Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Njoftime nga Shqipëria...
Kam humbur burrin në aksident. Përfitoj dëmshpërblim financiar?
A përfitoj të ardhura nga ligjet italiane?

Kam humbur burrin në aksident. Përfitoj dëmshpërblim financiar?

 

– Zoti avokat, unë që po ju shkruaj jam Lindita nga Tirana. Ka rreth 1 vit që më ka vdekur bashkëshorti në aksident automobilistik. Ai ishte këmbësor duke kaluar vizat e bardha në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë, kur një makinë me shpejtësi pa respektuar semaforin e ka goditur. Shoferi i cili shkaktoi vdekjen e bashkëshortit tim është dënuar nga gjykata me 3 vite heqje lire, ndonëse ne u treguam dashamirës dhe e falëm. Kam dëgjuar se në këto raste personat që humbasin jetën nga aksidentet mund të përfitojnë financiarisht. A mund të më jepni informacion rreth këtij rasti dhe a merret zyra që ju përfaqësoni me këto raste?

Av. Alban Duraj, “Duraj Law Firm”, email: info@durajlaw.com, Tel. ++35544532512: –  E nderuar zonja Lindita, ju ngushëlloj për humbjen e bashkëshortit tuaj nga aksidenti automobilistik. Më e rëndë është kur këto aksidente u marrin jetën këmbësorëve të cilët respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, ecin në viza të bardha dhe respektojnë semaforët. Ju duhet të gjeni forcë dhe ta përballoni këtë dhimbje; jeta është e gjatë dhe aksidenti mund t’i ndodhë kujtdo që është kalimtar në rrugë ose që është duke ecur me makinë. Prandaj, të gjithë përdoruesit e rrugës duhet të jenë të kujdesshëm kur janë duke ecur të.

Advertisement

– Megjithatë, kthehemi te problemi juaj. Përsa u përket aksidenteve, ekziston kuadër i plotë ligjor për dëmshpërblimet nga aksidentet e automobilistike. Juve, si trashëgimtare e vetme ose së bashku me fëmijët nëse keni, ju lind e drejta për të kërkuar dëmshpërblim pranë Byrosë Shqiptare së Sigurimeve brenda 2 viteve nga momenti që ka ndodhur aksidenti. Nëse nga ky institucion nuk do të merrni përgjigje brenda afatit 30 ditor, atëherë ju lind e drejta t’i drejtoheni gjykatës me kërkesë-padi për të kërkuar dëmshpërblim nga ky aksident. Dëmi do të kërkohet për humbjet apo dëmtimet e pësuara, që sipas rastit, përbëhen nga dëm pasuror, dëm me pasojë vdekjen, dëm jopasuror, dëm biologjik, dëm moral, dëm ekzistencial. Në procesin gjyqësor gjykata do të vendosë ekspertë të pavarur të cilët do të përcaktojnë vlerën e dëmit. Pasi gjykata shpall vendimin, nëse ju nuk jeni e kënaqur me vlerën e dëmshpërblimit, ju lind e drejta brenda 15 ditëve të bëni ankim kundër këtij vendimi. E njëjta e drejtë i jepet edhe Byrosë Shqiptare të Sigurimeve. Pas përfundimit të çështjes në Gjykatën e Apelit, ju mund t’i drejtoheni zyrës së përmbarimit e cila do të bëjë ekzekutimin e vlerës që do të ketë dhënë Gjykata e Apelit. Përgjithësisht, këto janë raste të cilat kurorëzohen me sukses dhe dëmshpërblimet janë në vlera të konsiderueshme të cilat i përfitojnë trashëgimtarët e të aksidentuarve. Përsa i përket ekzekutimit të vendimit, më atë merret zyra e përmbarimit, por në këto raste, çdo vit, Byroja Shqiptare e Sigurimeve planifikon buxhetin për këto dëmshpërblime. Studio Ligjore “Duraj” është e specializuar për këto raste dhe ju jeni e mirëpritur të kontaktoni me zyrën tonë, për t’ju dhënë informacion më të detajuar dhe për të ofruar shërbimin profesional për këtë rast.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Njoftime nga Shqipëria...

Next Post

A përfitoj të ardhura nga ligjet italiane?

Advertisement