– Kam parë ëndërr sikur jam i sëmurë, një siklet që as vetë nuk di ta shpjegoj. Edhe mbrëmë pashë të njëjtën ëndërr. Isha gjithë djersë, kisha dhimbje koke dhe rrotullohesha nëpër krevat. Kur u zgjova, nuk isha i sëmurë dhe nuk kisha dhimbje koke. Ç’do të thotë?
– Ëndrra të tilla përfaqësojnë një dhimbje të brendshme shpirtërore, e cila shfaqet në ëndërr në formën e sëmundjes fizike. E themi këtë meqenëse ju kur ngriheni nga gjumi, nuk keni dhimbjet që i “ndjeni” në ëndërr. Mbase ju po kaloni një periudhë të vështirë dhe ndiheni keq shpirtërisht, prandaj edhe shihni ëndrra të tilla. Megjithatë, kini kujdes, sepse gjendja e keqe shpirtërore çon drejt dhimbjeve fizike.