E dimë që është e vështirë të gjeni shpirtin tuaj binjak. Edhe burrat, njësoj si ju mendojnë, bile ata urrejnë 5 kategori të caktuara grash, gjë që do të thotë se pakësohen mundësitë për të gjetur gruan e ëndrrave të tyre. Lexoni më poshtë se cilin tip grash nuk duan ta kenë pranë ata…
- Gruan-shefe
Një grua të suksesshme dhe me vullnet, që është sa e pavarur, aq edhe ambicioze, burrat e kanë frikë. Fakti që ajo është shumë luftarake dhe dinamike, e bën seksin e kundërt të mendojë se mes tyre po fillon një lidhje profesionale dhe jo romantike.
- Gruan pa personalitet
Është e vështirë që ata të joshen nga dikush që i kursen energjitë e veta dhe rrallë ka opinionin e saj për diçka. Është e vështirë për një burrë të lidhet me një vajzë të tillë.
- Gruan jo femërore
Nuk është vetëm stili i saj shumë sportiv, është më shumë fakti se feminiliteti i saj ka humbur ndërmjet futbollit, birrës dhe anekdodave.
- Princeshat e tipit të Paris Hiltonit
Kjo lloj gruaje ka shumë kërkesa; i pëlqen luksi, lulet dhe diamantet. Askush nuk mund t’i bëjë ballë asaj. Princeshës i pëlqen edhe që partneri i saj të ketë orë, rroba e makinë të shtrenjtë dhe sigurisht, kështu krijon përshtypjen e një gruaje shumë sipërfaqësore.
- Gruaja që do të lidhet seriozisht, por shpejt e shpejt
Kjo lloj vajze do ta provojë njëherë partnerin e saj për të parë sa i përshtatshëm është për lidhjen dhe për të krijuar familje (gjë që i tremb burrat). Fakt është se do të martohet shpejt dhe kjo e bën të sillet në mënyrë të pazakontë, nganjëherë të çmendur.