Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Test: Sa mirë e njihni trurin tuaj?

 

  1. Truri ynë mund të bëjë dy ose më shumë punë të ndërgjegjshme njëkohësisht.
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

  1. Çfarë mund ta shkaktojë deja vu-në?
  2. Konfuzioni mes ëndrrave dhe realitetit.
  3. Të qenit në një vend të ri që i ngjan vendin që ti mban mend.
  4. Një qark i shkurtër, i gabuar në tru.
  5. Një tronditje e trurit

 

Advertisement

  1. Sa më i madh të jetë truri, aq më të zgjuar jemi.
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

  1. Çfarë i befasoi shkencëtarët kur panë trurin e Ajnshtajnit?
  2. Atij i mungonin disa pjesë kyçe.
  3. Fibrat e qelizave të tij trunore ishin më të gjata se mesatarja.
  4. Truri i tij nuk e kalonte mesataren.
  5. Disa pjesë të trurit të tij dukeshin më të mëdha se normalja.

 

  1. Sa peshon mesatarisht truri ynë?
  2. 700 gramë
  3. 900 gramë
  4. 3 kg
  5. 6 kg

 

  1. Është provuar se meditimi përmirëson vëmendjen dhe aftësinë për marrjen e vendimeve.
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

  1. Nëse jeni mëngjarash, hemisfera e djathtë e trurit tuaj kontrollon muskujt e anës së majtë të trupit.
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

  1. Për çfarë e përdorin kryesisht njerëzit anën e majtë të trurit?
  2. Për të folurin
  3. Për t’u orientuar
  4. Për të njohur fytyrat
  5. Për muzikën

 

  1. Sa më shumë ta përdorni trurin, aq më i shëndetshëm është ai.
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

  1. Cili problem shton gjasat për të pësuar goditje në tru?
  2. Presioni i lartë i gjakut
  3. Ekspozimi ndaj rrezeve ultravjollcë
  4. Stresi emocional
  5. Të gjitha më sipër

 

  1. Si i dërgojnë sinjale njëra-tjetrës qelizat e trurit?
  2. Nëpërmjet vibracioneve të vogla.
  3. Nëpërmjet substancave kimike, të quajtura neurotransmetues.
  4. Nëpërmjet tërheqjes magnetike.

 

  1. Çfarë quajmë “lënda gri’?
  2. Shtresën mbrojtëse që mbështjell trurin.
  3. Qelizat e neuroneve.
  4. Mielinën (shtresë që mbështjell dhe mbron fibrat nervore).

 

  1. Sa energji të trupit përdor truri?
  2. 5%
  3. 10%
  4. 25%
  5. 75%

 

  1. Cilat imazhe regjistrohen më fuqishëm në tru?
  2. Fytyrat e njerëzve
  3. Kafshët e lezetshme
  4. Fjalët

 

  1. Sa qeliza ka gjithsej truri ynë?
  2. 10 milionë
  3. 2 miliardë
  4. 100 miliardë
  5. 300 miliardë

 

  1. Një gjumë i mirë natën e lejon trurin të ruajë kujtimet.
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

  1. Qelizat e trurit në përgjithësi jetojnë më gjatë se qelizat e tjera të trupit:
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

Përgjigjet

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Ndërsa ne mund të bëjmë shumë punë njëherësh, truri ynë nuk funksionon kështu. Ai kalon shumë shpejt nga njëra punë te tjetra. Për shkak të kohës së ndërrimit, bërja e shumë punëve njëherësh nuk është një mënyrë shumë efikase e të punuarit.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Shkencëtarët ende pyesin veten pse njerëzit kanë deja vu (ndjesinë se ke qenë diku, ose ke bërë diçka më parë, edhe kur nuk e ke bërë). Por, studimet e fundit kanë treguar se deja vu-të ndodhin kur njerëzit janë në një vend që ngjan me një tjetër ku ata kanë qenë, ose bëjnë diçka të ngjashme me diçka që e kanë bërë më parë. Për një moment, gabimisht ata mendojnë se kanë qenë, ose e kanë bërë atë gjë në të kaluarën.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Truri i madh nuk do të thotë se kemi mendime të mëdha. Në fakt, truri i njeriut ka qenë më i madh kur ne jetonim ende nëpër shpella, por edhe trupi ynë ishte më i madh. Kur ne evoluam, hapësirat e trurit tonë filluan të përdoreshin për procese më të ndërlikuara, si gjuha, mendimi dhe kujtesa.

  1. Përgjigjja e saktë është d-ja.

Gjatë një studimi të vitit 1999 të trurit të Ajnshtajnit, bazuar në fotot e tij, të bëra pasi ai vdiq, më 1955, u tregua se disa zona të trurit, që lidhen me aftësitë matematikore, ishin 15% më të mëdha se normalja, por madhësia e trurit të tij në përgjithësi ishte pak më e vogël se mesatarja.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Ne mund të jemi krijesa më e zgjuar në botë, por të tjerët kanë tru më të madh. Truri i madh nevojitet pjesërisht për të kontrolluar muskuj më të mëdhenj. Truri i një kashalote (lloj balene) peshon afro 7.7 kg, ndërsa ai i një elefanti, pak më shumë se 4.5 kg. Truri i një bufi peshon afro 2.2 gramë, ndërsa ai i një bretkose, sa një e dhjeta e kësaj shifre.

