Feliksi habitet kur shikon Palomën në seancën e parë të divorcit të prindërve, në krah të të atit. Sezari i shpjegon se ashtu siç ka ardhur ai përkrah së ëmës, ai vendosi të merrte me vete Palomën. Seanca shndërrohet në një skenë xhelozie dhe grindjesh mes të katërve…
Pilari i kthehet kundër Palomës
Pilari deklaron se ajo kërkon gjysmën e spitalit dhe pjesën më të madhe të pasurisë së Sezarit, ndaj seanca përfundon pa arritur në një marrëveshje. Pilari i kthehet kundër Palomës, duke e akuzuar se i ka dalë në në krah të atit, me qëllimin për të përfituar prej tij. Pilari, gjithashtu pranon se ka arsye që e do Feliksin më shumë se atë. Paloma del e zemëruar nga shtëpia.
Amarilisi i thotë Eronit se e mbajti atë fëmijë sepse e do dhe dëshiron të qëndrojë me të. Ai e pranon se që nga momenti kur është lidhur me Nikon, nuk ka ndier tërheqje më të madhe se ajo që po ndjen tani për Amarilisin, por se nuk do që t’i japë fund lidhjes së tij. Amarilisi i thotë se nuk po i kërkon që ai të heqë dorë nga Nikoja, por që t’i japë edhe asaj pak dashuri.
Nidoja takohet me Feliksin dhe i tregon të ardhurat që ka marrë nga shitja e pikturave të tij. Ai i kërkon Feliksit ta ndihmojë për t’ia marrë Paulinën Palomës. Feliksi e këshillon ta fitojë Paulinën pak nga pak, duke i bërë dhurata. Nidoja shkon në shkollën e Paulinës, e cila trembet se mos ai ka ardhur ta rrëmbejë sërish, por ai e qetëson dhe i thotë se ka ardhur vetëm ta takojë sepse e ka marrë malli për të. Ai i dhuron një tablet dhe i kërkon ta lejojë që të takohen sërish.
Feliksi i kërkon Pilarit të tregohet e kujdesshme në procesin e divorcit, pasi i ati po përpiqet ta vjedhë dhe ta lërë pa asgjë, gjë që e bën Pilarin të ndihet shumë e pasigurt. Ajo i thotë se nuk di se si të zbulojë se cilat janë qëllimet e Sezarit, por Feliksi e këshillon që për këtë të përdorë Palomën.
Pilari thërritet në një takim me të gjithë trashëgimtarët e Nikolës. Aty mëson se testamenti mund të humbasë vlefshmërinë. Talesi dhe kryesisht Lejla shpërthejnë… (Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)