Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Ta marr ilaçin e diabetit?
Erisa Dragoshi: Nuk më tremb asgjë!
Poezia juaj...

Erisa Dragoshi: Nuk më tremb asgjë!

 

 

Emri i Erisa Dragoshit nuk është i panjohur për publikun shqiptar, sepse ajo ka qenë e pranishme në ekranet shqiptare me muzikën e saj, siç i thonë, “pak e saktë”, me klipe të bukura, të goditura dhe në momentin e duhur. Këtë herë ajo ka ardhur në bashkëpunim me Ylli Bakën me një këngë që ka ndërthurur motivet e jugut me ato të Shqipërisë së Mesme. Erisa, me çiltërsinë që e karakterizon, tregon se muzikës popullore shqiptare i mungojnë organizimet dhe fatkeqësisht, rëndësia e saj po venitet…

Advertisement

 

Fabjola Kuburi: – Erisa, ç’mund të na thuash për këngën tënde më të re?

Erisa Dragoshi: – Kënga “Te komuna e Parisit” është fryt i një bashkëpunimi të dyanshëm mes meje dhe Ylli Bakës. Është një ndërthurje mes muzikës së jugut dhe asaj të Shqipërisë së mesme, një këngë e realizuar nga Valter Beqo, me tekst të Jorgo Papingjit. Uroj të ketë jetëgjatësi, edhe pse kam besim te publiku im.

– Cili mendon se është thelbi i një kënge të suksesshme?

– Për mendimin tim, nuk ka këngë të këqija, ka këngë që pëlqehen më shumë dhe ka nga ato që pëlqehen më pak. Rol të madh mendoj se luan mënyra e krijimit dhe punimit të tyre. Varet edhe me kë i punon, kjo ka shumë rëndësi.

– Janë më frytdhënëse bashkëpunimet apo të kënduarit si soliste?

Të dyja janë frytdhënëse, por gjithsesi, mendoj se më fytdhënëse janë bashkëpunimet për vetë faktin se bashkërendohen dy stile të të kënduarit në një dhe realizohet gjithmonë diçka e bukur.

– A ka marrë Erisa gjithmonë nga publiku atë që ka synuar?

– Them se po, kam marrë duartrokitje, kam marrë përshëndetje, kam marrë falënderime dhe urime. E çfarë mund të dua unë nga publiku im që e dua shumë dhe që e falënderoj për gjithçka?

– Erisa, ti këndon edhe në klubet me muzikë live. Ku ndryshon të kënduarit në një skenë të vërtetë, nga të këndurit në një skenë të improvizuar?

– Unë mendoj se nuk ka ndonjë ndryshim të madh. Emocioni është i njëjtë në të dyja rastet sepse ke të bësh me publik dhe duhet ta kënaqësh e ta gëzosh. I vetmi ndryshim është se kur këndon në një skenë të vërtetë, ke të bësh me një publik më të madh në numër. Emocionet dhe duartrokitjet e tyre janë të njëjta, kudo qofshin.

– Çfarë emocioni të shkakton kënga?

– Është një emocion i papërshkrueshëm dhe që sinqerisht, nuk mund ta shpreh me fjalë, sepse nuk i gjej dot. Kënga është e pandarë nga jeta ime dhe si të tillë e shoh përgjithmonë.

– Çfarë roli luan bashkëshorti në karrierën tënde?

– Është një mbështetje e madhe në karrierën time sepse më ndihmon për gjithçka.

– Do të të shohim në një tjetër bashkëpunim apo tashmë do këndosh si soliste?

– Kam në plan të realizoj edhe këngë solo, edhe bashkëpunime. Shpresoj të realizoj këngë të bukura që të mbahen mend gjatë nga publiku, sepse ai është vlerësuesi i vërtetë i punës së një këngëtari.

– Marrëdhëniet më të mira Erisa i ka me familjen, me bashkëshortin, me shoqërinë apo me të gjithë?

– Unë jam njeri që përshtatem dhe i kam marrëdhëniet e mira me të gjithë. Familjen e kam të shtrenjtë dhe të shenjtë e nuk ka mundësi t’i kem marrëdhëniet e këqija. Shoqëria mund të flasë vetë se si i kam unë marrdhëniet me ta, edhe pse duhet të them se kam një shoqëri të mrekullueshme që e dua shumë. Me bashkëshortin përshtatem 100%, është shpirti im binjak dhe me të ndihem jashtëzakonisht mirë.

