Festivalet muzikore shqiptare jane nje faktor i rendesishem ne prurjet e reja ne fushen e muzikes, sidomos kur lindin ne djepe kulture si Shkodra. “Shkodra Fest” vjen ne edicionin e saj te dyte, nen produksionin e Eli Senajt, i cili do te na tregoje pak me shume rreth ketij eventi.
-Eli, ti je producenti i “Shkodra Fest 2” nderkohe ke qene edhe tek edicioni i pare, si lindi idea per te bere kete lloj formati?
Eli Senaj:- Pershendetje faleminderit per intervisten, eshte kenaqesi. Po, une jam producenti i Shkodra Fest , kam marr edhe patenten per Festivalin tashme. Ne fakt ky projekt ka ekzistuar ne mendjen time prej kohesh vetem po prisja kohen e duhur per ta vene ne funksion. Idea ishte qe edhe qyteti me kulturor Shqiptare Shkodra,te kete nje festival muzikor mbarekombetar talentesh edhe fale zotit ia arrita qellimit. Kur fillova edicionin e pare mora mbeshtetje nga shum njerez te pushtetit vendor edhe e mirepriten nje ide te tille, duke e ditur qe eshte dicka madhore.
– Tashme ky festival eshte ne fazen perfundimtare te tij, çfare ka sjelle ne art?
– “Shkodra Fest 2” ne fakt sapo ka permbyllur fazen e pare te tij ku moren pjese plot 80 Artiste nga cdo treve shqipfolese.
Tani kemi edhe dy gjysmefinale edhe finalen e madhe qe do e mbajme me 3 mars ne skenen edhe ambjentin madheshtor te Moscow Club Tirana . Shkodra Fest eshte festival qe promovon shum mire artistet edhe normalisht ka bere shume shume tek show bizi roze , duke sjell nje zhvillim te shume eventeve te ndyshme ne Shkoder por edhe duke promovuar edhe ndimuar shum kengetare.
– Si eshte bere perzgjedhja e kengetareve dhe si eshte bere vleresimi per fazat gjysme finale dhe finale?
– Perzgjedhja per gjysmefinalistet ka qene 50% nga votat e publikut 40% nga juria e fshehte e festivalit edhe 10% nga votat qe jane votuar ne internet , tek finalistet akoma s’kemi shkuar.
– Eli, ti je pjese e botes se muzikes prej kohesh, çfare ke marre nga ky festival ti dhe çfare I ke dhene ti atij?
– Po, une kendoj prej shume vitesh edhe ne fakt vete Shkodra Fest me ka bere qe te bej nje pauze sepse s’kam pasur kohe te vazhdoj me kenget e mija personale. Une I kam dhene ketij festivali te gjithe ate qe publiku e ka pare per dy vite me rradhe, kam shfrytezuar boten time edhe energjite e mija edhe po mundohemi te ngrejme. Une kam marr shum gjera ku mendoj do vlejne per te ardhmen, mjafton edhe njohja me shum artist edhe karaktere te ndyshme edhe shume talente qe ne fakt deri tani kane qene ne drithije te publikut.
– Kush ndihmoi ne realizimin e ketij spektakli?
– Me kane ndihmuar shume njerez qe dua ti falenderoj pa fund te gjithe. Por ndihma e madhe eshte edhe nga media partnere qe kam ne Shkoder edhe ben realizmin e eventit , televizioni Rozafa, por dua te falenderoj ne Kosove edhe televizionin Opinion per transmetimin edhe Televizionin Kombetar.
– A do kete “Shkodra Fest” te tjere?
– Shkodra Fest po behet tradite dhe ky eshte akoma vetem fillimi,do kete shume me teper … Ju faleminderit per intervisten.