Përbërësit

6 filxhanë çaji qumësht

2 filxhanë çaji miell

1 filxhan e ½ sheqer

4 vezë

Lëngu i një portokalli ose limoni

Lëkura e limonit

 

Përgatitja

Rrahim vezët me sheqerin dhe pastaj shtojmë aty qumështin dhe përbërësit e tjerë dhe e përziejmë mirë derisa të krijohet një brumë homogjen. E hedhim në një tepsi të thellë, të lyer me gjalpë dhe e pjekim në furrë të parangrohur në 180 gradë celcius, për 40-45 minuta, derisa të skuqet në sipërfaqe. E shërbejmë të ftohtë, të spërkatur me sheqer pluhur dhe kanellë, nëse duam.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here