Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

E çnderova dhe i dhashë fund me të!

Unë që po ju shkruaj, jam Beni. Është hera e parë që e bëj publike historinë time, prandaj ju kërkoj ndjesë nëse nuk jam në lartësinë e duhur në mënyrën e të shkruarit apo të treguarit të historisë. Qëllimi im është të ndaj me dikë mëkatin që kam bërë dhe shpresoj që kjo gjë të ma lehtësojë sadopak këtë brengë që po përjetoj. Unë jam nga një qytet i jugut të Shqipërisë dhe jam rritur në një familje me shumë kulturë. Prindërit i kam patur të dy intelektualë dhe m’i kanë mësuar shumë mirë vlerat morale që duhet të ketë një person. Jua them këtë sepse nuk dua që ju të krijoni mendimin se unë jam një djalë me nivel të ulët dhe rrugaç, por jeta të sjell shumë të papritura dhe ti zgjedh rrugën më të shkurtër për të arritur atje ku do. Ashtu si shumë të tjerë, edhe unë në qytetin tim isha i papunë. Edhe pse isha 30 vjeç, jetoja akoma me të ardhurat e prindërve të mi. Një shoku im i ngushtë e kishte zgjidhur rrugën e jetës së tij duke u martuar në Belgjikë, me një grua më të madhe në moshë vetëm për të bërë dokumentet. Këtë gjë e kishte rregulluar motra e tij, e cila jetonte në atë shtet prej pesëmbëdhjetë vjetësh me familjen e saj. Për t’i rënë shkurt, ai u martua me atë grua dhe siguroi jetën e tij, u bë me dokumente dhe me të drejtë pune në atë shtet. Mbas ndarjes me gruan, me të cilën ai përfitoi shumë gjëra, ai më propozoi që unë të shkoja të jetoja me të në Belgjikë, me mendimin se mos gjeja edhe unë ndonjë rast si ai dhe rregullohesha me dokumente. Ishte muaj nëntor dhe në Bruksel, aty ku jetonte shoku im, organizoheshin ceremoni festive midis shqiptarësh me rastin e shpalljes së pavarësisë. Aty ka filluar edhe historia ime.

Në kohën kur ishim duke marshuar me flamuj në duar, pashë një vajzë që binte shumë në sy. Ajo kishte dalë me shoqet e saj për të festuar, ashtu si edhe unë me shokun tim. Sytë më ngelën tek ajo, sepse ndryshe nga shoqet e saj ishte shumë e shëndoshë, por kjo nuk do të thotë që nuk ishte e bukur, përkundrazi, nga shëndeti i tepërt që kishte, fytyra e saj ngjante si një bebe që është e shëndetshme dhe që ty të pëlqen ta prekësh nga faqet. Mua më bëri shumë përshtypje dhe nuk po ia ndaja sytë. Ajo qeshte me shoqet e saj dhe kjo e bënte akoma më tërheqëse në sytë e mi. Doja të bëja një veprim a një gjest që ajo të paktën të më shikonte dhe unë të kisha mundësi t’i flisja. Duke ecur paralel me to, bëra sikur më ra paketa e cigareve afër këmbëve të saj dhe u përkula që ta merrja. Ajo, e trembur, bëri një hap mbrapa. Unë i kërkova të falur dhe ajo buzëqeshi. Njëra prej shoqeve e tërhoqi nga krahu dhe vazhduan të ecnin. Ajo diçka i pëshpëriti në vesh dhe ajo ktheu kokën. Sytë tanë u ndeshën me njëri-tjetrin dhe të dy buzëqeshëm. Shoku im e kuptoi qëllimin tim dhe më tha:

– Shpresojmë që të jetë me dokumente dhe jo ndonjë si puna jote, që ka ardhur për të gjuajtur.

Advertisement

Unë vura buzën në gaz, por me thënë të drejtën, nuk e kisha mendjen tek ai qëllim që mendoi shoku. Thjesht ajo më pëlqeu, por nuk e di për çfarë. Mbas asaj dite, fytyra e saj si e një bebeje më mbeti në mendje, por unë nuk kisha më mundësi as ta takoja dhe as ta shikoja. Atëherë shokut tim i lindi një mendim:

– Do hapim faqen e Facebook-ut të organizatorit të festës dhe do të shikojmë te miqtë të tij, nëse është edhe ajo aty.

Ashtu bëmë. Aty kishte fansa të pafund ndaj na u desh të shikonim me shumë kujdes. Në një moment, e gjetëm. Zemra sa nuk më plasi nga gëzimi. Nga të dhënat e saj kuptuam se ajo ishte shqiptare nga Maqedonia. Për momentin, vetëm kaq dinim për të. Shoku vazhdonte me fjalët e tij thumbuese:

– E rëndësishme është të jetë me dokumente, të tjerat nuk kanë shumë rëndësi.

