Pilari e pyet Sezarin në sy të avokatëve se ku i gjeti paratë me të cilat do t’i blejë shtëpinë Alinës, ndërkohë që pasuria e tij është ende e ngrirë në procesin e divorcit. Pilari mendon se Paloma po bashkëpunon me të atin, ndaj i kërkon asaj të ikë nga shtëpia e saj dhe të mos kthehet më, pasi në fund të fundit, nuk është vajza e saj, por e dashnores së Sezarit…
Natashës nuk i intereson pasuria
Lidia i tregon vajzës së saj se pasi lindi, i ati e dërgoi të rritej në një familje të re, ku të mos i mungonte asgjë dhe se tashmë, si vajzë biologjike e babait të Nikolës, asaj i takon e gjithë trashëgimia. Natasha e kupton se qëllimi i së ëmës është të hakmerret ndaj Talesit e Lejlës dhe i thotë se nuk i interesojnë paratë, por vetëm të dijë nëse ajo e do vërtet si bijën e saj. Lidia i kërkon të falur dhe i thotë se shpreson që një ditë ajo ta kuptojë se sa e do.
Alina çon tezen e saj në shtëpinë që ka blerë Sezari për të, në mënyrë që të vazhdojnë me planin e tyre të hakmarrjes. Me kalimin e kohës, Xhina nis të bjerë në dashuri me drejtorin e ri të spitalit San Magno, ndërsa Amarilisi vazhdon të nxisë Eronin që të lërë Nikolasin e të shkojë të jetojë me të e me fëmijën.
Atilio shkon te Sezari për të rinisur punë, por Sezari i thotë se nuk mund… (Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)