Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shikoj ëndrra erotike

– Përshëndetje astrologe! Unë shoh shumë shpesh ëndrra erotike dhe më mundojnë aq shumë, sa ndonjëherë mendoj mos janë shenja se do të bëhem maniake, sepse unë nuk jam e tillë. Më e keqja është se shoh sikur bëj seks me të panjohur dhe arrij një lloj kënaqësie që me thënë të drejtën, as në realitet nuk e kam arritur ndonjëherë, kur kam patur të dashur. Pres një shpjegim për këto ëndrra erotike. Faleminderit.

– E nderuar lexuese, së pari, mos kini frikë se nuk bëheni maniake. Ëndrrat nuk janë treguese të asaj që mund të bëhemi në jetë, aq më tepër ëndrra të tilla. Ëndrrat erotike në shumicën e rasteve luajnë një rol pozitiv si te femrat, ashtu edhe te meshkujt. Ato ju çlirojnë nga pasionet e nga dëshirat që nuk i realizoni dot në realitet. Ka shumë persona që arrijnë në orgazëm gjatë një ëndrre erotike. Ëndrrat nuk janë thjeshtë mesazhe; ndodh që ato janë edhe përmbushje e mungesave që kemi në jetën reale. Mund të keni partner dhe të shikoni një ëndërr të tillë. Sipas statistikave, femrat shohin më shumë ëndrra të tilla sepse duke qenë se janë seksi më i paragjykuar në jetën reale, janë më të frenuara në këtë pikë dhe ndodh shpesh që të kenë mungesa përsa i përket jetës seksuale dhe kënaqësisë që fal kjo e fundit. Ndërsa meshkujt janë më të çlirët seksualisht, ndaj nuk shohin shpesh ëndrra të tilla. Ëndrrat erotike janë një hapësirë intime e sinqertë ku femra udhëton e lirshme dhe mund të bëjë gjithçka që ajo dëshiron të bëjë në fushën e seksit. Kështu, ndihet e përmbushur emocionalisht dhe seksualisht. Femrat nuk shprehen lirshëm kur kanë partner dhe ndihen gjysëm të plotësuara në këtë pikë. Pra, s’ka asgjë të keqe të shikosh ëndrra të tilla, përkundrazi, është një lloj çlirimi për ju.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kam trup të pazhvilluar. Si të veproj?

Next Post

GOMARIT DHE TVSH PA BISHT...

Advertisement