Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Djemte kerkojne vajza...
Të reja: Arrat ulin rrezikun e kancerit të prostatës
Djemte kerkojne vajza...

Të reja: Arrat ulin rrezikun e kancerit të prostatës

 

 

Shkencëtarët kanë zbuluar se dietat e pasura me arra, ose vaj arrash, mund të ngadalësojnë rritjen e tumorit te minjtë. Konsumimi i tyre (çdo ditë, nga një dorë arra) pakëson gjithashtu kolesterolin dhe shton ndjeshmërinë ndaj insulinës. Arrat janë një “superushqim” plot substanca të mira për trupin, përfshi këtu edhe acide yndyrore omega-3 dhe na mbrojnë kundër kancerit të gjoksit e sëmundjeve të zemrës. Zbulimet e fundit kanë treguar se ato pakësojnë nivelet e hormonit IGF-1, që nga studimet ka dalë se ka lidhje me kancerin e prostatës dhe të gjoksit…

Advertisement

 

Doktori Pol Dejvis, i Universitetit të Kalifornisë, thotë: “Për vite të tëra ne kemi bërë një “kryqëzatë” kundër yndyrnave dhe mendoj se kemi bërë gabim. Arrat janë shembulli më i mirë në këtë drejtim. Megjithëse ato kanë shumë yndyrna, këto yndyrna nuk shkaktojnë rritjen e kancerit të prostatës. Në fakt, arrat bënë efektin e kundërt te minjtë”.

Afro 35 mijë britanikë diagnostikohen çdo vit me këtë lloj kanceri, 10 mijë prej të cilëve vdesin. Studimi i ri, i publikuar në “Journal of Medicinal Food” (Gazeta e Ushqimit Mjekësor), kishte për qëllim të zbulonte nëse këto aftësi pozitive i kishin vetëm arrat, apo kjo i detyrohej përbërësit të veçantë omega-3, që gjendet edhe në ushqime të tjera. Minjtë u ushqyen për 18 javë me radhë me arra, vaj arrash, ose yndyrë të njëjtë me të. Ndërkohë që dy të parat reduktuan kolesterolin ose ngadalësuan rritjen e kancerit të prostatës, ushqimi i fundit nuk kishte këto efekte.

Doktor Dejvisi thotë: “Ne provuam se ato që ndikojnë nuk janë acidet omega-3 në vetvete, por mund të jetë një kombinim i tyre me substanca të tjera që gjenden tek arrat. Është e qartë se nuk ndikon vetëm një element, por një kombinim gjërash”. Megjithëse në studim nuk u zbulua cili ishte ky kombinim që ul rritjen e kancerit tek arrat, u përjashtuan fibrat, zinku, mangezi dhe seleniumi.

Doktor Dejvisi thotë: “Pakësimi i hormonit IGF-1 duket se ul efektin e kancerit të prostatës në trup, duke e bërë atë të mos rritet shumë. Gjithashtu, reduktimi i kolesterolit tregon se qelizat e kancerit nuk rriten shpejt”. Përveç kësaj, studimi tregoi rritjen e një substance tjetër kimike të quajtur adiponektin, një pakësues tumoresh të njohur si PSP94, si edhe ulje të niveleve të molekulës COX-2, që të gjitha me efekt reduktimin e rrezikut të kancerit të prostatës.

Megjithëse rezultatet te minjtë nuk vlejnë gjithmonë për njerëzit, doktor Dejvisi tha se ato tregojnë përfitimet e përfshirjes së arrave në një mënyrë të shëndetshme të të ushqyerit. Studime të tjera që janë bërë për dietën mesdhetare kanë treguar gjithashtu se ngrënia e arrave reduktonte rrezikun nga kanceri. “Në studimin tonë, minjve iu dha një sasi prej afro 75 gramë arrash në ditë, baraz me 482 kalori. Kjo sasi është e madhe, por më mirë të konsumosh arra, sesa fast food, apo të njëjtën sasi patatesh të skuqura, që ka 610 kalori. Përveç përfitimit nga kanceri, ke edhe atë kundër sëmundjeve kardiovaskulare, që është provuar në studimet e mëparshme me arrat.

Tani erdhën festat dhe arrat bëjnë pjesë në shumë prej gatimeve tona. Kështu pra, jeni të lirë t’i konsumoni ato me masë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Djemte kerkojne vajza...

Next Post

Djemte kerkojne vajza...

Advertisement