– Kam parë në ëndër sikur isha me mamin kur drejt meje erdhi një qen dhe më kafshoi në këmbë. Unë i thirra mamit, por ajo iku. Qeni më kafshoi aq fort sa më ngelën shenjat. Çfarë kuptimi ka, ju lutem? Pres përgjigje. Aleksja.
– E dashur Aleksja, së pari, ëndrra juaj tregon që jeni natyrë besnike dhe agresive kur ju sumojnë pa faj. E dyta, qeni që ju ka kafshuar tregon që duhet të keni shumë kujdes, duhet të reagoni pak ashpër ndaj çdo debati, pengese apo çështjeje me të cilën mund të përballeni këto kohë sepse vetëm në këtë mënyrë do të shmangni problemet që mund të hasni. Nuk po ju themi të bëni të fortën, të jeni agresive, por të tregoni qëndrim të ftohtë, të mos trembeni nga asgjë dhe të shpreheni siç ju vjen. Nëse tregoheni e dobët në këtë periudhë, rrezikoni t’ju shkelin me këmbë.