Shi metoritesh, eklips Hëne dhe Dielli. Adhuruesit e astronomisë do ta kenë plot axhendën e tyre këtë vit…
9 mars: Eklipsi i plotë i Diellit
Një eklips i plotë i Diellit ndodh kur Hëna mbulon krejtësisht Diellin, duke errësuar Tokën dhe njëkohësisht, duke treguar kurorën diellore. Për fat të keq, një fenomen i tillë i rëndësishëm do të jetë i dukshëm vetëm në Indonezi dhe në Oqeanin Paqësor. Një eklips tjetër që do të shihet kësaj radhe në SHBA, ndodh më 17 gusht 2017.
6-7 maj: Shi meteoritësh Eta Aquaridis
Ky shi meteoritësh e ka marrë emrin nga ylli më i ndritshëm i galaktikës sonë dhe krijohet nga mbeturinat e kometës Hallej. Hëna e re e 6 majit do ta bëjë më të dukshëm këtë fenomen, ndërsa ora më e mirë për ta vrojtuar është herët në mëngjes, para se të lindë dielli.
9 maj: Kalimi i Mërkurit
Mërkuri, një nga planetët më “diskretë” të Sistemit tonë Diellor do të bëjë një kalim të rrallë mes Tokës dhe Diellit. Kalimi tjetër do të jetë në vitin 2019 dhe pastaj, përsëri pas vitit 2039. Ai do të dallohet më mirë nga brigjet lindore të Amerikës.
22 maj: Marsi në pozicionin kundër
Planeti i dytë më i vogël i sistemit tonë do t’u bëjë një dhuratë të veçantë adhuruesve të astronomisë. Ai do t’i qëndrojë Tokës më afër se kurrë, më 22 maj. Marsi do të jetë i dukshëm në yjësinë e Akrepit gjatë pjesës më të madhe të natës.
3 qershor: Saturni në pozicionin kundër
Ky planet me unaza do të shfaqet më i ndritshëm sivjet, falë Diellit që do ta ndriçojë, ndërkohë që ndodhet në pozicionin kundër. Do të jetë më i dukshëm nga yjësia e Ofiukos.
4 korrik: Anija kozmike Juno arrin në Jupiter
Më 5 gusht 2011, Nasa lançoi anijen e dytë kozmike të programit Nevv Frontiers. Pas pothuajse 5 vjetëve, ajo pritet të arrijë Jupiterin.
12, 13 gusht: Rënia masive e yjeve “Perside”
Ky shi metoritësh u quajt kështu nga yjësia Perseas dhe u krijua nga mbeturinat e kometës Svvift-Tuttle. Ora më e përshtatshme për të vënë re këtë fenomen të ndritshëm astronomik është para se të lindë dielli.
27 gusht: Afrimi i Afërditës me Jupiterin
Dy nga planetët më të ndritshëm, Afërdita dhe Jupiteri do të afrohen përsëri këtë vit, sepse ekspertët presin që të rrotullohen në drejtim të njëri-tjetrit me 0.06 gradë. Vrojtuesit do të mund ta shijojnë këtë fenomen astronomik pas perëndimit të diellit, në anën e qiellit ku ai ka perënduar.
1 shtator: Eklipsi në formë unaze i Diellit
Eklipsi në formë unaze i Diellit, i njohur edhe me emrin Unaza e Zjarrtë, ngjan shumë me eklipsin e plotë. Në këtë rast, Hëna, për shkak të distancës së saj nga Toka, do ta mbulojë Diellin vetëm pjesërisht.
16 shtator: Eklipsi jo i plotë i Hënës
Ky lloj eklipsi ndodh kur Hëna kalon në skaj të hijes së Tokës dhe njihet edhe me emrin gjysmëdritë. Pamjen më të mirë do ta kenë vrojtuesit e Evropës lindore, Afrikës Lindore, Azisë dhe Australisë.
15 tetor: Urani në pozicionin kundër
Kur Urani është në pozicionin kundër, ai i afrohet Tokës, duke bërë të mundur që të shihet më lehtë, sepse ndriçohet më shumë nga Dielli. Ai do të duket më shumë nga yjësia e Peshqve.
21, 22 tetor: Shi meteoritësh “Orionidet”
Ky shi meteoritësh është krijuar nga mbeturinat e kometës Hallei dhe vihet re çdo tetor. Koha më e mirë për ta vrojtuar është nga mesnata deri në perëndim të diellit.
13, 14 dhjetor: Shi meteoritesh “Binjakët”
Ky është shiu i meteoritëve më i shndritshëm i vitit dhe ndodh kur Hëna është e plotë. Ndryshe nga shirat e zakonshme të meteoriteve, ky do të shoqërohet me një asteroid, Faeton 3200, që bën një rrotullim rreth Diellit në afro çdo 1.4 vjet.