Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Përkujtimore…

Një jetë e këputur në mes nga Margarita e Alban Arapi

Për motren e bijen e dashur Liljana. E përbuz jeta ime. Askush s’e do, s’i afrohet. Dhe ajo është si ajo qenie prehistorike që u kall datën. Lapsi i perëndisë ra mbi mua e më tërhoqi zvarrë pas si një tërkuzë e gjatë. Mbeta krejt e befasuar në një humnerë të thellë, bashkë me mëkatet e mia, me mendimet e mia të ngatërruara me turbullime, aty në humnerë. Ku as syri i Zotit nuk më arrin dot. As unë, as ajo se njohëm kurrë gëzimin, por vetëm lotin, brengën, dëshpërimin e pasosur. Vetëm dhimbje provove e mbajte mbi supe për shumë kohë bija ime, vetëm dhimbje more me vete Liljana jonë në udhën tënde pa kthim, pa shtigje! Shpirti im i ndjeshëm si një zemër fëmije është kaq i madh sa të hysh në një udhë aq të gjatë pa fund, pa krye. Një zë paksa i harruar, si ulërima ujqërish, i plogësht, i lagësht. Më duket sikur do e shqyejnë e gjurmët do ti fshijnë duke pritur me shpoti të të lëpijnë kockat! Po nëse e doni jetën e saj, mos e merrni edhe pse Zoti im e bëri dhuratën! Ku duhet të shkoj tanimë?! Më duket vetja si një gjë pa vlerë. Kam mbetur e vdekur, në qiellin e zbrazët të botës time të heshtur dhe ti sillesh rreth meje si një statujë e ftohtë, që nuk më thua asgjë, asgjë… Por si mundet vallë?! Jeta jote e shkurtër, si ajo vesa e mëngjesit mbeti mes shpirtit tënd të trazuar, Liljana ime, mes zemrës time që rënkon aq përvajshëm. Drejt shkatërrimit të verbuar, si një djall i bardhë ece, si një krijesë e pafajshme! Krijesë ishe bija ime e shtrenjtë që linde mes vuajtjesh, dhimbjesh duke qarë më parë e përgjakur, e lënduar, e copëtuar për së gjalli! Krijesë Liljana ime, krijesë e njerëzishme që dikush pranë i kaloi, dhe sikur të mos ekzistojë sytë i rrudhi me aq bezdi, mos përfillje! Jeta jote! Lindje dhe vdekje! Si një lindje pa lindje, si një vdekje pa vdekje! Mendim i kotë për sytë pafuqishëm e zemër që rreh. Mbrëmjeve dëgjoj e heshtur psherëtimat e shpirtit tim të përvuajtur, thellë në atë dhembshurist. Kaluan që të gjithë para teje e nuk të njohën, nuk të preken, stë afruan. Kjo gjë më sëmboi në shpirt. Dhe porta e zemrës sime përplaset e shkallmohet nga dhimbje të largëta, të lara në gjak, të mbytura në helm e shi! Sepse të gjykuan me pavetëdije! Po a gjykohet shpirti?! Në vesh më kumbojnë zhurma të një bote tjetër, që më ndjell përvuajtshëm mallin e hijes tënde, të fytyrës tënde, të kujtimit të shtrenjtë, Liljana ime! Po jeta kalon e unë jam këtu mes guvës të errët të vetvetes, në mes të këtij udhëkryqi të pafund, misteresh, labirintesh e ingranazhesh që nuk i kuptoj! Ska ndryshim mes kësaj jete plot vuajtje e dëshpërim, vonesë e gabime, ngjitje dhe ulje. Nuk ka kthim mbrapa, nuk ka ecje përpara! Eh sikur të kisha fuqi ta ktheja kohën pas, të ndalja të keqen e madhe, të mbysja detin e trishtimit, mjekoja atë plagë të hapur! Bërtas e thërras, askush si dëgjon lutjet e mia. Nuk