Përbërësit për 6 vetë:

– 500 gramë maskarpone

– 6 të verdha vezësh

– 6 të bardha vezësh

– 4 lugë supe sheqer

– 1 paketë biskotash me gjalpë

 

Përgatitja

Grijini biskotat në mikser, por lini 2-3 mënjanë për zbukurim. Përzieni maskarponen me sheqerin, të verdhat e vezëve dhe biskotat. Rrihni të bardhat e vezëve marengë, pastaj përziejini me delikatesë me pjesën tjetër duke u përpjekur të mos ulet vëllimi i tyre. Hidhini në gota të vogla individuale. Lërini katër orë në frigorifer dhe janë gati. Para se t’i servirni, thërrmoni me dorë biskotat e mbetura sipër tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here