Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shpenzoj më pak energji e më faturojnë më shumë. Si të veproj me OSSHEE-në?

– I nderuar zoti avokat, unë që po ju shkruaj jam Visi nga Gramshi. Në muajin shkurt të këtij viti, energjia elektrike vinte dhe ikte me ndërprerje. Nga këto luhatje të energjisë elektrike m’u dogjën të gjitha pajisjet elektroshtëpiake: lavatriçja, televizorët, soba, mikrovala, frigoriferi etj. Atë mbrëmje kemi qëndruar gjithë natën pa drita derisa u gdhi; vetëm në orën 12:00 të drekës të ditës tjetër na u rikthye energjia elektrike. U gëzuam që energjia na u rikthye, por këto pajisje nuk punonin, së bashku me matësin e energjisë elektrike i cili kishte dalë jashtë përdorimit. Po këtë ditë shkova pranë shërbimit ndaj klientit për të kërkuar zëvendësimin e matësit me një matës tjetër. Më thanë që për 10 ditë do ta zëvendësonin. Pas kësaj date unë kam shkuar disa herë pothuajse çdo 10 ditë, duke plotësuar kërkesën për vendosjen e matësit të energjisë elektrike dhe nuk ma kanë zëvendësuar. Vetëm në muajin shtator erdhën dhe më vendosën matës të ri. Gjatë këtyre kohëve unë jam faturuar aforfe, ndërkohë që normalisht, shpenzoj më pak energji sesa më kanë faturuar. Pyetja ime është: A mund të më kthehet pagesa aforfe që kam paguar pasi nuk është faji im që OSSHEE-ja nuk vjen për të zëvendësuar matësin e energjisë elektrike?

Av. Alban Duraj, “Duraj Lavv Firm”, email: info@durajlavv.com, Tel. ++35544532512: – I nderuar zoti visi, ju falënderoj për letrën tuaj drejtuar rubrikës “Ju pyesni, avokati përgjigjet”.  Përsa i përket problemit që ju shtroni, duhet t’ju përgëzoj lidhur me rrugën administrative që keni ndjekur për të kërkuar të drejtën tuaj. Keni vepruar në mënyrë ligjore duke kërkuar të drejtën me shkrim në institucionin që e ka për detyrë ta zëvendësojë matësin e energjisë elektrike dhe përveç këtij detyrimi, ka detyrimin që t’ju dëmshpërblejë lidhur me shkatërrimin e pajisjeve elektroshtëpiake.

– Pasi të ndodhi ky problem, fillimisht duhet të kishit kontaktuar me një avokat, pasi ai e di të gjithë procedurën që duhet ndjekur në raste të tilla. Ai do t’ju udhëzonte për të kërkuar dëmshpërblim në shoqërinë e OSSHEE-së lidhur me pajisjet elektroshtëpiake, pra, duhet ta kërkonit këtë zyrtarisht. Nëse kjo shoqëri nuk do të interesohej në vendngjarje për të vlerësuar dëmin, atëherë ju do të merrnit një ekspert të fushës i cili do të vlerësonte të gjitha dëmet e shkaktuara nga energjia elektrike. Pasi të merrnit aktin e ekspertimit të vlerësuesit të dëmit, ju do t’ia bashkëlidhnit një kërkese tjetër ku të kërkonit dëmshpërblim në bazë të aktit të ekspertimit. Nëse sërish nuk do të merrnit përgjigje, atëherë do ta padisnit OSSHEE-në në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan ku të kërkonit dëmshpërblim për pajisjet dhe shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës së paditur. Gjithashtu, do të kërkonit edhe vendosjen e matësit të energjisë elektrike dhe kthimin e shumës së paguar aforfe. Pra, këto do të ishin në një kërkesë padi.

Advertisement

– Ju, në ankimin tuaj keni kërkuar vetëm vendosjen e matësit dhe kthimin e faturimit aforfe, pra nuk e keni kërkuar dëmshpërblimin lidhur me dëmin që u është bërë pajisjeve të energjisë elektrike. Pra, mund ta ngrini këtë si pretendim në gjykatë, por me faktet që paraqisni ju është e humbur, përsa i përket dëmshpërblimit të pajisjeve. Ndërsa përsa i përket faturimit aforve, kontrata që kanë konsumatorët e energjisë elektrike me OSSHEE-në e përcakton shprehimisht se: “nëse operatori i energjisë elektrike nuk e vendos matësin e energjisë elektrike për 1 (një) muaj, atëherë konsumatori do të paguajë për 1 (një) muaj energjinë elektrike me muajin e fundit. Nëse kalon edhe 1 muaj, atëherë do të faturohet me 0 (zero) lekë”. Pra, ju jeni në të drejtën tuaj për të kërkuar pavlefshmërinë e faturave aforfe të periudhës ku ju keni faturuar si i tillë dhe kthimin e shumës për pagesat e bëra për faturat aforfe. Përfundimisht me këto fakte, mund të them me profesionalizëm se ky është rast i fituar në gjykatë nëse faktet dhe provat janë kështu si i paraqisni ju në letër. Për më shumë informacion dhe nëse jeni i interesuar që zyra jonë t’ju ofrojë përfaqësim profesional në gjykatë, mund të kontaktoni me Studio Ligjore “Duraj”!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Lukas Georgiades:”Uroj, që të bëhemi si Shqipëria !

Next Post

“Arogji-Përkrahja”, zgjeron urat e bashkëpunimit

Advertisement