Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Buka e majmunit

Quhet kështu një lloj buke e bërë me toptha brumi pice, të cilën mund ta bësh të ëmbël, apo të kripur, në varësi të gjërave me të cilat e shoqëron (djathë, Nutella, etj). Ne po ju japim këtu versionin e kripur, me djathë kaçkavall.

 

Për brumin e picave

Advertisement

500 gramë miell

7 gramë maja e thatë

1 lugë kafeje kripë

1 lugë kafeje sheqer

4 lugë supe vaj ulliri

250 ml ujë

 

Për garniturën

75 gramë gjalpë i shkrirë

100 gramë kaçkavall i grirë

4 lugë pesto gjenoveze (me borzilok)

 

Përgatitja

Treteni majanë në ujë të vakët me një lugë çaji sheqer dhe lëreni të veprojë afro 10 minuta. Përzieni miellin me kripën e vajin dhe shtoni aty ujin me majanë, duke e punuar brumin derisa të bëhet elastik. Lëreni brumin të vijë afro 1 orë, ose sa të dyfishojë vëllimin dhe më pas bëni me të 40 toptha, të cilat i kaloni në gjalpin e shkrirë dhe në kaçkavall. Shtroni një shtresë me toptha në një tepsi të thellë sa të mbushet fundi, spërkateni me 2 lugë pesto dhe më pas bëni edhe një shtresë tjetër. Sipër hedhim parmixhianon e peston e mbetur dhe e vëmë në furrë, në 180 gradë celsius.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Shtëpia prej keku e Hansit dhe Gretës ekziston vërtet

Next Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Advertisement