Mund të mos i lëpish si fundin e një qeseje me patatina? Faleminderit
- Mos i kap fort me dorë sikur po shtrydh një limon. E di çfarë fiton kur e kap gjoksin me dorë si një djalë 6 vjeçar që shtyp burinë e një kllouni? Një biletë për në vendin “ïk sa më shpejt nga shtëpia ime”!
- Mos i shtrydh gjinjtë sikur je duke bërë një mamografi, kur nuk e ke bërë këtë praktikë mjekësore. Ok, e ke bërë? Aq më mirë për ty, më jep rezultatet atëherë!
- Mos i rrotullo sikur je duke hapur kapakun e kavanozit të salcës. Ato nuk zhvidhosen. Bile çuditem si si mund ta mendosh një gjë të tillë! Por edhe sikur, pse do t’i zhvidhosësh?!
- Ti mund t’i pickosh thithat ashtu si gjyshja që zë për faqesh të nipin, por meqë askujt nuk i pëlqen kur e kapin prej faqesh, as atyre nuk u pëlqen. Si mund të jetë seksi kjo gjë?
- Mos i lëpi si fundin e qeses me patatina. Lëpirja mund të jetë e mirë (shumë e mirë në fakt), por nëse i lëpin gjithandej sikur po kërkon thërrimet e patatinave të mbetura nuk është më aq mirë, bile të fut frikën.
- Seriozisht, mos i shkund si topa loje. Ato janë të ngjitura dhe unë në fakt jam një njeri. Të lutem, mos i lëviz sikur lëviz mausin.
- Mos u vër emra. Mund të të garantoj me siguri pothuajse të plotë se çfarëdolloj emri t’u vësh, do të jetë kot dhe qesharak. Vetëm nëse i quan Bionse dhe Tejlor, atëherë mund të vazhdosh.
- Mos i tërhiq kurrë fort sikur do t’i shkulësh nga vendi. Filloje me xhentilesë dhe pastaj do ta shohim bashkë deri ku mund të shkojmë. Seriozisht, hiqi duart dhe provo përsëri. Faleminderit.
- Mos u merr vetëm me thithat, sikur pjesa tjetër e gjoksit nuk ka ndjeshmëri. I gjithë gjoksi i ndjen prekjet, ashtu si e gjithë vulva (jo vetëm klitorisi). Prit, nuk e dije këtë? Ok, bëj pak çaj, se duhet të bisedojmë…
- Do të preferoja të mos i kapje fort, sikur po mbahesh tek ato për t’u ngjitur në një shkëmb. Ku po ngjitesh? Në fytyrën time? Ajo këtu është, 20 cm tutje, nuk lëviz. Qetësohu.