Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A mund të ngre padi ndaj punëdhënësit?

– Përshëndetje avokat, jam Shpëtimi nga Tirana! Në janar të vitit 2013 kam qenë i punësuar pranë ALUIZNI-t Tiranë, ku kam punuar me përkushtim dhe profesionalizëm. Deri në muajin tetor 2013, çdo 3 muaj kam nënshkruar kontratë pune me punëdhënësin. Krejt papritur, pa patur asnjë suprimim të vendit të punës dhe pa më dhënë asnjë vërejtje për punën e kryer, më larguan nga vendi i punës dhe kanë punësuar dikë tjetër. A mund të ngre padi ndaj punëdhënësit edhe pse më kanë hequr nga puna në tetor 2013? Sa është mundësia që të fitoj, nëse e kërkoj të drejtën time në gjykatë?

Av. Alban Duraj, “Duraj Lavv Firm”, email: info@durajlavv.com, Tel. ++35544532512: –  Zoti Shpëtim, ligji bazë që rregullon një marrëdhënie pune është kodi i punës i Republikës së Shqipërisë, në bazë të të cilit hartohet kontrata e punës. Kjo është një marrëveshje ndërmjet punëmarrësit dhe punëdhënësit, që rregullon marrëdhëniet e punës dhe përmban të drejtat e detyrimet e palëve. Në kontratën e punës punëmarrësi merr përsipër të ofrojë punën ose shërbimin e vet për një periudhë të caktuar ose të pacaktuar kohe, në kuadër të organizimit dhe të urdhërave të një personi tjetër, të quajtur punëdhënës, i cili merr përsipër të paguajë një shpërblim. Kontrata e punës mund të lidhet dhe ndryshohet me gojë ose me shkrim, por vetëm në marrëveshje midis palëve. Çdo ndryshim i kontratës së shkruar, në dëm të punëmarrësit, duhet të përfundohet me shkrim. Kontrata e punës quhet e lidhur kur punëdhënësi pranon kryerjen e punës për një kohë të caktuar ose të pacaktuar, në kuadrin e organizimit dhe nën urdhërat e tij, vetëm kundrejt pagesës. Kontrata e punës lidhet: a. për një kohëzgjatje të pacaktuar; b. për një kohëzgjatje të caktuar. Si rregull, kontrata e punës lidhet për një periudhë të pacaktuar. Lidhja e kontratës së punës për një periudhë të caktuar duhet të justifikohet me arsye objektive, që lidhen me natyrën e përkohshme të detyrës, në të cilën punëmarrësi do të punësohet. Nëse kohëzgjatja nuk përcaktohet me saktësi nga palët gjatë lidhjes së kontratës, ajo trajtohet si kontratë me periudhë të pacaktuar.

– Kontrata me kohëzgjatje të pacaktuar përfundon kur zgjidhet nga njëra palë dhe ka përfunduar afati i njoftimit. Konsiderohen si kohë prove 3 muajt e parë të punës, me përjashtim të rasteve kur palët kanë lidhur një kontratë për kryerjen e së njëjtës punë. 2. Koha e provës mund të reduktohet ose hiqet me marrëveshje me shkrim ose me kontratë kolektive. Gjatë kohës së marrjes në provë, secila nga palët mund të zgjidhë kontratën duke ia njoftuar vendimin e saj palës tjetër të paktën 5 ditë përpara. Kur njëra nga palët e zgjidh kontratën pa respektuar afatin e njoftimit, zgjidhja trajtohet si zgjidhje e kontratës me efekt të menjëhershëm.

Advertisement

Kontrata me afat të caktuar përfundon në fund të kohës së parashikuar, pa zgjidhje paraprake. Kur, mbas përfundimit të afatit të caktuar, kontrata zgjatet në heshtje tej këtij afati, ajo konsiderohet si kontratë me afat të pacaktuar. Palët parashikojnë me shkrim një periudhë prove jo më shumë se tre muaj. Nuk mund të parashikohet periudhë prove, kur ndërmjet palëve ka qenë lidhur një kontratë pune, e cila kishte si objekt kryerjen e së njëjtës punë. Afati i njoftimit gjatë kohës së provës është 5 ditë. Nëse kontrata nuk shfuqizohet gjatë kohës së provës, kjo përfshihet në kohëzgjatjen e kontratës me afat të caktuar. Kur ndërmjet palëve kanë qenë lidhur disa kontrata të njëpasnjëshme me afat të caktuar, për jo më pak se tre vjet, mosripërtëritja e kontratës së fundit nga punëdhënësi vlerësohet si zgjidhje e kontratës me afat të pacaktuar. Kur kontrata lidhet për më shumë se 3 deri në 5 vjet, ajo mund të zgjidhet nga punëmarrësi pas 3 vjetësh. Në këtë rast, afati i njoftimit është 2 muaj dhe zgjatet deri në fund të muajit të dytë. Kur kontrata lidhet për më shumë se 5 vjet, ajo mund të zgjidhet nga punëmarrësi pas 5 vjetësh. Në këtë rast, afati i njoftimit është 3 muaj dhe zgjatet deri në fund të muajit të tretë. Në përfundim të marrëdhënieve të punës që kanë zgjatur jo më pak se tre vjet, punëmarrësi përfiton shpërblim për vjetërsinë si në rastin e zgjidhjes së kontratës me afat të pacaktuar nga punëdhënësi.

Zoti Shpëtim, periudha e punës është 3 muaj dhe nuk mund të nënshkruhen kontrata të tjera 3 mujore duke u konsideruar si periudhë prove, pasi do të konsiderohet kontratë pune me afat të caktuar. Në këto rrethana, punëdhënësi juaj nuk ka respektuar procedurën dhe afatin për zgjidhjen e marrëdhënies së punës. Afati i njoftimit është jo më pak se 1 muaj kur punëmarrësi ka kryer më shumë se gjashtë muaj pune. Kur njëra nga palët e zgjidh kontratën pa respektuar afatin e njoftimit, zgjidhja trajtohet si zgjidhje e kontratës me efekt të menjëhershëm. Gjithashtu edhe procedurën për të zgjidhur marrëdhënien e punës nuk është kryer nga punëdhënësi. Pra, ju përfitoni si dëmshpërblim 2 muaj pagë për mosrespektim të procedurës së njoftimit, 1 muaj pagë dëmshpëbrlim për mosrespektim të afatit të njoftimit dhe deri në 12 paga mujore dëmshpërblim për zgjidhjen e marrëdhënies së punës në mënyrë të menjëhershme dhe të pajustifikuar. 2. Afati për të ngritur padi e gjen përgjigjen në nenin 203 të Kodit të Punës i cili përcakton se: Afati i parashkrimit për të drejtat e punëmarrësit kundrejt punëdhënësit dhe të punëdhënësit kundrejt punëmarrësit është 3 vjet. Ky afat fillon nga data e lindjes së të drejtës. Jeni i mirëpritur pranë Studio Ligjore “Duraj” për të kryer të gjitha procedurat ligjore dhe përfaqësimin në gjykatë për këtë çështje.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si llogaritet pensioni?

Next Post

Seks me një të panjohur

Advertisement