Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
BESETHYERI EDI RAMA Nga Jakup Gjoça
Leonora Poloska: Nuk do të kënaqem asnjëherë!
Më ranë dhëmbët

Leonora Poloska: Nuk do të kënaqem asnjëherë!

“Ai shikim” titulli i ri i këngës së Leonora Poloskës dhe Ardit Rexhepit sjell sensualitet, paqe, dashuri dhe mirësi. Leonora tregon se është ftuar në këtë këngë dhe se, ashtu si gjithmonë, është e gatshme të përkrahë artistë të rinj dhe këdo që ka dëshirë dhe dashuri për muzikën, duke i dhënë nga puna dhe eksperienca e saj. Se çfarë thotë “ai shikim” do të na e thotë Leonora në intervistën që kemi sjellë për ju…

 

Fabjola Kuburi: – Leonora, megjithëse ke krijuar emrin tënd në artin shqiptar, ti vjen rrallë e për mall!

Advertisement

Leonora Poloska: – Të them të drejtën, për famën nuk më mbetet mua të flas. Çfarëdo që vendos të bëj në fushën e muzikës nuk e bëj për famë e aq më pak mund ta vlerësoj atë.

– Ti je një këngëtare që nuk shfaqesh shpesh, ama kur vjen, di si vjen. E ke zgjedhur vetë këtë mënyrë prezantimi?

– Faleminderit për komplimentet. Po jua them sinqerisht, nuk kam koncept ose plan të cilin e implementoj, thjesht i lë gjërat të ndodhin.

– Po për koncertet, a nuk të prish punë ky sistem?

Koncerteve ose mbrëmjeve, siç quhen tani, u jam larguar vetë sepse në momentin që bëhen aq të shpeshta dhe kalojnë në rutinë biznesi, më humb kënaqësia shpirtërore.

– Çfarë është “Ai shikim”?

– Është një tekst shumë i bukur, i shkruar nga Ardit Stafai që nën vijën melodike, është kthyer në një këngë shumë të bukur.

– Si është “ai shikim”?

– Shikimi, ka kuptim të gjerë, mund të jetë refleksion, i zbrazët, transparent, zhgënjyes, i ndryshëm për secilin.

– Pse vendose për këtë bashkëpunim me Ardit Rexhepin?

– Kam qenë gjithmonë e gatshme për bashkëpunime me kolegë të njohur, por edhe që nuk kanë qenë aq të njohur. Kur dikush kërkon bashkëpunim, ka patur dhe do të ketë reciprocitet nga ana ime. Nisem nga vështirësitë e mia në fillim, prandaj jam në gjendje ta kuptoj dëshirën e dikujt.

– Sa të ka ndihmuar fakti që ke pasur të bësh me bashkëpunëtorë të suksesshëm për këngët e tua?

– Shumë. Ashtu si për tangon që duhen dy persona, e njëjta vlen në muzikë. Pa njëri-tjetrin s’krijojmë dot diçka të bukur.

– Ma përshkruaj me pak fjalë të gjithë realizimin e këtij klipi…

– Çdo xhirim klipi sjell me vete përjetime të reja. Mund të them se ishte shumë interesant. (Buzëqesh)

– Çfarë pret ti nga kjo këngë?

– Unë faktikisht jam e ftuar te kënga e Arditit dhe i uroj e dëshiroj të gjithë suksesin që meriton. Shpresoj gjithmonë për më të mirën.

– Si ka ndryshuar Leonora nga herët e para që ka kënduar në skenë?

Është çështje evoluimi, as vetë nuk e di sepse rrugëtimi bën të vetën e mua më mbetet vetëm të përshtatem.

– A je ndier ndonjëherë keq për diçka të shkruar në media për ty?

Jam ndjerë më përpara, por tani jam në një fazë kur kam vetëbesimin e duhur e të nevojshëm që situata të tilla të mos depërtojnë tek unë.

– Çfarë do të doje të ndryshoje në pamjen tënde?

