Alina e bind Sezarin se ajo nuk dëshiron para prej tij dhe se e vetmja gjë për të cilën po mendon, është e ardhmja e fëmijës së tyre. Sezari bisedon me avokatin e tij për të mësuar se si mund të divorcohet nga Pilari, pa e humbur pasurinë e tij. Sipas Heronit, opsioni më i mirë është që ai të arrijë një marrëveshje miqësore me Pilarin, në mënyrë që të mos përballen me një proces disavjeçar divorci…
Feliksi bëhet gati të qëllojë të atin
Ndërkohë, Pilari i thotë avokates së saj se dëshiron të marrë gjithçka që i përket Sezarit, nëse është e mundur, pasi ky do të jetë për të një dëmshpërblim moral. Për të është shumë e vështirë të ndahet pas kaq vitesh martesë, nga burri që ende e dashuron.
Nikolasi është mërzitur shumë me Heronin, i cili ka hequr dorë prej tij, vetëm për një rrogë më të mirë. Amarilisi i kërkon që të qetësohet dhe i thotë se do të gjejë ajo një mënyrë për ta zgjidhur këtë problem.
Alina përpiqet të afrohet me Luteron, por ai i thotë se kurrë nuk do të miqësohet me një piranjë si ajo. Alina e siguron se shumë shpejt, ajo do të jetë pronarja e spitalit dhe se do t’ia bëjë punën ferr.
Sezari kthehet në shtëpi për të folur me Pilarin, por Feliksi nuk e lë të futet dhe për herë të parë përballet me egërsi me të atin, i gatshëm edhe ta qëllojë atë.
Brunoja e gjen Palomën të përqafuar me Nidon
Feliksi i jep para Nidos për të udhëtuar drejt Amerikës. Për herë të parë, Nidoja ka dëshirë të fitojë dhe të bëhet një njeri më i mirë, për t’i dhënë Paulinës gjithçka për të cilën ajo ka nevojë. Ai vjen te Paloma, ndërkohë që ajo po provon fustanin e nusërisë, pasi dëshiron ta përqafojë të bijën, para se të niset.
Brunoja e gjen Palomën të përqafuar me Nidon dhe … (Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)