Peshqit
Koha e vitit më e mirë për ju: Nga shkurti deri në fund të korrikut.
Miqësia dhe dashuria: 2016-a do të jetë një vit pozitiv për të qenë të hapur ndaj të tjerëve. Kështu, do të bëni miqësi të reja, pa harruar ato të vjetrat. Disa prej jush mund të zyrtarizojnë lidhjen e tyre këtë vit, ndërsa disa do të ndahen nëse do ta shohin se lidhja e tyre nuk po shkon asgjëkundi. Nëse jeni beqarë, do të jetë viti i duhur për të bërë një bilanc të dëshirave dhe aspiratave sentimentale.
Paratë: Është një periudhë interesante për të reflektuar për mënyrën se si do ta menaxhoni buxhetin tuaj. Kështu, do të duhet të tregoheni më të matur dhe më të rreptë me mënyrën se si i harxhoni paratë.
Puna: Nuk do të jetë një vit i lehtë dhe ju duhet të tregoheni të durueshëm e këmbëngulës. Shkëmbimet tuaja me bashkëpunëtorët do të jenë të ndërlikuara dhe nuk do ta keni të lehtë të punoni në grup. Disa do ta kenë të vështirë t’i arrijnë qëllimet e tyre, të kërkojnë një rritje në pagë, të nënshkruajnë një kontratë. Sido që të jetë, duhet të tregoheni të guximshëm.
Shëndeti: Gjatë vitit 2016 duhet të evitoni të gjitha format e teprimit. Kështu, përpiquni të gjeni kohë edhe për veten dhe bëni sport, për të mbajtur trupin në formë.
(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)