Një burrë në shtratin tonë
– Përshëndetje! Kam parë një ëndërr të çuditshme: Sapo u zgjova në mëngjes në shtratin e burrit tim, ai u zgjua e doli nga dhoma. Papritur pashë se një mashkull kishte fjetur me ne dhe po më shikonte të zhveshur. Unë e njihja. Ai ngrit nga krevati dhe ndërsa po shikohesha në pasqyrë, ai u afrua dhe më puthi me ndjenja të forta në faqe. Pastaj u afrua përsëri dhe më puthi në buzë, më dha edhe një bonbone dhe unë e ndjeja si në realitet. Kisha shumë frikë dhe mendoja si mund t’ia bëja burrit tim këtë gjë. Ai nuk më shqitej, ndërsa unë ndihesha fajtore dhe e pasigurt. Edhe në gjumin e dytë përsëri më puthi dhe filloi të qante, saqë ia shihja edhe lotët. Rrinte afër meje dhe qante me zemër, kurse unë nuk mërzitesha fare. Më dukej si diçka reale, aq shumë e kam ndier këtë ëndërr.
– E nderuar zonjë, një ëndërr e tillë ka dy kuptime: Së pari, ju nuk ndiheni e plotësuar në intimitet me burrin tuaj, ndiheni bosh, edhe pse e doni atë. Marrëdhënia juaj intime ka një rënie, gjë e cila ju shqetëson shumë. E dyta, mes teje dhe personit që keni parë në ëndërr ka një lloj tërheqjeje. Ju në mënyrë të pandërgjegjshme keni tërheqje fizike ndaj këtij personi, por nga ana tjetër ndiheni keq para bashkëshortit, sepse ëndërroni skena erotike me këtë person. Ëndrra është shumë e qartë dhe tregon se ju rrezikoni të bini në dashuri me këtë person. Është në dorën tuaj; nëse ju i ushqeni ndjenja vetes për këtë person, mund të rrezikoni marrëdhënien aktuale. Ndryshe, duhet të përpiqeni të përmirësoni marrëdhënien intime me bashkëshortin, duke biseduar rreth problemeve që keni.
Gjyshi dhe djali i bukur
– Babai ka parë në ëndërr sikur në shtëpi erdhi një djalë i gjatë dhe i bukur. Aty ndodhej edhe gjyshi i vdekur, i cili thotë “merre”, ndërsa babai thotë “jo”.
– Ata që nuk jetojnë, sidomos kur bëhet fjalë për gjyshërit apo edhe prindërit, vijnë në ëndërr gjithmonë me mesazhe për ne të gjallët. Edhe në rastin tuaj konkret, së pari ju këshillon që të kujdeseni më shumë për veten, në kuptimin shëndetësor dhe atë shpirtëror. Së dyti, nëse do të keni ndonjë kërkesë për martesë, shikojeni me sy pozitiv, pra, njiheni. Ka shumë mundësi që ai të jetë person i mirë, përderisa gjyshi ju thotë ta merrni!
Qumësht
– Në ëndërr kam parë shumë qumësht, sikur ishte det dhe gjysma e trupit tim ishte brenda në qumësht. Çfarë kuptimi ka?
– Qumështi në vetvete nga ana psikologjike, tregon pastrim shpirtëror të personit që e shikon. Do të merrni disa lajme që do t’ju mërzisin pak, por kjo do t’ju ndihmojë që të reflektoni më shumë me veten tuaj dhe të ndjeni atë pastrim shpirtëror psikologjik që ju thashë më sipër.