– Ju lutem, më thoni ndonjë metodë me ushqime për të ulur të fryrat e syve në mëngjes. Përse më ndodh kjo gjë? Çdo mëngjes zgjohem me sy të fryrë… Pres një përgjigje.
– Fryrja e syve në mëngjes ose rrathët poshtë tyre mund të vijnë nga shumë shkaqe. E para është gjenetike, e dyta ka lidhje me ndonjë problem të brendshëm shëndetësor, nga ushqimet shumë të kriposura apo ngrënia e turshive dhe fjetja keq, apo jastëku shumë i ulur. Pra, ka shumë shkaqe që çojnë në një gjendje të tillë, por përgjithësisht, fryrja e syve pasi zgjohesh nga gjumi ndodh më shumë nga përdorimi i kripës së tepërt. Doktorët rekomandojnë uljen e dozës së kripës. Në lidhje me pyetjen që bëni, do t’ju rekomandonim, gjithmonë me këshillen e mjekut, që të ulni sasinë e kripës dhe të përdorni sa më shumë në ushqimet tuaja rigon, majdanoz ose hudhër. Këto të fundit ndihmojnë në shmangien e fryrjes së syve në mëngjes.