I bëni vazhdimisht pyetje vetes nëse jeta juaj seksuale është normale, apo jo? Bëni testin tonë për të larguar shqetësimet dhe për ta shijuar më shumë seksin.
- Grave nuk u pëlqejnë qimet në gjoksin e burrave:
- E vërtetë
- Gënjeshtër
- Për gratë ka rëndësi gjatësia e penisit të burrave:
- E vërtetë
- Gënjeshtër
- Cila është gjatësia mesatare e një penisi në ereksion?
- 10-13 cm
- 13-15 cm
- 17-20 cm
- 20-22 cm
- Kënaqësia seksuale e një gruaje varet nga aftësia e partnerit të saj për ta bërë të arrijë orgazmën:
- E vërtetë
- Gënjeshtër
- Shumica e çifteve e shijojnë më pak seksin kur burri ka vënë prezervativ:
- E vërtetë
- Gënjeshtër
- Sa burra ta martuar, të moshës 50-59 vjeçare, janë shprehur se nuk kanë bërë seks gjatë vitit të shkuar?
- 8%
- 15%
- 21%
- 26%
- Sa minuta i duhen mesatarisht një burri për të arritur orgazmën?
- 5 minuta
- 9 minuta
- 18 minuta
- 24 minuta
- Cila nga këto metoda mund të ndihmojë një burrë që ka ejakulim të parakohshëm:
- Ilaçet
- Prezervativët
- Seksi i shpeshtë
- Të gjitha më sipër
- Shumica e burrave kanë ndonjë problem me ereksionin në një moment të jetës së tyre:
- E vërtetë
- Gënjeshtër
- Mungesa e arritjes apo mbajtjes së një ereksioni mund të kërkojë trajtim, kur ndodh…
- …vetëm një herë
- …herë pas here
- …vazhdimisht, për 3 muaj rresht
- Burrat me probleme ereksioni duhet të evitojë pirjen e alkoolit:
- E vërtetë
- Gënjeshtër
- Kur burrat plaken, ata kanë me shumë nevojë për stimulim që të arrijnë orgazmën:
- E vërtetë
- Gënjeshtër
Përgjigjet
- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Sigurisht, çdo grua është e ndryshme dhe shumë meshkuj modelë dhe aktorë e kanë të depiluar gjoksin. Megjithatë, ka gra, të cilave u pëlqejnë qimet e gjoksit të burrave. Gjatë një studimi, gratë thanë se burrat me qime në gjoks janë më seksi.
- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Gjatë një studimi, vetëm 1% e grave thanë se gjatësia e penisit ishte “shumë e rëndësishme”, bile vetëm 20% e quajtën atë “të rëndësishme”. Për më shumë se gjysmën, kjo nuk kishte fare rëndësi. Edhe trashësia nuk kishte rëndësi. Në të njëjtin studim, vetëm një e treta e quajtën atë “të rëndësishëm”.
- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Kjo gjatësi është pothuajse dyfishi i gjatësisë në gjendje të qetë, që është afro 9 cm.
- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Studimet kanë treguar se shumë gra nuk e përmendin orgazmën kur flasin për eksperiencat më të pëlqyeshme. Në vend të saj, ato përmendin dashurinë, pasionin, lumturinë, eksitimin, erotizmin dhe lidhjen me partnerin.
- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Në një sondazh të gjerë, njerëzit që bënin seks me prezervativ thoshin se ai ishte njëlloj si seksi pa prezervativ. Këta të fundit nuk luanin asnjë rol në orgazmë.
- Përgjigjja e saktë është c-ja.
Kjo përqindje rritet në 34% te burrat e martuar në të 60-tat dhe 54%, në të 70-tat.
- Përgjigjja e saktë është a-ja.
Kjo ishte koha mesatare që rezultoi gjatë një studimi me 500 çifte nga SHBA-ja dhe 4 vende të tjera.
- Përgjigjja e saktë është d-ja.
Doktorët nganjëherë u këshillojnë pacientëve të tyre teknikën “pauzë dhe shtrëngim”. Për të bërë këtë, një burrë ndalon penetrimin ose masturbimin në momentin e ejakulimit. Më pas, i shtrëngon majën e penisit të tij. Vënia e prezervativit gjithashtu mund të vonojë ejakulimin dhe disa terapistë seksi këshillojnë bërjen më shpesh të seksit, në mënyrë që trupi i burrit të mësohet me kënaqësinë seksuale.
- Përgjigjja e saktë është a-ja.
Shumë burra kanë probleme me ereksionin në një moment të caktuar të jetës, qofshin këto raste të lehta, apo serioze. Në një studim është zbuluar se ato do t’i ndodhin 52% të burrave herët a vonë, por shumica e rasteve nuk ishin serioze. Problemet e ereksionit janë shpesh të lidhura me moshën. Për shembull, ato janë më të zakonshme në moshën 70 vjeçare, sesa në të 30-tat. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se të gjitha burrat mbi të 70-tat i kanë këto probleme, sidomos ata që nuk kanë tension të lartë gjaku, diabet, ose sëmundje zemre, apo ata që i kontrollojnë mirë emocionet dhe stresin.
- Përgjigjja e saktë është c-ja.
Mungesa të rastësishme ereksioni mund të ndodhin, për shembull, kur jeni shumë të lodhur, ose keni pirë shumë. Por, nëse një burrë ka probleme vazhdimisht për një periudhë 3 mujore, ai duhet të shkojë te doktori.
- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Studimet nuk kanë treguar ndonjë lidhje mes pirjes me masë dhe problemeve të ereksionit. Pirja me shumicë, qoftë kjo për një natë, ose vazhdimisht, mund të ngadalësojë apo dëmtojë ereksionin. Duket se alkooli ka më shumë efekt në ereksionin e burrave më të mëdhenj në moshë. Burrat që marrin ilaçe për problemet e ereksionit duhet të marrin mendim nga doktori për pirjen e alkoolit.
- Përgjigjja e saktë është a-ja.
Arsyet mund të përfshijnë uljen e nivelit të testosteroneve, efekte dytësore nga disa ilaçe dhe problemet shëndetësore. Megjithatë, nuk ka moshë limit për të pasur një seks të kënaqshëm.