Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Dashuri dhe urrejtje…

 

Nëse çdo yll në qiell ndriçon për dikë në tokë, atëherë do të doja që unë të jem ylli yt. Nëse çdo lumë e ka qëllim detin, atëherë do të doja që unë të jem deti yt. Nëse çdo fjollë bore qëllim e ka majën e malit, do të doja që unë të jem mali yt dhe nëse çdo dashuri e ka qëllim zemrën, do të doja që unë të jem zemra jote. Edhe nese vdes te lutem mos mbaj zi se edhe guret e malit e dine qe vdekja me eredhi nga Ti. Sa kohe u be qe s’shoh syte e tu dhe prape i perfytyroj. Sa kohe u bë që nuk puth buzet e tua, dhe prapë e ndjej ngrohtësinë e tyre. Sa kohe u bë qe nuk perkedhel më trupin tënd dhe prape e ndiej aty ne trupin tim. Dua te te shoh perseri, po jane vec lutje te kota pa gram shprese, se fati deshi që të ishim larg. E kjo largesi na beri te kuptonim sesa e donim njëri-tjetrin. S’na mbetet gjë tjetër vecse…të pres. T.

Dashuri te urrej. Urrej qe rastisa një here te te takoja dhe me genjeve qe heren e pare. Nuk prite dot te genjeje tek e dyta ose e treta por tek e para qe kur te te urreja te te urreja me gjithe shpirt, c’them edhe unë. Urrej dashurine qe nuk egziston por qe e bejme ne te egzistoje me zor, urrej faktin qe gjithnjë vret, urrej qe kam qënë mbreme pa gjume gjithe natën per fajin tend o dashuri, urrej qe qava gjithe diten e dites sot per ty, dhe urrej qe mbaroj me kaq dhe që e bere zemren time që të mos besoje më. Me falni per gjithe kete urrejtje por sa jam ndare nga njeri që mendoja se doja. A.

Advertisement

Ah zemër, sa do doja për një çast të vetëm të shembja murin e ftohtësisë që na ndan dhe të rendja drejt teje si një i burgosur që liria i fali rilindjen shpirtërore. Sa do doja për një moment të thyeja të tashmen që na vrau dhe me copëzat e saj të ndërtoja një realitet ku ne të ishim të vetmit ëndrrimtar, larg të gjithëve pranë gjithçkaje. Sa do doja të mbyllja sytë dhe në vështrimin e parë drejt pafundësisë të më shfaqesh ti, përjetësia ime. Ah zemër, sa do doja në këtë natë të të thërrisja zemër duke të parë në sy, do të doja.. nata është shumë e gjatë. E njihja dashurinë thjeshtë si një përrallë që e tregonte gjyshja shumë rrallë. E njihja dashurinë thjeshtë me fjalë, se njihja me vepra por thjeshtë si ideal, se njihja unë trishtimin se njihja unë vetminë, as atë të luleve dashurinë. Por befas erdhe ti si shi në shkretëtirë, dhe mua më zgjove ndjenjat e rinisë. Tani se njoh më thjeshtë si ideal, por si një dhuratë të bukur të cilin ti ma ke falë… Adriana.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

“Ardhmëria” në Londër festoi pavarësinë e Kosovës

Next Post

Isha sëmurë

Advertisement