– Tashmë, je një person publik. Të bezdis ky fakt apo ndihesh e vlerësuar?

– Jo, në mënyrë absolute nuk më bezdis, përkundrazi, më bën të ndihem mirë sepse më kënaqin pa masë komplimentet dhe përgëzimet që më bëjnë për këngët, për veshjet skenike, për gjithçka. Nuk ka mundësi të më bezdisë diçka për të cilën unë jam munduar dhe kam punuar për ta arritur.

– A të tremb konkurrenca?

– Nuk ka arsye sepse unë nuk konkurroj njeri, përkundrazi, dua që aftësitë dhe talentin tim t’i ndaj me të tjerët dhe të marr vlerësime apo kritika prej tyre.

– Çfarë të tremb?

– Nuk di ta them… Nuk më tremb asgjë!

– Erisa, ti ke vite që këndon. Çfarë ka ndryshuar dhe çfarë ka mbetur e njëjtë gjatë këtyre viteve?

– Ah, është e vërtetë që unë kam vite që këndoj. Sot kam më shumë këngë dhe më shumë klipe, kam arritur goxha në karrierën time. Nuk ka ndryshuar përkushtimi im ndaj këngës dhe dashuria e madhe dhe e pashtershme për muzikën që këndoj.

– A je ndier ndonjëherë e tradhtuar?

– Jo, nuk jam ndier kurrë e tradhtuar dhe nuk e di se si do të reagoja nëse do të zbuloja se jam tradhtuar. Kjo nuk është e thënë vetëm në dashuri, por edhe në shoqëri sepse unë jam shumë e drejtë dhe do të doja që të gjithë të silleshin ashtu si sillem unë, pa tradhtira në mes.

– Një ëndërr që tashmë është bërë realitet…

– Të qenit pjesë e muzikës. Ka qenë një ëndërr që sot është bërë vërtet realitet, në saje të punës time të përkushtuar, dashurisë për muzikën dhe përkrahjes së publikut. Faleminderit që ma bënë ëndrrën realitet.

– A ka hatërmbetje dhe mërira mes këngëtarëve?

– Asgjë nuk është perfekte, por unë kam marrëdhënie shumë të mira me kolegët e mi dhe nuk kam pasur ndonjëherë përplasje në profesion.

– Çfarë të pëlqen dhe çfarë jo në botën e muzikës shqiptare?

– Gjithçka që ka të bëjë me art dhe asgjë që nuk ka të bëjë me të. Muzika është art dhe si e tillë, duhet të vlerësohet për vlerat që ka. Jo të gjithë mund të bëjnë muzikë dhe art. Në Shqipëri, duhet të ketë më shumë organizime dhe evente për muzikën popullore sepse dalëngadalë po venitet dhe kjo nuk është gjë e mirë.

– Dimë që këndon edhe nëpër gëzime familjare… Të pëlqen ta bësh këtë apo e bën më shumë për para?

– Të këndosh në ambiente familjare është tërësisht tjetër gjë dhe është diçka shumë e bukur. Të jesh e pranishme në ditën më të bukur për dy të dashuruar dhe t’u japësh atyre çaste gëzimi nga muzika jote është diçka me të vërtetë e bukur. Është e vërtetë që ka përfitim, por pse jo, çdokush do ta dëshironte që nga puna e tij të kishte edhe përfitime dhe të vlerësohej.

Ku e sheh veten pas 10 vjetësh?

– Këtu ku jam, me familjen time të bukur dhe me shumë më shumë këngë dhe klipe.

– Deri kur do këndosh?

– Derisa të jem gjallë, derisa të kem frymë, sa të jetë jeta do jetë edhe muzika për mua.

– Çfarë ke të pazëvendësueshme?

– Familja është e vetmja gjë e rëndësishme dhe e pazëvendësueshme për mua.

– Çfarë do të ketë në vijim përsa i përket muzikës?

– Këngë, bashkëpunime, klipe të reja, plot surpriza për publikun tim të dashur.

– Çfarë do të bëjë Erisa pasi të mbarojë kjo intervistë?

– Do të të puth ty në faqe (qesh), do t’u uroj të gjithëve gjithçka të lumtur në jetë dhe do të iki, sepse më pret puna ime, muzika ime.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ta marr ilaçin e diabetit?

Next Post

Poezia juaj...

Advertisement