Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pse disa njerëz “nuk kanë moshë”?

E njihni atë fqinjën tuaj bukuroshe? Ajo që vë një shkëlqyes buzësh, del jashtë dhe duket si një 20-vjeçare? Shkencëtarët kanë zbuluar se cili është sekreti i saj (dhe nuk janë vetëm operacionet plastike)…

 

Studiues të Shkollës Mjekësore të Harvardit bashkëpunuan me shoqërinë e analizës së ADN-së për të zbuluar pse disa njerëz duket sikur nuk plaken kurrë. Ata studiuan të dhënat gjenetike nga 350 gra të mosha dhe grupeve të ndryshme etnike. Pastaj ata izoluan njerëzit me “plakje të jashtëzakonshme të lëkurës”, ata që në pamje të parë dukeshin më të rinj sesa ishin, por që nuk kishin përdorur kirurgji kozmetike. Megjithëse ata planifikuan të studionin shumë grupe etnike, së pari u përqendruan te gratë kaukaziane (të bardha) dhe afro-amerikane.

Advertisement

Ata zbuluan se gjenet luanin një rol të rëndësishëm në faktin që dukesh i ri. Janë me mijëra gjene në ADN-në e gjithsecilit që përqendrohen tek energjia e qelizave, formimi i lëkurës dhe prodhimi i antioksidantëve, por te njerëzit “pa moshë”, ato veprojnë ndryshe dhe për një kohë më të gjatë. Studimi zbuloi edhe diçka tjetër: te gratë me origjinë afrikane lëkura plakej 10 vjet më vonë sesa te gratë kaukaziane. Studimi është sponsorizuar nga firma Olay dhe është më i gjati që një firmë kozmetike ka bërë deri më sot. Kjo firmë ka për qëllim ta përdorë këtë studim për të prodhuar produkte të reja kundër plakjes, që ndihmojnë në “aktivizimin” e këtyre gjeneve te njerëzit që nuk e kanë këtë përparësi. Zbulimet do të prezantohen në Kongresin Botëror të Dermatologjisë, në Vankuver.

 

Kur moti ndryshon rrjedhën e historisë

Në historinë njerëzore, moti e ka ndryshuar shumë herë zhvillimin e ngjarjeve. Ndër to përmendim hedhjen e bombës atomike në Hiroshimë, vendimet e Napoleonit, etj. Në këto raste, nëna natyrë tregoi se e kishte ajo fjalën e fundit…

 

  1. Pushtimi i Rusisë nga Gjermania naziste, më 1941

Hitleri nuk e kishte imagjinuar kurrë se dimri rus do të përmbyste planet e tij për Rusinë. Në shtator 1941, ushtria naziste, plot siguri për fuqitë e veta të pathyeshme, sulmoi Rusinë, duke menduar se do të kishte një fitore të shpejtë dhe të sigurt, por ajo nuk i kishte bërë llogaritë me dimrin e rëndë rus dhe kështu, humbi 734 mijë ushtarë brenda pesë muajve të parë. Humbja e tyre përcaktoi në fund edhe fatin e Luftës së Dytë Botërore.

  1. Bomba atomike në Hiroshimë

Më 6 gusht 1945, qyteti i Hiroshimës u shkatërrua pothuajse plotësisht nga bomba atomike që hodhi aeroplani bombardues amerikan, B-29, Enola Gay. Ajo që vulosi përgjithmonë fatin e qytetit ishte koha e mirë që lehtësoi hedhjen me saktësi të bombës. Fotoja e mëposhtme u mor pak minuta pas shpërthimit të bombës atomike “Little Boy” mbi qytet, në mëngjesin e ditës fatale.

  1. Boma atomike në Nagasaki

Pas bombardimit të Hiroshimës, ishte programuar edhe një tjetër në qytetin Kokoura të Japonisë, më 8 gusht 1945, por qielli i mbuluar anuloi planet e amerikanëve. Kështu, u vendos që, qyteti i dytë që do të bombardohej të ishte Nagasaki, më 9 gusht 1945.

  1. Mbytja e Titanikut

Më 14 prill 1912, u mbyt anija Titanik, duke shkaktuar vdekjen e 1500 njerëzve. Megjithëse në këtë tragjedi luajtën rol shumë faktorë, si shpejtësia e madhe, ndryshimi i kursit dhe fakti që u injoruan paralajmërimet për akuj, mendohet që moti luajti rolin kyç. Në gazetën “Vveather” (Moti), shkencëtarët shkruan: “Moti, akujt dhe stina e udhëtimit kontribuan në këtë ndodhi fatale”.

  1. Kublai Khan dhe kamikazi

Nipi i të famshmit Xhenghis Khan, Kublai Khan ndërmorri dy sulme kundër Japonisë, në vitin 1274 dhe 1281, por që të dyja dështuan. Megjithëse tentativa e parë dështoi për shkak të kushteve atmosferike dhe gabimeve në zgjedhjen e anijeve luftarake, edhe e dyta dështoi për shkak të një ere, që japonezët e quajnë “kamikazi”.

