Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Krijimet tuaja…

Sa shumë njerëz të kësaj toke!

 

Sa shumë frymë brenda një jete

Advertisement

Shkelim dheun e një bote

E gjithkush një botë më vete!…

Egoizmin sot hidh tutje

E mos mbaj mëri më kot

Dashuri dhuro dhe puthje

Atë që ka nevojë kjo botë…

Hiq mërzinë që mban për dore

Harroji hallet për një ditë bëje jetën më gazmore

Edhe për pak do ik’ ky vit… Bledi Ylli

 

Nënë, ti je dritë

 

Kthehesh në fllad, kur kam nxehtë

Kthehesh në zjarr kur kam ftohtë

Në dritë kthehesh kur nuk shoh!

O nënë, më e shtrenjta në botë!

Jo, ti s’je fllad e nuk je zjarr,

Ti s’je diell e as hënë

Por jetën time

Ti e ndriçon me emrin: “Nënë!”

Me shumë urime për nënën Margarita, për ditëlindjen

Alban Arapi

 

Ti mendon…
Se unë qaj akoma, për Ty
tha ajo, me sy të përlotur
gabuar je, gjer
në palcën e trurit tënd.
Sa dëshirë kam, aty
të shkund tymin e cigares…
ku dashurinë nisa,
pasi vdekur kisha për ty
shumë herë…
dhe shumë herë ardhur, kisha
në jetë, po prapë për ty,
tashmë nuk kam më kohë
të kalbëzohem, nga myku i lotëve
dhe të jap borxhe pa kthim
Atë dritë, ku Zoti,
më fali në sytë e mi
e dua për vete,
nuk kam kohë më
t’jem mëkatare
dhe të bëhem
fener i vuajtjeve të mia…
por.. .do ndizem si një xixëllonjë
në qiellin e natës,
e të kthehem në një yll,
për t’u bërë dritë
në errësirën e shpirtit tim! Fleta Satka

 

 

Syt më janë venitur 

 

Nuk kanë më shkëlqim

Duart më dridhen të të shkruajnë

kanë dëshirë,

Shpirti më është ftohur

pa tënden ngrohtësi…

Buzët më janë tharë

për një puthje nga ti. Oskeola Hazizaj

 

Vargjet dashurore

 

Vargjet dashurore si të marra

U arratisen bashkë me ëndrrat e mia

Diku nëpër Gramoz apo tutje më larg

Nga koha dhe vetja të shqyer

Sot kur lexoj librin tim të rralluar

Dal në breg me vela të copëtuara

Anija fantazëm me vargje ngarkuar

Hedh spirancën në shpirtin e trazuar. Thodhori Cerro

 

 

Ne ditëlindje

 

Sot u vesha me kostum të ri

Dhe prita urime për ditëlindjen

Nga shoqe, miq të dashur

Nga të gjithë krushq dhe si gjeni

 

Tërë ditën prita dhe përcolla

Aq sa edhe mosha m’u përgjysmua

Tensioni në arterie m’u rrit

Djersa më rridhte porsi krua

Sot në ditëlindje… Thodhori Cerro

 

Katja

 

A e ke parë Ksamilin shpirt

Dashuruar nga Joni blu

Kështu në zemer m’u ngulite

Bashkë me zemren dhe sytë e tu

 

Nga bregu valët nisen

Endrrat dridhtas mbi to shkojnë

Për ty gjithë mendimet ngrysen

Dhe brengat gjoksin ma shkallmojnë. Thodhori Cerro 

 

 

Monolog!

 

Dashuria është një ndjenjë porsi frika, si gëzimi
Të kap lehtë, pakuptuar,
Dalëngadalë te merr “rrëmbimi”!

Vjen si dita ashtu me dritë dhe kur dielli është i fshehur
Veç një gjë, “mos u mahnit”,
Se gjithmonë do t’jesh i dehur!

Dashuria është pasion, që venitet dalëngadalë
Mund të kthehet në urrejtje,
Që asgjë dot nuk e ndal!

Dhe urrejtja sjell gënjeshtrën, që askush fundin s’ia di
“Mos e lër të bëhet ves”
Por më parë largohu “ti”! Bledi Ylli

 

 

 

Sa herë të takoj, moj mike

 

Sa here të shoh, Ty mikja ime
Më thua veç, “nuk jam mirë”
Por hape zemrën, të hyjë dielli
Mos e mbaj jetën, në errësirë

Se  jeta e dimë që është luftë
Për të gjithë, pak a shumë njësoj
Ndaj  kur vdes, të qajnë për mirë
Në të gjallë, kush më shumë të mallkojë

Mos m’u mërzit, duke u menduar
Se të shkoi jeta në errësirë
Dikush nuk ka bukë për të ngrënë
Dhe kur e pyet, thotë “jam mirë”

Sa e çuditshme, për disa njerëz
Dashuria, gjithë jetën u mungon
Disa tjerë, jetojnë me të gjitha
Dhe dashuria e tepërt, i helmon

Ndaj kur të vij, e të takoj
Dua të të gjej, me buzë në gaz
Shikoje diellin përreth teje
Dhe hiqe, të shkretin maraz! Fleta Satka

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Njoftime nga Italia

Next Post

Njoftime nga Greqia

Advertisement