Unë përsëri qesha, edhe pse kjo puna e dokumenteve filloi të më bezdiste pak. Pa humbur kohë i shkrova diçka në gjuhën shqipe, me mendimin se edhe ajo duhet të dinte shqip. I thashë: “Të kërkova në qiell, por të gjeta në tokë”.

Prita të merrja ndonjë reagim nga ajo, po asgjë. Atëherë shoku tha se ajo me siguri nuk dinte shqip dhe të njëjtin mesazh ia dërguam në frëngjisht. U bëra i fiksuar mbas Facebook-ut me mendimin se ajo do të më shkruante. Ma mori mendja se ajo nuk donte të përgjigjej për faktin se unë isha shqiptar (e dini ju se çfarë nami kemi ne në Evropë). Atëherë fillova t’i shkruaja asaj çdo gjë për veten time, që nga fëmijëria dhe deri në ditën e sotme. Isha aq i sinqertë për ato që shkruaja saqë i tregova edhe arsyen e vajtjes sime në Belgjikë. I shkrova se me të isha vërtet i sinqertë dhe në momentin që e pashë, imazhi i saj më ngeli në mendje. Këto dhe shumë të tjera si këto, i shkruaja pa fund, por asnjë përgjigje nuk mora. Në një pikë m’u duk vetja si budalla dhe sikur po flisja me veten time, përderisa ajo nuk po më kthente asnjë përgjigje. Atëherë ndalova dhe nuk po i shkrova më, mirëpo kjo ndalesë e krijojë efektin që unë doja. Ajo ishte mësuar me mesazhet e mia dhe nuk e shikonte dot jetën pa ato. Kjo bëri që edhe ajo të reagonte duke më shkruar se shumë shpejt isha dorëzuar. Në fakt, ajo kishte një përzierje të gjuhës kosovare me frëngjishten sepse kishte lindur në Belgjikë dhe unë mezi e kuptoja mënyrën se si ajo shkruante, por thelbi ishte se ajo kishte filluar që të më pëlqente dhe mbas shumë bisedash e lutjesh të mia, vendosi të më takonte. Që të jem i sinqertë me ju, atë takim e kisha menduar pak ndryshe. Fytyra e saj engjëllore si e një bebeje, në bisedën me të, sikur filloi të venitej në mendjen time. Në atë takim ajo m’u duk si një përzierje e femrës me mashkull dhe m’u frenua paksa ai entuziazmi i madh që kisha për ta takuar. Atëherë e mblodha veten dhe i thashë:

– Unë thuajse ta kam treguar gjithë jetën time, edhe qëllimin pse jam këtu. Dua që edhe ti të më flasësh për jetën tënde, njerëzit e tu dhe planet që ke.

Atëherë ajo filloi të fliste me një zë të trashë që gjithnjë e më shumë ma hiqte dëshirën për ta patur në krahët e mi. Më tregoi se ishte njëzetë e shtatë vjeçe, më tha se babanë e kishte shumë fanatik dhe se besonin shumë në fenë myslimane. Ishte vajzë e vetme. Më tha shumë gjëra në atë takim sepse vetëm ajo foli, por me thënë të drejtën shumë pak kuptova. Megjithatë, dy fjalë ia thashë:

– Unë i kam qëllimet serioze dhe dua të martohem me ty. Thuaju edhe prindërve dhe unë bashkë me prindërit e mi vij dhe të kërkoj dorën në shtëpi.

Pak a shumë, këto ishin gjërat kryesore që folëm në atë takim. Unë i tregova shokut mendimet e mia për atë dhe ai më tha:

– Mos e vrit mendjen, se për dokumente mirë është. Pastaj, bëj si bëjnë të tjerët.

