Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Jam i siguruar në Itali. A mund të sigurohem edhe në Shqipëri?

 

– Jam një emigrant me banim në Piaçenca, i ditëlindjes 04.05.1960 dhe kërkoj disa sqarime përsa u përket sigurimeve shoqërore. Kam gjithsej 13 vite me sigurime shoqërore në Shqipëri dhe 525 javë me sigurime në Itali. Së pari, a përfitoj pension në Shqipëri kur të plotësoj moshën? Së dyti, a bëhet bashkimi i vjetërsisë që kam në Shqipëri me atë që kam në Itali? Së treti, a mund të paguaj kontribute në Shqipëri ndërkohë që jam i siguruar në Itali? Dhe së katërti, jam interesuar për dokumentacionin e punës në Shqipërisë, mbasi libreza e punës më ka humbur. Kam punuar në Kombinatin e Tekstileve Tiranë dhe në regjistrin themeltar rezulton vetëm fillimi i punës, nuk është bërë mbyllja. Si duhet të veproj për ta sqaruar?

Naim Balluku, Zv. President, përfaqësues i degës INAS për Shqipërinë: – E nderuar letërshkruese, për problemet që keni, po ju përgjigjem sipas radhës së problemeve që ngrini në letrën tuaj:

Advertisement

  1. Bazuar në nenin 16 të ligjit 104/2014 për përfitim pensioni pleqërie, kërkohen kushte si më poshtë: “Personat e siguruar që kanë plotësuar jo më pak se 15 vite sigurim shoqëror, kanë të drejtë për pension pleqërie, kur të arrijnë moshën e përcaktuar në nenin 92 të këtij ligji”. Vjetersia e punes sipas nenit 92 per vitin 2015 për përfitimin e pensionit të plotë është 35 vite e 4 muaj dhe rritet me 4 muaj çdo vit derisa në vitin 2029, kjo vjetërsi shkon në 40 vjet, ndërsa mosha e pensionimit për gratë, duke filluar nga 01.01.2015, rritet për çdo vit me dy muaj deri në vitin 2056, kur kjo vjetërsi shkon në 67 vjeç. Përsa i përkes problemit në Itali, vjetërsia kontributive prej 525 javësh është baraz me 10 vite e 5 muaj (1 vit është i barabartë me 52 javë). Për të përfituar pension në Itali, kërkohet një vjetërsi kontributive prej jo më pak se 20 vitesh, ndërsa ata persona që janë rregjistruar dhe kanë paguar kontribute mbas vitit 1996, mund të përfitojnë pension edhe me 5 vite kontribute, por mbas moshës 70 vjeç.
  2. Ende nuk ka një marrevëshje dypalëshe ndëmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Italiane për njohjen reciproke dhe totalizimin e periudhave kontributive. Në rast se nënshkruhet një marreveshje e tillë, atëherë bëhet bashkimi i periudhave kontributive. Në këtë rast, në qoftë se së bashku në të dyja shtetet respektive kjo vjetërsi kontributive plotëson 20 vite, përmbushen kushtet për pension italian dhe me 15 vite, plotësohen kushtet për pension shqiptar dhe secili shtet do të llogarisë pensionin, sipas kontributeve respektive të derdhura.
  3. Ju mund të paguani kontribut në Shqipëri, pavarësisht se jeni i siguruar në Itali, nëpërmjet sigurimit vullnetar. Sigurimi vullnetar në Shqipëri është i liberalizuar dhe nuk ka kërkesa shtesë. Por duhet t’ju sugjerojmë se do të ishte e favorshme që të siguroheni me kontribut vullnetar, për periudha të pambuluara me sigurime shoqërore në Shqipëri. Kjo për arsye sepse në rast të lidhjes së marrëveshjes për njohjen reciproke dhe totalizimin e periudhave kontributive për efekt pensioni, të mos keni dublime të viteve të siguruara në të dyja shtetet.

– Për të bërë sigurimin vullnetar, duhet të keni parasysh se masa mujore aktualisht është 4572 lekë dhe në vit, 57.024 lekë. Duhet të keni parasysh se në rast pagese paradhënie, do të keni reduktim të shumës, për një vit 6 për qind, për 6 muaj 3 për qind dhe për tremujor 1.5 për qind. Por shuma e kontributit për sigurim vullnetar ndryshon çdo vit në vartësi të ndryshimit të pagës minimale, për efekt kontributesh.

  1. Përsa i përket dokumentacionit të vjetërsisë në punë, sqaroj: Edhe pse nuk keni librezë pune, problemi është i zgjidhshëm. Për vjetërsinë e punës që keni në Shqipëri, nëpërmjet një kërkese mund të na dërgoni rubrikat e punës ku keni punuar me datë fillimi dhe largimi për çdo ndërmarrje apo institucion dhe nëpërmjet një marrëveshjeje që kemi me Institutin e Sigurimeve Shoqërore, ne do ta dërgojmë për konfirmim. Edhe në rast se në ndërmarrjen që keni punuar nuk është shënuar largimi nga ndërmarrja, është mundësia nëpërmjet listë-pagesave për të konfirmuar periudhën e punës. Të dhënat mund të na i dërgoni me adresë e-mail: n.balluku@inas.it ose albania@inas.it, ku duhet të na dërgoni dhe një dokument identifikimi dhe gjeneralitetet përkatëse. Duke patur parasysh sa më lart, ju plotësoni moshën për pension kur të jeni 61 vjeç, dhe për të përfituar pension të plotë do t’ju duhen 37 vite kontributive. Ju falënderoj për besimin.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A njihen në Shqipëri muajt e burgut në Francë?

Next Post

Më djegin shumë sytë

Advertisement