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Kur studiuesit skanuan trurin e murgjve budistë duke medituar, ata gjetën se pjesët e trurit që i ndihmojnë njerëzit të përqendrohen dhe të marrin vendime u bënë më aktive. Ky aktivitet ishte më i fortë te murgjit e rinj që po mësonin të meditonin, por më i dobët te murgjit që kishin eksperiencë në këtë drejtim. Kjo mund të tregojë se truri i murgjve të vjetër ka mësuar të përqendrohet më lehtë.

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Hemisfera e djathtë e trurit kontrollon lëvizjen e anës së majtë të majtë të trupit, ja pse dëmtimi i njërës anë të trurit ndikon në lëvizjet e anës tjetër të trupit. Kështu, nëse pësoni një goditje në anën e majtë të trurit, mund t’ju paralizohet krahu apo këmba e djathtë.

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Dy hemisferat e trurit duken pothuajse identike, por ato kryejnë punë të ndryshme. Kur ju formuloni fjalë, apo bëni llogaritje matematikore, përdorni kryesisht anën e majtë. Njohja e fytyrave, aftësitë për t’u orientuar dhe muzika, janë të lidhura me anën e djathtë.

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Për ta mbajtur trurin në formë, ju duhet ta ushtroni, të mësoni gjëra të reja, ose të kryeni punë mendore. Kjo përmirëson lidhjet ndërmjet qelizave të trurit. Mbajtja gjallë e kuriozitetit mund t’ju ndihmojë ta keni “trurin top” edhe në pleqëri. Edhe fizkultura duket se na ndihmon të ruajmë aftësitë e trurit.

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Një goditje në tru ndodh kur enët e gjakut në tru çahen, apo bllokohen. Presioni i lartë i gjakut, së bashku me diabetin dhe pirjen e duhanit mund të dëmtojnë enët e gjakut, përfshi këtu edhe ato që çojnë gjakun në tru, duke shtuar rrezikun e goditjes.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Qelizat e trurit, apo neuronet, ndahen me hapësira të vogla, të quajtura sinapse. Kur sinjali arrin në fund të një fibre nervore, ai çliron neurotransmetues që kapërcejnë hapësirën për të vajtur te neuroni tjetër. Të gjitha lëvizjet, mendimet, kujtimet, ndjesitë dhe ndjenjat shkaktohen nga sinjalet që i përcjellin neuronet njëri-tjetrit.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Lënda gri përfshin qelizat e neuroneve në shtresën e hollë të jashtme të trurit. Lënda e bardhë duket e tillë, sepse përmban kryesisht fibra nervore të mbështjella me një shtresë të bardhë, të quajtur mielinë. Kjo e fundit u lejon neuroneve të dërgojnë më shpejt mesazhe, ose impulse.

  1. Përgjigjja e saktë është c-ja.

Truri mund të ketë vetëm 2% të peshës së gjithë trupit, por qelizat e tij përdorin dyfishin e energjisë që përdorin qelizat e tjera të trupit. Ato janë gjithmonë aktive, edhe kur ne flemë gjumë.

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Studimet kanë treguar se truri i njeriut arrin të kuptojë mesazhe të fshehura, ose të nënndërgjegjes, që ne as vetë nuk i dimë. Duket se mbresë më të fortë lënë fytyrat njerëzore që shprehin emocione, si buzëqeshje apo vrenjtje. Fjalët nuk janë po aq të fuqishme për të përcjellë mesazhe të fshehura.

  1. Përgjigjja e saktë është c-ja.

Truri i një njeriu ka mesatarisht 100 miliardë qeliza, secila prej tyre e lidhur me mijëra të tjera nëpërmjet sinapseve. Është ende një mister se si veprojnë këto lidhje se bashku për të krijuar gjithë mrekullitë e trurit tonë.

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Studiuesit mendojnë se gjumi i jep trurit kohë të përpunojë dhe ruajë kujtimet. Duket se ne kemi kujtime për të bërë gjëra të tilla, si t’i biem pjanos, apo t’i japim biçikletës edhe kur flemë gjumë. Njerëzit që nuk flenë sa duhet, kanë probleme me përqendrimin dhe kujtesën.

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Qelizat e trurit janë qelizat më jetëgjata të trupit. Studimet kanë treguar se në disa pjesë të trurit mund të rriten neurone të reja ndërkohë që ne rritemi, por shumica e qelizave të trurit janë të pranishme që nga lindja e deri në vdekje. Lidhja mes tyre ndryshon vazhdimisht gjatë gjithë jetës sonë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Mitro Çela: Nga një njeri që rimartohet në moshën 60-vjeçare me të njëjtën grua, mund të presësh gjithçka

Next Post

Endrrat e shpjeguara...

Advertisement