– Asgjë! Unë gjithsesi do ndryshoj, por preferoj natyralen dhe do të qëndroj aty gjithmonë.

– Beson se janë gazetarët që nuk thonë të vërtetën, apo janë personazhet ata që dëshirojnë vëmendjen e gazetarëve dhe pastaj akuzojnë për shpifje?

– Nuk mund të flas për këtë gjë sepse nuk kam pasur eksperiencë të tillë.

– Pse suksesi nuk është njësoj te persona të ndryshëm, edhe pse mundësitë mund të jenë të njëjta?

– Mundësitë janë pikë kyçe që vendosin për një fat të tillë, por varet gjithmonë se si dhe në çfarë doze shfrytëzohen ato mundësi. Suksesi është rrjedhim i shfrytëzimit të mundësive, të fatit, të talentit.

– Ku e shikon veten në të ardhmen, pas 5-6 vjetësh për shembull?

– Që do të jem 38 vjeçe, këtë e di me siguri, kurse për të tjerat nuk flas dot se nuk e di se çfarë do ndodhë. (Buzëqesh)

– A je e kënaqur me këtë që ke arritur deri më sot?

– Nuk jam e kënaqur dhe kam përshtypjen se nuk do të jem asnjëherë. E mira nuk ka fund, gjithmonë kërkohet për më shumë e për më mirë.

– Të kanë bezdisur ndonjëherë thashethehemet për jetën tënde sentimentale?

– Pse, ka pasur?! (Buzëqesh)

– Cili ka qenë thashethemi më i keq që ke dëgjuar për veten?

– Kanë thënë që jam mendjemadhe, gjë që sigurisht, nuk është e vërtetë.

– Ti vetë, përse ke dashur të bëhesh këngëtare?

– Nuk e di, është diçka e pashpjegueshme. Është si të pyesësh një fëmijë 5 vjeçar se pse është 5 vjeç. (Qesh)

– E shikon këngën si profesionin që do ta bësh gjithë jetën?

– Nëse do të dija të ardhmen, nëse do të ma parashikonte dikush me saktësi, atëherë do të ta thoja edhe ty me saktësi përgjigjen.

– A është e lehtë për një këngëtare ta menaxhojë si duhet famën?

Në fakt, është shumë e komplikuar, nuk e di formulën që të ta shpjegoj me elemente, por di që varet nga shumë faktorë dhe menaxhimi i diçkaje nuk është aq i thjeshtë sa duket, aq më tepër i famës.

– Ku dhe me kë i kalon festat zakonisht?

– Ku tjetër përveçse në shtëpi, me familjen time të dashur?! Festat janë për familjen, për dashurinë e tyre.

– Si mendon, në ditët e sotme, a ka mbetur njeri pa u bërë këngëtar?

– Dëshirat ekzistojnë dhe mua nuk më pengon pasioni i dikujt për t’u realizuar, por kur thua “pse të mos jem këngëtar” atëherë dëshira merr karakter tragjikomik.

– Kur do të të shohim me një tjetër duet?

– Do të jem gjithmonë përkrahëse e atyre që e duan këngën dhe që me shumë dashuri krijojnë një projekt. Dorën do t’ua zgjas pa u menduar dy herë.

– Cila këngë do të mbetet në zemrën tënde përgjithmonë?

– Duke u nisur nga vetë fakti që të gjitha këngët pothuajse i kam kënduar me zemër, është vështirë të bëj dallime.

– Si është Leonora larg skenës?

– Krejt ndryshe nga skena.

– Si i ke marrëdhëniet me jetën e natës?

– Nuk e frekuentoj shumë, preferoj qetësinë, por ka momente kur bëj përjashtime dhe ndodh të kthehem në shtëpi në orët e para të mëngjesit.

– Na trego diçka që nuk e treguar më parë…

– Ka shumë gjëra, por me kohë do t’i zbuloj, ndoshta në ndonjë libër autobiografik.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

BESETHYERI EDI RAMA Nga Jakup Gjoça

Next Post

Më ranë dhëmbët

Advertisement