Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kujdes nga varësitë!

 

Si fillon një varësi?

Gjithçka që ndryshon humorin tuaj mund të krijojë varësi. Ajo fillon si një lloj vetëmjekimi për të vënë nën kontroll dhimbjen. Shpërblimi që merrni kur “shihni atë postimin”, “gjeni këpucët e përkryera”, ose “fitoni në lloto”, ju shtyn të doni më shumë. Kjo bëhet diçka pa të cilën ju nuk rroni dot.

Advertisement

 

A janë të gjitha varësitë njësoj?

Është varësia nga pazari, apo nga mesazhet, njëlloj si ajo nga drogat, apo alkooli? Ne e dimë se këto gjëra mund të ndikojnë në trurin tuaj në të njëjtën mënyrë, por ekspertët ende nuk kanë rënë dakord se deri ku shkojnë këto ngjashmëri. Nëse ju ndjeni se keni një zakon që ka dalë jashtë kontrollit, flisni me doktorin, apo terapistin.

 

 

  1. Smartphone

Nuk e hiqni dot nga dora, apo jo? Ju e mbani celularin tuaj gjithmonë pranë, e kontrolloni çdo dy minuta dhe nuk mund ta fikni dot në fundjavë. Ju injoroni njerëzit me të cilët po hani darkë për të mos humbur një mesazh, ose postimin e dikujt që jeton qindra kilometra larg. Ende nuk janë bërë shumë studime në këtë drejtim, por një gjë është e sigurt; ju jeni i varur nga objekti juaj i preferuar dixhital.

 

  1. Kafeina

Keni nevojë absolute për dozën mëngjesore të kafeinës? Kjo nuk është medoemos një varësi, por, nëse përpiqeni ta lini, mund të vini re mungesën e saj, ose të keni dhimbje koke. Kjo quhet mungesë.

 

  1. Çokollata dhe ëmbëlsira të tjera

Nganjëherë ju ndjeni një nevojë të madhe për ëmbëlsira dhe nuk e ndaloni dot veten pasi keni filluar t’i hani. Mos u ndjeni keq; ushqimet me shumë karbohidrate, yndyrna dhe sheqer mund të ndikojnë në tru si droga. Të duash herë pas here të hash diçka të ëmbël nuk do të thotë se je i varur, por dëshira juaj për ëmbëlsira mund të dalë jashtë kontrollit dhe të shkaktojë probleme të tjera shëndetësore.

 

  1. Pazari

Ne të gjithë kemi blerë diçka që nuk na është nevojitur, por nëse kjo ndodh shpesh, mbase ju keni nevojë për dopaminë, një substancë kimike që prodhohet në tru. Kjo mund të tregojë se keni probleme me kontrollin e impulsivitetit dhe me ankthin. Kini parasysh se vajtja shpesh në dyqane, ose blerja shumë shpesh në internet, mund t’ju shkaktojë probleme financiare, ligjore dhe shoqërore.

 

  1. Bixhozi

Afro 8 milionë amerikanë e kanë këtë problem. Pavarësisht nëse shkoni në vendet ku luhet, apo luani nëpërmjet internetit, me slot makina, apo poker, kjo do të thotë se truri juaj ka nevojë për dopaminë, të cilën për pak kohë ia siguron loja. Por, nëse nuk keni fat në lojë dhe lozni shpesh, kjo mund të shkaktojë probleme në financa, si edhe në jetën familjare dhe punë.

 

  1. Operacionet plastike

Disa njerëz e shohin veten e tyre aq me defekte, sa nuk rrinë dot pa bërë operacione plastike për ta rregulluar atë. Ata mund të vuajnë nga “çrregullimi dismorfik i trupit”. Ky problem shkaktohet nga të njëjtat substanca kimike të trurit që luajnë rol në varësi.

 

  1. Nxirja në diell

Doni medoemos të keni një trup të nxirë? Mund të jeni të varur nga dielli! Në fakt, spektri ultravjollcë i dritës së diellit lëshon në trup disa substanca kimike që quhen endorfina. Ato mund t’ju bëjnë të ndjeheni aq mirë, sa ju rrezikoni edhe djegien nga dielli, flluckat dhe kancerin e lëkurës. Disa që duan të nxihen (në mjedise të mbyllura, apo jashtë) mund të kenë këtë problem, të tjerë mund të kenë sjellje obsesive-kompulsive, ose të kenë çrregullimin dismorfik të trupit.

 

  1. Fizkultura

Fizkultura mund t’ju ndihmojë të kapërceni disa varësi… për sa kohë nuk bëheni të varur edhe prej saj. Ushtrimet e ndihmojnë trurin tuaj të shërohet më shpejt nga varësitë, sepse zëvendëson endorfinat e prodhuara prej tyre. Megjithatë, ju duhet të jeni të aftë t’i thoni “jo” atij vrapit që ju furnizon me endrofina, nëse jeni të sëmurë, apo të dëmtuar. Nga ana tjetër, nëse ju filloni një varësi të re ndërkohë që bëni sport, mund ta keni më të vështirë ta lini.

 

  1. Rrjetet shoqërore

Kaloni shumë kohë në Facebook e Tvvitter dhe ndjeni sikur jeni të varur prej tyre? Studimet e reja tregojnë se ju mund të jeni pjesë e 10% të përdoruesve të rrjeteve shoqërore që janë të varur prej tyre. Postimet e rregullta ndikojnë në trurin tuaj në të njëjtën mënyrë si kokaina. Edhe ndarja e detajeve të jetës suaj me të tjerët krijon ndjesi pozitive që ju shtyjnë të doni më shumë prej tyre.

 

  1. Seksi

Nuk rrini dot pa bërë seks, ose pa parë porno? Bëni gjithmonë e më shumë, por e shijoni më pak? Mbase ju keni një dëshirë të madhe seksuale, por mund të keni një problem tjetër. Nuk është një varësi zyrtare, por ekziston një sindromë që quhet çrregullimi hiperseksual. Nëse ju vuani prej tij, truri juaj mund të veprojë si ai i dikujt që merr drogë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Mamaja e tij nuk më do

Next Post

Lori: Tuna, le të flasë për veten!

Advertisement