dua ti bëhem shoqe dhimbjes edhe pse ajo tashmë ka pushtuar shpirtin, mendjen, zemrën. Një klithmë të çjerrët del pas çdo ankthi, pas asaj nate tmerri, pas çdo amëshimi që më solli vuajtja më e rëndë e jetës time. Dhe shpirti im ska më qetësi, gëzimi do i mungojë. Gëzimi erdhi papritur për tu larguar po aq pa kujtuar. Si një njollë e zezë që s’është fshirë akoma nuk është tretur dashuria jote bijë! Shpirti i marrosur të rrëmben, dhe si një ëndërr bashkë me ty u shkri ngadalë. Tani të shqyer kufomën tënde mbi shpinë e mbajnë ëngjëjt e tu të vegjël, të lodhur, të përbaltur, qajnë me lot shiu-gjak. Ëngjëjt e tu kufomën tënde të arratisur, të munguar, sytë e tu të venitur në ekstazë, shpirtin tënd ku në thellësi të tij përpëlitej mes misterit, pasthirrmat e dhimbëshme, ëndrrat e tua rinore mundimshëm në mërgim do të çojnë përjetë ata ëngjëj. Dhe, emrin tënd era Liljana më sjell me fërshëllimë dhe zemrën e ngrirë nga vdekja do ma shkrijë! Kitarat më kumbojnë në vesh duke pritur çastin e shkëputjes prej teje me ankth. Nuk e di në do humbasësh në boshllëk për të mos u kthyer më. Madje, as në ëndërr. Qënien tënde tani nuk e ndjej brenda meje, gjurmët e djeshme i nuhas në shpirt, si aromë jetëdhënëse. Por ëngjëjt si hije prej derës të rrëshqasin e të nisin andej… Ku askush nuk është kthyer më. Nuk dinë asgjë të marrët, por si fantazma të frikshme të frikësojnë! Do të ikësh? Larg kësaj kotësie e brenge. E vetmuar do mundohesh të zbutësh shpirtin tënd bija ime të pamësuar në errësirën që do të thërrmohet. Për çdo ditë ëndrra jote po më venitet e po vdes si grimca rëre ku shkel. E pakthyeshmja kohë po vjedh me ngulm, dhe ti diku e harruar do të mbesësh e lodhur, e zymtë, e lënduar. Kush do të qajë tani për jetën tënde. Kush qan?! As ai që deri dje më dha kaq dhimbje, ai që të përbuzi, mashtroi, shkatërroi. Po pra ai melankoliku, fodulli, mëkatari, ose horrori më mirë të them që “Lapsi i Perëndisë” se preku kurrë në mos – ndërgjegje? Ai që më solli veç dhimbje, më hapi atë plagë të madhe! Është e kotë ti frysh zjarrit që është shuar. Hiri i tij është tharë, por jo lotët e mi Liljana ime! Koha kaloi e zbuloi të vërtetat e shpirtit tënd. Trille e trishtime kanë përqafuar dhimbjen e jetës time, të shpirtit tim, të zemrës time bijë! Lumturia që më fale ti nuk qe një privilegj. Ajo mbarti mbi supe zhgënjimin, dhe ja, tani unë nuk mundem ta duroj këtë dhimbje therëse! Nuk mundem asnjëherë Liljana ime! Oh, si munden ëngjëjt e tu të vegjël, si munden që me krahë të rrëmbejnë e në një mërgim të të çojnë? Ku e çojnë shpirtin tënd të pafaj e të bindur? Si munden bija ime brenga ime, dhimbja ime? Ata diçka më fshehën. Mos ndoshta vallë diku në ferr ligjshëm për ty dashuria ime ekziston parajsë? Pyes Zotin e madh. Me rastin e 46 vjetorit të lindjes.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

"Bidaai" Sadna shpëton Vasundrën, por mbetet vetë mes flakëve

Next Post

Djemte kerkojne Vajza...

Advertisement