Nga fjalët e tij më erdhi edhe mirë, por edhe keq, se më vinte gjynah që unë të martohesha me të vetëm për interesat e mia. Nejse, më e keqja do vinte mbas asaj bisede që ne bëmë. Ajo filloi të më shkruante shumë në Facebook dhe unë gjithashtu. Filluam të dilnim bashkë, por shumë rrallë dhe mbas gjashtë muaj njohjeje, unë i thashë se do të shkoja t’i kërkoja dorën në shtëpi. Ajo kishte biseduar me prindërit e saj dhe i ati (ashtu siç unë e prisja) në mënyrë kategorike nuk donte që unë të isha dhëndrri i tij. Kjo, vetëm nga nami i keq që kemi ne. Duke e njohur dhe vajzën e tij që ishte shumë e shëndoshë, ai gjithnjë e më shumë krijonte përshtypjen se unë e doja për dokumente. Atëherë për t’i mbushur mendjen atij, ua preva biletën prindërve të mi dhe së bashku shkuam në shtëpinë e tyre për të kërkuar dorën e vajzës. Edhe pse prindërit e mi këmbëngulën, ai përsëri nuk pranoi. Ne ikëm të zhgënjyer, por më shumë prindërit, që bënë një rrugë të largët dhe me harxhime. Unë, meqë iu futa kësaj pune, doja që ta çoja deri në fund dhe përsëri këmbëngulëm që t’i mbushej mendja babait të vajzës. Ata, ngaqë ishin shumë fanatikë për femrat, filluan të mos e linin më që të dilte nga shtëpia. Ajo nga ana tjetër më lutej në Facebook të bëja diçka që të bashkoheshim, sepse ajo kishte rënë kokë e këmbë në dashuri me mua. Mbas pesë muajsh u kërkova përsëri prindërve të mi që të vinin dhe ashtu bënë, sepse ata donin që edhe unë të rregullohesha, ngaqë mosha po më kalonte. Edhe herën e dytë të njëjtën përgjigje morëm dhe babi im u mërzit aq shumë saqë tha: “Mos na thirr më për këtë rast”. Mbas kësaj here unë shkova përsëri në shtëpinë e saj edhe katër herë të tjera për të takuar të atin e vajzës. Ai përsëri vazhdonte me të tijën, duke më thënë se “s’kam vajzë për t’u tallur ti, për ta mbajtur aq sa të intereson ty dhe të ma lësh vajzën në derë”.

T’ju them të drejtën, kam qenë aq i duruar sa nuk ka djalë që të durojë aq shumë dhe për çfarë? Po e bënin vajzën sikur e kishin bebe dhe nuk merrte vesh nga jeta. Aty m’u sos durimi, madje edhe kur ika, dorën nuk ua dhashë, por i këputa një të kërcitur derës dhe ika. Atëherë vajza kishte filluar të qante dhe i kishte kërcënuar se do vriste veten nëse nuk e linin të martohej me mua. I ati i saj i kishte kërkuar që unë të shkoja përsëri në shtëpinë e saj me prindërit e mi, por këtë herë më kishte sosur mua durimi dhe as që e çoja në mendje t’i mundoja më prindërit e mi. Dhe për çfarë?! Të ishte ndonjë femër që ia vlente, hallall…

Ajo po kërkonte të më takonte me çdo kusht dhe unë pranova. I dhashë adresën e shtëpisë së shokut ku unë jetoja dhe ajo erdhi aty. Ishim të dy vetëm. Sa hapa derën, m’u hodh në qafë dhe thashë se më mbyti. Gjoksi i saj i madh ishte ngjitur mbas trupit tim dhe duart e saj më kishin rrethuar nga qafa saqë nuk po mund të shkëputesha dot. Atëherë, si mashkull që jam, fillova edhe unë të përfitoja nga rasti duke e puthur në faqe, në buzë, duke u ulur më poshtë në gushën e saj të bardhë prej dëbore. Aty edhe ajo s’po duronte dot më dhe filloi t’i hiqte vetë rrobat një e nga një. Edhe unë po hiqja rrobat e mia dhe të dy u përhumbën në krahët e njëri-tjetrit duke mos menduar më për pasojat. T’ju them të drejtën, në ato momente nuk e kisha më ndjenjën e një dashurie që ka një mashkull për një femër, por ndjenjën e inatit që familja e saj kishte lozur me mua, ndaj më erdhi rasti në dorë dhe e shfrytëzova atë vajzë deri në maksimum, duke u hequr i dashuruar me të dhe duke e çnderuar. Kuptohet, për të unë isha mashkulli i parë dhe ajo nga ai moment, mendoi se kishte kapur qiellin me dorë, por nervat e mia ishin lodhur aq shumë saqë mbas atij momenti të zjarrtë që kalova me të, i dhashë fund asaj historie. Vetëm një mesazh të fundit i shkrova në Facebook:

“Më vjen keq që historia jonë u mbyll në këtë mënyrë, ama fajtori nuk jam unë po babai juaj. Unë sot po kthehem në vendlindje me një barrë të rëndë në shpirt, me barrën e mëkatit kundrejt një vajze të ndershme. Edhe pse nuk ishte ky qëllimi im, rrethanat dhe kushtet që ju më caktuat më çuan të bëja një veprim të padëshiruar për moralin tim”.

Mbas kësaj historie unë u ktheva në Shqipëri, me brengën e fajit që vetëm një djalë që i kanë thyer krenarinë e kupton. Tashmë, në shpirtin tim rëndon një brengë e madhe, mëkati që bëra me një vajzë të pafajshme, që sot nuk e di se si i ka shkuar fati.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Vasilopita është ëmbëlsira ku grekët fusin edhe lekun dhe e përgatitin për ta ngrënë më 1 janar

Next Post

Kida: Me dy të dashurit e mi…

Advertisement