Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shkenda Dubova: Kaq shumë ju intereson jeta ime private?!

 

 

Këtë herë vjen me një këngë me titull “Maje n’men”, së cilës si gjithmonë në këngët e saj, i bashkangjitet një klip po aq tërheqës. Por, ne nuk e bëmë këtë intervistë për ta pyetur Shkendën thjesht për këngën e klipin, ndaj ju ftojmë që për gjithçka, ta shuani kureshtjen më poshtë… Lexim të këndshëm!

Advertisement

 

Fabjola Kuburi: – Shkenda, ç’të re do të na thuash këtë herë? Besoj se ke plot për të treguar, apo jo?

Shkenda Dubova: – Kam vërtet shumë për të treguar nga ana profesionale. Sapo kam sjellë një klip të ri me titull “Maje n’men” me realizimin total të Zzap&Chris dhe tekst të Mozzikut. Është një klip që ka kushtuar goxha, por që ia vlen sepse gjërat që kushtojnë janë edhe më të mirat, apo jo? (Buzëqesh)

– Çfarë emocionesh ka për ty realizimi i një këngë të re?

– Janë emocione të bukura, por edhe të frikshme njëkohësisht, je gjithë kohës nën tension se si do të dalin gjërat, a do të shkojë gjithçka mirë dhe se mos dalin pengesa. Në fund, kur shikon që gjithçka është okej, mendon të flesh gjumë disa ditë rresht, pa u zgjuar. (Qesh)

– Si i përjeton këto emocione, qofshin komplimente apo kritika?

– Komplimentet, sigurisht janë një vlerësim ndaj punës time dhe tregues që unë ndiqem nga publiku. Ka edhe kritika, nuk ka si të jetë ndryshe. Kritikat janë të shëndosha sepse më shtyjnë të punoj më shumë, më mirë dhe të perfeksionoj ndonjë mangësi.

– Ke frikë nga konsumimi në skenë apo në televizion?

– Jo, aspak, madje mendoj se jam më pak e konsumuara në ekran. Vij kur duhet dhe kur mendoj se kam diçka të bukur për të sjellë.

– Shumë sensuale të kemi parë në këngën e fundit… Është kjo një formë suksesi për një këngëtare?

– Sensualiteti është një formë suksesi, por jo gjithmonë. Unë shijoj çdo sukses të mundshëm të këngëve që lançoj, sepse secila ka vendin dhe arritjet e saj. Edhe kënga me Shemin e grupit “Ilirët” që doli para kësaj ishte e suksesshme dhe shumë e bukur. Ky projekt më ka pëlqyer që para se të publikohej dhe e dija që do ishte i dashur për publikun.

– Çfarë ka në horizontin e Shkendës?

– Ka vullnet, ka punë, ka sukses, ka falënderime, ka mirënjohje, ka gjithçka që kompleton një artist.

– A është kënga një biznes i mirë?

– Tani, gjithçka është kthyer në biznes. Unë jam munduar të ruaj edhe zërin, edhe aftësitë interpretative nga pak, por gjithmonë të vij me gjëra të reja.

– Ka diçka që do ta bëje tani?

– Do të doja shumë të bëja një pushim të gjatë. Jam kaq e zënë me punë dhe kaq e lodhur saqë pushimi do të ishte e vetmja gjë që do të më qetësonte tani.

– Po që nuk do ta bëje dot?

– Të marr famë nga krahët apo puna e dikujt tjetër, edhe pse te ne, kjo është kthyer në trend.

– Çfarë kujton gjithmonë me mall?

– Ah, më keni prek në pikë të dobët! Kam kujtime shumë të bukura kur isha ende fëmijë që kur i kujtoj edhe sot e kësaj dite, më vjen për të qeshur. Kur je fëmijë, je i drejtë, i padjallëzuar, je thjesht fëmijë.

– Cilat do të ishin fjalët e duhura për të përshkruar familjen e Shkendës?

– Nënën e kam biologe, babin akademik të fotografisë dhe filmit, motrën psikologe, vëllai vazhdon studimet për produksion; shkurt, jemi një familje e përkushtuar pas punës dhe studimeve.

– Cila është ajo këngë që kur e dëgjon, të mbushet shpirti me ajër?

– Kënga “Ditëlindja” është kënga që gjithmonë më krijon një ndjesi sa të këndshme, aq edhe emocionuese.

– Sa vjen e perfeksionohesh si në muzikë, ashtu edhe në personalitet dhe fizik. Si i bashkërendon të gjitha këto?

– Hap pas hapi, sepse kur merr hov, bie. (Buzëqesh)

– Si je në marrëdhëniet që krijon me njerëzit rrotull teje? E ke të vështirë të bësh miq?

– Jam e thjeshtë dhe më pëlqen që t’i bëj njerëzit të lumtur. Më pëlqen që të krijoj marrëdhënie ku të flitet pa doreza. Kështu jam në shoqëri, dua të flas hapur dhe të flasin hapur me mua.

– Çfarë e bën ditën ndryshe për Shkenda Dubovën?

– Merrem shumë me qendrën time të dobësimit dhe kam një klientelë shumë të mirë, me të cilët kaloj një pjesë shumë të mirë të kohës. Nuk mërzitem, madje kënaqem kur shikoj rezultate tek ata.

– Çfarë mund ta bëjë tërheqës një njeri?

– Ëmbëlsia dhe butësia.

– Mos më thuaj që vazhdon të jesh singëll!

– Do të të lë pa përgjigje, më vjen keq. Kaq shumë ju intereson jeta ime private?! Jua them herës tjetër. (Buzëqesh)

– Cili është tipari që vlerëson më tepër te dikush dhe cili, vesi që s`e toleron kurrsesi?

– Vlerësoj sinqeritetin, sepse vështirë po gjendet kohëve të fundit te njerëzit dhe nuk e toleroj gënjeshtrën e dyfytyrësinë që po e shohim çdo ditë e më shumë. Është dëshpëruese të shohësh se si ka filluar t’i shndërrojë njerëzit ky fenomen. Mendoj se kjo rrjedh nga lakmia e madhe.

– Këngët e tua kthehen sa hap e mbyll sytë në hite. Çfarë mendon se të bën të suksesshme?

– Ka shumë vite që këndoj dhe tanimë e di se çfarë pret publiku nga unë, ia di shijen. Normalisht, asnjëherë nuk iki nga stili im dhe çdo këngë dua të ketë vulën time.

– Ç’do të thotë për ty të jesh e bukur?

– Të kesh shumë vetëbesim dhe inteligjencë sepse të bukura ka shumë, por nuk i kanë këto cilësi.

– Po ty, të pëlqen më shumë kur të etiketojnë si një këngëtare të bukur dhe seksi apo si një këngëtare të mirë?

– Mundësisht, të dyja së bashku sepse po të mos i pëlqenin publikut këngët e mia, ata s’do të vinin në koncerte të mia. Tanimë publiku e di saktë se çfarë do, ndaj përzgjedh.

– Ekstravaganca është që nga fillimet, pjesë e imazhit tënd. Për të qenë sa më origjinale?

– Po, por gjithmonë me një limit e pa e tepruar sepse nuk dua të bëj gjëra koti e të kopjuara vetëm që të jem sa më shumë në media dhe në sy të popullit.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Endri Prifti: Pazaret e Këngës Magjike “më jep kaq, të të jap aq”

Next Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Advertisement