Kushi, Aleku dhe Tamana argëtohen së bashku duke hapur dhuratat që ka marrë Kushi në ditëlindjen e saj. Vasundra dyshon në dashurinë që shfaq Anmoli ndaj familjes Raxhvanxh, ndonëse Indraxhiti përpiqet ta bindë se gjithçka e shfaqur nga ai është e vërtetë. Anmoli dhe Ragni dëgjojnë zhurma jashtë dhe dalin të shikojnë se çfarë po ndodh…
Vasundra e mbyll Alekun në dhomë
Kur dalin jashtë, Anmoli dhe Ragni shohin të tmerruar Kushin, Alekun dhe Tamanën duke luajtur me balonë në tarracë. Të tmerruar se do të bien poshtë ata nuk dinë ç’të bëjnë, por Anmoli ngjitet dhe arrin t’i shpëtojë dy vajzat. Më pas, Anmoli ngjitet për të marrë Alekun, i cili është i pandërgjegjshëm për rrezikun që i kanoset. Kur Anmoli e sjell Alekun poshtë, Vasundra i bërtet dhe e qëllon atë me shpullë. Ragni i del përpara dhe përpiqet ta qetësojë. Vasundra e mbyll Alekun në një dhomë dhe Ragni nuk di ç’të bëjë kundër këtij vendimi. Edhe Indraxhiti është kundër, por tashmë Vasundra e ka vendosur dhe e mbyll Alekun në dhomë. Kushi, Tamana dhe Anmoli kalojnë momente të bukura të bashku.
Anmoli përpiqet të qetësojë Ragnin e shqetësuar në lidhje me mirëqenien e fëmijëve të saj. Kushi shkon të takojë Alekun në dhomën e mbyllur. Tamana i tregon në telefon Koshalias se çfarë ka ndodhur në shtëpinë e tyre. Prakashi bashkë me Koshalian tremben kur mësojnë në lidhje me incidentin e ndodhur dhe me faktin që Vasundra ka qëlluar Alekun. Kushi i ankohet Anmolit në lidhje me Alekun dhe ai e nxjerr Alekun nga dhoma, duke e justifikuar veprimin e tij para Vasundrës. Kushi lumturohet kur shikon Alekun.
Vasundra i del kundër Gunit
Prakashi dhe Koshalia vijnë në shtëpinë Raxhvanxh. Prakashi përpiqet të ngushëllojë Vasundrën. Ragni i shpreh Anmolit simpatinë e saj. Ky i fundit shkon në aeroport për të sjellë Gunin dhe… (Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)