Varëse e këputur
– Kam parë në ëndërr dy varëse floriri. Njëra nga vareset ishte më e trashë, tjetra më e hollë dhe kjo e fundit, që e kisha në qafë, u këput. Pres një shpjegim. Me respekt, Besa. Faleminderit.
– Varësja e floririt në ëndërr ka lidhje më shumë me marrëdhëniet tuaja sentimentale. Varësja e këputur, tregon vështirësi në marrëdhënien tuaj, diçka do t’ju thyhet në shpirt, do të pësoni humbje besimi ose shpresash. Megjithatë, me kalimin e kohës do të dini se si ta kapërceni këtë situatë. Ju uroj fat!
Në kafe me ish-in
– Përshëndetje! Pashë në ëndërr njeriun që e dua dhe me të cilin nuk flas prej një muaji. Ishim në një kafe, unë, ai dhe shoku i tij. Unë nuk i fola dhe ai më tha: “Po mendoj me të fol”. Pastaj filluam të flisnim dhe të qeshnim të tre. A ka ndonjë mesazh kjo ëndërr?
– Sigurisht që ka. Së pari, tregon që ju e mendoni shumë këtë djalë, sepse shkëputja juaj është e freskët. E dyta, do të flisni sërish, do të përballeni me të dhe do të jetë në dorën tuaj nëse do të shkëputeni përgjithnjë apo do të vazhdoni sërish. Pra, do të ketë një bisedë mes jush. Mund të jeni ju që do ta kërkoni, ose do të takoheni nëpërmjet shoqërisë. Diçka është lënë pezull, ndaj duhet ta sqaroni sa më shpejt të jetë e mundur.