  1. Shkatërrimi i Hindebergut

Krenaria gjermane Hindeberg, u përfshi nga flakët ndërkohë që po përpiqej të ulej në Lakehurst, Nju Xhërsi, SHBA, më 6 maj 1937, duke shkaktuar vdekjen e 36 njerëzve. Megjithëse për shumë kohë është menduar se katastrofa ndodhi për shkaqe teknike, më vonë u vërtetua se zjarri shpërtheu për shkak të elektricitetit atmosferik afër hidrogjenit që ishte grumbulluar në anën e pasme të mjetit fluturues.

  1. Humbja e flotës spanjolle më 1588-ën

Thuhet se kushtet e motit përbënë shkakun kryesor të humbjes së flotës spanjolle më 1588-ën. Kur Filipi II i Spanjës nisi flotën e tij për të pushtuar Anglinë dhe për të rrëzuar nga froni mbretëreshën Elisabetë I, një stuhi në Atlantik shkatërroi planet e tij, duke e lënë ushtrinë spanjolle të uritur dhe me shumë të plagosur, ndërkohë që 26 anije u shkatërruan. Flota u detyrua të kthehej e mundur në Spanjë.

  1. Beteja e Vaterlosë, më 1815

Beteja e Vaterlosë, humbja përfundimtare e Napoleonit, u detyrohet në një masë të madhe edhe kushteve atmosferike. Një shi i furishëm natën para betejës e bëri terrenin me baltë dhe të rrëshqitshëm. Taktika e Napoleonit që të përdorte topat dështoi keqas. Në vazhdim, duka i Uellingtonit ndihmoi ushtrinë prusiane dhe perandori francez u mund dhe u syrgjynos.

  1. Fundi i perandorisë së Napoleonit

Ajo që përjetoi Hitleri në shekullin e 20-të në tokën ruse, e kishte përjetuar më 1812 Napoleoni. Ushtria e fortë franceze ishte përgjysmuar kur temperaturat ranë nën 40 gradë celsius, ndërkohë që ushtarët vuanin nga uria dhe të ftohtit. Denis Davidov, ushtar rus dhe poet, shkroi një artikull me titullin “Ishin ngricat ato që e përgjysmuan ushtrinë francezë më 1812-ën?”. Kjo humbje shënoi ngritjen e Rusisë si fuqi absolute në Evropë si edhe fillimin e fundit të epokës napoleoniane.

  1. Shkatërrimi i avionëve në Tenerife, 1977

Mbase ky është shkatërrimi më i madh i këtij lloji në historinë e njerëzimit. Dy avionë Boeing 747 që gjendeshin në tokë, fluturimi 4805 i shoqërisë KLM (hollandeze) dhe 1736 i Pan Am (amerikane), u përplasën ndërmjet tyre për shkak të mjegullës së madhe. Shikueshmëria e dobët dhe sinjalet që nuk u interpretuan siç duhet shkaktuan këtë tragjedi të paparë. Pas këtij incidenti, u forcua më shumë komunikimi mes kontrollorëve ajrorë dhe pilotëve dhe trajnimi i plotë i stafit të avionit u bë një praktikë e detyrueshme

  1. Revolucioni francez

Revolucioni francez mendohet se shpërtheu, ndër të tjera, edhe për shkak të ndryshimeve klimaterike që ndodhën në atë epokë. Së pari, një Epokë e Shkurtër Akullnajash ndikoi në të korra, së dyti, shpërthimi i vullkanit Laki në Islandë, në periudhën qershor 1783-shkurt 1984 shkaktoi ndryshime të mëdha në temperatura dhe në fund, fenomeni El Nino në vitet 1788-1794 luajtën një rol të rëndësishëm në zhvillimin e ngjarjeve.

  1. Beteja e Long Ajlandit, më 1776

Megjithëse në fund Xhorxh Uashingtoni e humbi betejën, arriti ta vazhdonte atë edhe një ditë më shumë, për shkak të kushteve atmosferike. Ndërkohë që trupat angleze pothuajse kishin hyrë në Nju Jork, më 1776, Uashingtoni përdori mjegullën e dendur në favorin e tij dhe arriti të shpëtonte.

  1. Gjuetia e shtrigave të Salemit

Një nga momentet tragjike të historisë lidhet drejtpërdrejt me motin. Gjatë një periudhe të ftohti të madh, të quajtur Epokë e Shkurtër Akullnajash, njerëzit akuzuan disa gra që bënin magji dhe i konsideruan fajtore për prishjen e të korrave dhe fatkeqësive të tjera që kishin pushtuar vendin.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Shfaqen “vrima resh” në Australi

Next Post

Kekë tigani me banane

Advertisement