Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Jam më keq pas operimit të tiroides

 

– Përshëndetje doktor Dashamiri. Jam Afërdita, 35 vjeçe, nga Laçi. Kam operuar gjëndrën tiroide para katër muajsh në Tiranë dhe pas operacionit, në vend që të përmirësohesha, gjendja ime është përkeqësuar më shumë. Kam shtuar në peshë mbi 20 kilogramë, kam shumë dobësi e lodhje, më bie si gjendje të fikëti disa herë gjatë ditës, si dhe kam dridhje të muskujve në pozicione të ndryshme të trupit. A mund të më shpjegoni përse ka ndodhur kjo gjë në trupin tim dhe a është e rrezikshme?

Dr. Dashamir Gjergji endokrinolog-diabetolog: – E nderuar Afërdita, e lexova me kujdes letrën tuaj dhe nuk u ndjeva mirë për gjithë problematikat që kanë ndodhur te ju pas operacionit. Duke i analizuar me kujdes shqetësimet që keni përshkruar, të cilat dhe vetë ju i lidhni me momentin pas operacionit (pasi nuk kanë ekzistuar më parë), mendoj se te ju ka ndodhur një komplikacion pas operator, që në gjuhën mjekësore njihet si hipotireozë (pamjaftueshmeri e tiroides ose mungesë e saj) dhe hypokalcemi (ulja e nivelit të kalciumit në gjak). Pavarësisht diagnozës që keni patur para operacionit, qoftë ky rasti më ekstrem i një tiroideje të zmadhuar me prani të shumë nodujve, po ashtu çdo lloj tjetër i sëmundjes së tiroides, nuk e justifikojnë rëndimin klinik që ju keni momentalisht. Thënë shkurt, edhe në rastet kur kolegët kirurgë janë të detyruar të heqin të gjithë tiroiden për shkak të një sëmundjeje të rëndë, është e pritshme që pas operacionit të kemi një difiçit thuajse të plotë të hormoneve të tiroides. Situata të tilla klinike ndodhin shpesh, por korrigjohen shumë shpejt me fillimin e dhënies së mjekimit me hormone të tiroides nga jashtë, në formë barnash. Po në këtë aspekt gjen shpjegim fakti se përse ju jeni shëndoshur kohët e fundit. Medoemos duhet të ishte filluar mjekimi direkt pas operacionit. Do të doja të ndalja te të gjitha shqetësimet e tjera përveç mbipeshës, në një kategori tjetër simptomash që nuk kanë lidhje me heqjen e tiroides, por janë të lidhura me heqjen e paratiroides.

Advertisement

– Paratioridja (janë katër të tilla në organizëm) është gjëndra përgjegjëse për mbajtjen në normë të niveleve të kalciumit në gjak. Nëse aksidentalisht, kirurgu i heq të katër këto gjendra, pas operacionit i sëmuri (si në rastin tuaj) do të vuajë pasojat, konkretisht, uljen e nivelit të kalciumit në gjak. Për momentin që flasim do t’ju këshilloja të rivendosnit mundësinë e trajtimit me mjekun endokrinolog i cili do të përcaktojë saktësisht llojin e barit dhe dozën përkatëse, në mënyrë që defiçitet e shkaktuara nga operacioni të korrigjohen sa më shpejt. Vlen të përmendet fakti që zëvendësimi dhe rikthimi i niveleve të kalciumit në organizëm nuk kërkon vetëm marrjen e kalciumit të pastër, por duhet gjithashtu të shoqërohet edhe me marrjen e vitaminës D, në mënyrë të vazhdueshme. Duke përfunduar, dua t’i rikthehem edhe njëherë rëndësisë që ka për ju marrja e rregullt e gjithë barnave, në mënyrë që të kemi një jetë të shëndetshme dhe të mos përjetoni komplikacionet e mungesës së këtyre dy hormoneve. Mosmarrja si duhet e këtyre barnave jua rrezikon seriozisht jetën dhe nga ana tjetër, mund të ripërsërisë sëmundjen e tiroides siç ishte para se ju të operoheshit dhe më keq akoma. Të shkuara.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Dëgjoj një fërshëllimë në veshë

Next Post

Më djegin shumë sytë

Advertisement