Jam një vajzë 21 vjeçe, dua të dij a ka djem për lidhje serioze. Të interesuarit të lënë numër celulari vetëm për qëllime serioze. Faleminderit.
Përshëndetje. Nuk kam besuar kurre se mund te gjesh nje njeri te mirë me telefon, kur është kaq e veshtire ta gjesh ate ne jeten reale. Do doja te njihja nje njeri te mirë, te pamartuar me pare, deri në moshen 53 vjec, ortodoks, te zote e pa vese. Te gjithe besojme se jemi te mire e pa vese, por ja qe nuk eshte keshtu. Do doja nje njeri qe te sjelle qetesi dhe harmoni ne familje. Nese dikush eshte i interesuar, te lere nr. telefoni ne gazete. Ira nga jugu, 46 vjeçe.
Jam një vajzë nga Elbasani 31 vjeçe jam e interesuar për një lidhje serioze. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.
Kërkoj për lidhje miqësore (serioze) martesore një zotëri që është emigrant në Gjermani, e theksoj, emigrant në Gjermani. Pra, ky sms vetëm për emigrantët atje, sepse e shoh Gjermaninë si një vend ku mund të ushtroj profesinin tim. Personi duhet te jetë larg veseve, njeri i mirë, i sinqertë, 40-47 vjeç. Numri im ndodhet në redaksi.
Jam Sofia, 49 vjeçe, me banim në Greqi. Kërkoj të gjej telefonin e një inxhinieri që më mori para 3 javësh në telefon, i cili kish dalë të blinte disa pajisje për televizorët plazma. Për fat të keq e humba numrin e tij mes shumë njerëzve të tjerë që më merrnin pa pushim. Lini numrin tuaj të telefonit.
Pershendetje Intervista. Jam nje zonje nga Tirana, 57 vjeç, kam nevoje per nje shok te jete i perkushtuar per mua. Jam e vuajtur gjithe jeten. Nuk kam qeshur nje here… Dua qe keto qe me kane ngelur te jem e qete e te gezoj. Zoteria te jete i moshes 60 vjec, te jete i mbajtur, i respektuar, i dashur, mbi te gjitha i dhimbsur, se kur t’i tregoj hallet do te perlotet… Po jete keshtu si dua une, le te me ktheje pergjigje ne gazete. Te me lere numer telefoni. Ju mirepres me dashuri dhe respekt. Surpriza jote.
Dua një shok jete, mik të mire pa vese, duhani apo alkoli mosha, 40-49 vjec, me makine, shtëpi, ekonomi, pune, biznes. Nëse je i sinqerte, puntor, me sens familjari, e intelektual me banim në SR, VL, GJ. dergo sms. Pranoj bashkjetes nëse ke keto që thash më lart. Unë jam me arsim të larte. Pretendoj se jam e mirë, e me norma të rregullta.
Jam nga Fieri. Me ka vdekur burri. Jam 54 vjeçe. Dua nje njeri te drejtë dhe te mire nga te gjitha drejtimet dhe te jetë nga Fieri sepse edhe vetë ashtu jam e drejtë dhe e mirë, por ne këte bote nuk ka te mirë. Pres përgjigje në gazetë.
Jam Bjanka me origjinë nga Jugu banoj ne Tiranë. Jam ne marëdhenie pune. Jam e kompletuar me ekonomi te mirë, tip trendi me kulturë qytetare. Kerkoj nje lidhje serjoze me nje zotëri mbi 50 vjeç, te kete karakteristikat qe kam unë, me vese te mira dhe i paraqitshem. Faleminderit. Lini numrin tuaj të telefonit.
Jam Ina nga Durrësi. Jam 36 vjec. Nuk ngjaj per moshen qe kam. Jam e rregullt ne gjitha drejtimet. Dua te njihem me nje emigrant shqiptar te jete Angli, Amerikë, Gjermani, Kanada. Vetëm martese deri në moshen 44 vjec. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.
Jam një zonjë nga DR, 47 vjec që kerkoj nje martesë me një zoteri 50 – 60 vjec që te jetojë jashtë shtetit në Gr, Itali dhe vendet e tjera. Po ju lej nr 06842m0d0. Me respekt Flora.
Kërkoj për lidhje miqësore serioze martesore me një zotëri që është emigrant në Gjermani, e theksoj emigrant. Pra ky sms është vetëm për emigrantet atje, sepse e shoh Gjermanin si një vend ku mund të ushtroj profesionin tim. Personi duhet të jetë larg veseve, njeri i mirë, i sinqertë mosha 40-47 vjeç.
Jam Xhesi jetoj në vetmi, dua të bashkëjetoj me një person besnik, të dashur sepse vetë jam tepër besnike. I plotësoj të gjitha kushtet e një femre ideale. Me respekt 50 vjeçarja. Pres përgjigje në gazetë.
Jam një zonjë nga Durrësi 43 vjeçe me dy djem, kërkoj një person të mirë e të sinqertë, të më qëndrojë afër jo të tallet me mua. Pres të lini numër telefoni në gazetë.
Jam Manushaqja nga Myzeqeja 50 vjeçe, kërkoj një mik besnik, jetoj në vetmi. Kush e gjen veten të aftë besnik, ju pres me dashuri.