Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

10 rregulla të martesës, që NUK duhet t’i zbatoni!

Nuk kemi pse ta gënjejmë veten; martesa është diçka e vështirë. Nëse ju duket e vështirë të gjeni njeriun e duhur, imagjinoni si do t’ju duket ta kaloni gjithë jetën përkrah një njeriu! Rregullat e një martese (përveç atyre që lexon prifti në kishë), janë të shumta dhe ndërkombëtare. Nuk ndodh rrallë në jetën e një çifti që të dy bashkëshortët të ndjejnë se rregullat dhe ndalimet janë më të shumta sesa kënaqësitë. Për të evituar rënien në një kurth të tillë, që zakonisht përcaktohet nga prindërit (e të dyja palëve) me perceptime të tjera për martesën (e kohërave të shkuara), fillojeni martesën duke mos zbatuar rregullat që nuk janë të domosdoshme dhe do të shihni se si gjërat do të shkojnë në mënyrë më harmonike. Kështu, për shembull, nuk ia vlen ta detyroni partnerin të bëni sauna bashkë çdo të shtunë në darkë, apo partneren të shohë futboll me ju çdo të dielë. Ja, disa rregulla të martesës që nuk është nevoja t’i zbatoni…

 

  1. “Mos shkoni në shtrat të nevrikosur”

Kjo është e lehtë të thuhet, por e vështirë ta bësh dhe më mirë, as të mos përpiqesh. Pa dyshim, nuk është mirë të flesh me nerva, pavarësisht nëse je i martuar apo jo, por nuk është mirë as të përpiqeni të zgjidhni mosmarrëveshjet tuaja me partnerin/en ndërkohë që jeni të lodhur që të dy. Gjumi do t’ju çlodhë dhe do të zgjoheni me humor të ndryshuar, zakonisht më pozitiv, për të zgjidhur problemet që ju ndajnë.

Advertisement

 

  1. “Të jeni gjithmonë të sinqertë”

Sinqeriteti është një koncept i mbivlerësuar, kur për hir të tij sakrifikohen ndjenjat e dikujt. Më saktë, ne nuk po ju këshillojmë të gënjeni, por të evitoni të treguarit e disa gjërave që nuk i shërbejnë lidhjes. Kështu, për shembull, mund të mos tregoheni të sinqertë për lidhjet e vjetra, që mund të sjellin krahasime të padëshiruara e zhgënjime dhe që nuk e lënë martesën të bëjë përpara.

 

  1. “Bëjini gjithmonë pushimet bashkë”

Rregullimi i ekskluzivitetit të pushimeve nuk është vetëm i parealizueshëm në shumë raste, por edhe i dëmshëm për lidhjen. Nevoja e dy bashkëshortëve për të kaluar kohë së bashku është e çmuar dhe krijon probleme kur nuk ekziston. Por, nëse njëri do të shkojë në mal dhe tjetri në det, njëri do spa dhe tjetri kamping, më mirë të shkoni secili disa ditë më vete aty ku dëshironi, mbase me ndonjë shok/shoqe, sesa të grindeni dhe të ndaheni në mes të pushimeve. Më vonë pastaj do të ndjeheni të kënaqur të bëni pushime të përbashkëta.

 

  1. “Zënkat të çojnë drejt e në divorc”

Nuk është e vështirë të imagjinohen pasojat shkatërrimtare që ka te një lidhje moszgjidhja e tensioneve. Këto të fundit ekzistojnë e do të ekzistojnë gjithmonë dhe, kur grumbullohen brenda nesh, na bëjnë keq jo vetëm neve, por edhe lidhjes sonë. Gjeni një mënyrë për të zgjidhur diferencat që keni, pa dalë nga kontrolli i situatës, pa thyer gota e pjata, por gjithmonë kujtohuni t’i zgjidhni!

 

  1. “Fëmijët kanë gjithmonë prioritetin”

Ndodh shpesh te çiftet e reja ta vënë lidhjen e tyre në vend të dytë, për hir të fëmijëve, duke harruar rëndësinë e një lidhjeje të shëndetshme, jo vetëm për ata, por edhe për vetë fëmijët. Fëmijët nuk do të pësojnë gjë, as nuk do të ndjehen të braktisur, nëse i kushtoni pak kohë edhe lidhjes suaj, duke bërë gjëra që ju zbavisin. Mos harroni se është e rëndësishme që fëmijët ta ndjejnë se prindërit e tyre duhen dhe jo të ndjejnë se janë shkaku i fatkeqësisë së tyre.

 

  1. “Mos flini kurrë në krevate të ndara”

Edhe një mit tjetër që duhet rrëzuar, sepse gjumi është i shenjtë për të gjithë njerëzit dhe oraret e ndryshme të çiftit mund të shqetësojnë gjumin e njërit apo të tjetrit. Kur ju flini herët, kurse bashkëshortja do të lexojë me dritën ndezur deri vonë, nuk është keq që njëri nga ju të flejë në divanin e kuzhinës, sepse kështu do të evitoni gjendjen që shkakton mungesa e gjumit. Vetëm mos ngatërroni fjetjen në krevate të veçanta me pakësimin e jetës suaj seksuale. Tjetër gjë kjo dhe tjetër, ajo…

 

  1. “Sinkronizoni pasionet tuaja”

Nëse juve ju pëlqen ta kaloni kohën e lirë në palestër dhe asaj i pëlqen të lexojë, atëherë është mirë që secili të ndjekë pasionet e tij, mjafton që të dyja palët të jenë të kënaqura. Nuk ka nevojë që njëri të sakrifikohet dhe të bëjë atë që i pëlqen tjetrit, sepse presioni të çon në rrugë të tjera, pa krye. E vetmja gjë që duhet të keni parasysh është të gjeni kohë për të kaluar edhe së bashku, në mënyrë që të mos i bëni të gjitha veç e veç. Për këtë edhe jeni martuar, apo jo?

 

  1. «Gjithçka merr fund kur shuhet flaka e pasionit”

Janë të shumtë ata që dridhen nga frika se mos shuhet flaka e pasionit në lidhje, duke menduar gabimisht se kjo do të thotë që lidhjes i erdhi fundi. Megjithatë, askush që ka pasur një lidhje afatgjatë nuk pretendon se kjo flakë do të zgjasë përgjithmonë. Mos u zhgënjeni kur dashuria dhe miqësia të zënë vendin e dashurisë pasionante, sepse atëherë fillon pjesa më e mirë e martesës.

 

  1. “Kur filloni të mërziteni, e keni punën pisk”

Problemi me këtë rregull është kur siguria në një lidhje ngatërrohet me mërzitjen dhe harrojmë pasojat negative të një lidhjeje që bëhet interesante vetëm kur ka grindje dhe ankthe. Panojeni pra, rutinën tuaj “të mërzitshme” dhe gjejeni interesin e “dramës” te pushimet dhe aktivitetet e përbashkëta që bëni.

 

  1. “Për t’i bërë qejfin tjetrit, bëni dashuri edhe kur nuk doni”

Seksi është pjesë e rëndësishme e një lidhjeje të shëndetshme dhe kjo u përket të dyve. Fakti që seksi është një “detyrim” më tepër në listë, vlen zakonisht më shumë për gratë, sidomos për nënat e reja, por kjo nuk do të thotë që ta perceptoni si të tillë. Lëshime dhe kompromise bëhen edhe në këtë pjesë të lidhjes…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Burri nuk do që të ketë fëmijë me mua!

Next Post

Këpucët e humbura

Advertisement