullariteti i hoverboard-ëve, të njohur edhe me emrin e-board, svvegvvay, ose motor vetekuilibrues, është rritur, qëkur yje si Vviz Khalifa, 2 Chainz, Usain Bolt, Xhastin Biber dhe Kajli Xhener janë parë të hipur në to. Interesi i shtuar e ka bërë policinë londineze të paralajmërojë se është ilegale t’i përdorësh ato në publik.
Një hoverboard zakonisht mund të karikohet për dy-tre orë dhe mund të udhëtojë deri në 20 km, me një shpejtësi maksimale 10 km/orë. Ai vepron duke hipur në një platformë dhe drejtimi i udhëtimit kontrollohet duke shtypur jastëkët prej kauçuku kur je duke qëndruar drejt në këmbë. “Ne u themi të gjithë klientëve tanë se nuk mund ta përdorin këtë në rrugë, apo kalldrëm, por shumica e atyre që i blejnë ato, kanë prona të mëdha private”, thonë një shitëse londineze.
Problemi është se personat që i kanë blerë ato si dhuratë për Krishtlindje duhet t’i kthejnë dhe të marrin paratë mbrapsht, pasi kanë dalë defektoze. Këtë ua ka kërkuar klientëve të vet gjigandi i internetit Amazon, pasi disa prej tyre kanë marrë flakë dhe kanë shpërthyer. Vlerësohet që vetëm në Britaninë e Madhe të jenë blerë 500 mijë të tilla si dhuratë për Krishtlindje. Në fillim u mendua se rrezikoheshin vetëm ata që ishin blerë lirë nga Kina, pa emër firme në to, pasi elektricienët që i testuan gjetën shumë defekte te prizat dhe bateritë që dështonin gjatë karikimit, por tani, u zbulua se një hoverboard që ishte prodhuar nga firma Svvagvvay javën që shkoi kishte marrë flakë në Nju Jork. Kështu pra, klientët janë ftuar t’i kthejnë mbrapsht produktet e blera… Javën e kaluar një adoleshent londinez humbi jetën sepse u rrëzua nga hoverboardi në rrugën ku kalonte autobusi, duke u bërë përdoruesi i parë që humbi jetën për shkak të këtyre objekteve.